Kapitujt

Danieli: 1. Djelmoshat e Judės nė oborrin e Nabukodonozorit

1

1 Nė tė tretin vit tė mbretėrimit tė Joakimit, mbretit tė Judės, erdhi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė, nė Jerusalem dhe e rrethoi. 2 Zoti ia la nė dorė Joakimin, mbretin e Judės, dhe njė pjesė tė enėve tė Shtėpisė sė Hyjit. Ky i mbarti ato nė tokėn Senaar, nė tempullin e hyjnive tė veta dhe i vendosi nė thesaret e shtėpisė sė hyjnive tė veta.

3 Mbreti e urdhėroi Asfanazin, kryetarin e oborrtarėve tė vet, qė t’i sjellė prej bijve tė Izraelit, nga dera mbretėrore e bujarė 4 disa djelmosha pa tė meta, tė hijshėm pėr kah pashia e tė pajisur me tė gjitha dijet, tė mėsuar mirė e tė edukuar mirė: tė tillė qė tė mund tė qėndrojnė nė pallatin e mbretit me qėllim qė tė mėsonin shkrimin dhe gjuhėn e kaldenjve.

5 Mbreti u caktoi sasinė ushqimore pėr ēdo ditė nga ushqimet e vera qė pinte vetė. Do tė edukoheshin pėr tre vjet e pastaj do tė kishin pėr tė dalė para mbretit. 6 Ndėr ta nga bijtė e Judės ishin: Danieli, Anania, Mizaeli dhe Azaria. 7 Kryetari i oborrtarėve ua ngjiti emrat: Danielit Baltazar, Ananisė Sedrak, Mizaelit Mizak dhe Azarisė Abdenago.

Besnikėria e Danielit ndaj Ligjit

8 Por Danieli vendosi nė zemrėn e vet tė mos pėrdhoset me ushqime nga tryeza e mbretit as me verė tė pijeve tė tij dhe me lutje iu drejtua kryetarit tė oborrtarėve qė tė mos ndotej. 9 Zoti bėri qė Danieli tė gjente hir e mėshirė nė sytė e kryetarit tė oborrtarėve 10 dhe atėherė kryetari i oborrtarėve i tha Danielit: “E kam frikė zotėrinė tim, mbretin, i cili iu caktoi ushqimin dhe pijen e nė qoftė se e heton se jeni mė tė thatė nė fytyrė se djelmoshat e tjerė tė moshės suaj, atėherė ju do tė jeni shkaku i dėnimit tim para mbretit.” 11 Por Danieli i tha rojtarit qė kryetari i oborrtarėve ua kishte caktuar Danielit, Ananisė, Mizaelit e Azarisė: 12 ”Na vėr nė provė, po tė lutem, ne shėrbėtorėt e tu, pėr dhjetė ditė e na jepni pėr ushqim barishte e pėr pije ujė, 13 atėherė shiko fytyrat tona e fytyrat e djelmoshave qė ushqehen me ushqime tė mbretit dhe bėj me shėrbėtorėt e tu sipas asaj qė tė kesh parė.”

14 Ai e pranoi kėtė kėrkesė dhe i vuri nė provė pėr dhjetė ditė. 15 Pas dhjetė ditėsh fytyra e tyre ishte mė e mirė dhe mė e plotė se e tė gjithė djelmoshave qė ushqeheshin me shujtėn mbretėrore. 16 Qė atė ditė rojtari ua hoqi ushqimet dhe verėn pėr pije tė tyre dhe u jepte perime.

Nė shėrbim tė mbretit

17 Kėtyre katėr djelmoshave Hyji u dhuroi dije e kuptim nė ēdo shkrim dhe dituri, kurse Danielit i dhuroi edhe dijen e tė gjitha vegimeve e tė ėndrrave.

18 Si u plotėsuan ditėt e caktuara prej mbretit, pas tė cilave djelmoshat duheshin tė nxirreshin para mbretit, kryetari i oborrtarėve i paraqiti para Nabukodonozorit. 19 Pasi mbreti foli me ta, prej tė gjithėve nuk u gjetėn tė tillė si Danieli, Anania, Mizaeli e Azaria: tė cilėt mbetėn nė shėrbimin e mbretit. 20 Nė ēdo ēėshtje urtie e dijeje, pėr tė cilat u bėri pyetje, mbreti gjeti se ata ishin dhjetė herė mė tė aftė se tė gjithė magjistarėt e astrologėt qė ishin nė mbarė mbretėrinė e tij.

21 Danieli qėndroi aty deri nė vitin e parė tė mbretit Cir.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Djelmoshat e Judės nė oborrin e Nabukodo...