Kapitujt

Joeli: 1. Liturgji vaji e lutjeje

1

1 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar Joelit, birit tė Fatuelit.

I. FRUSHKULLI I KARKALECAVE

1. LITURGJI VAJI E LUTJEJE

A. Vajtim mbi rrėnimin e vendit

2 Dėgjojeni, kėtė, o pleq,

vėrjani veshin e kuptoni,

tė gjithė ju, o banuesit e tokės!

Njė gjė e tillė a ndodhi nė ditėt tuaja

ose nė ditėt e etėrve tuaj?

3 Tregojuni bijve tuaj,

e bijtė tuaj bijve tė vet

e bijtė e tyre breznisė sė ardhshme!

4 Ēka la vemja e hėngri karkaleci,

karkaleci ē’la e hėngri krimbaleshi,

krimbaleshi ē’la e hėngri bulkthi!

5 Zgjohuni, tė dehur, e vajtoni,

ulėritni tė gjithė qė pini verė

pėrmbi musht qė prej gojės ju hoq!

6 Sepse u sul kundėr vendit tim

njė popull i madh qė nuk mund tė numėrohet:

dhėmbėt e tij porsi tė luanit,

e dhėmballėt si tė luaneshės!

7 Vreshtin tim e ktheu nė shkretėtirė,

gemat fiqve ua cungoi,

i zhveshi edhe i flaku,

u zbardhuan gemat e tij!

8 Qaj si vasha e veshur nė zi

pėr tė fejuarin e rinisė sė vet!

9 U zhduk kushti edhe njomja

nga Shtėpia e Tenzot;

nė zi u veshėn priftėrinjtė,

shėrbėtorėt e Tenzot.

10 U pėrmbys anembanė fusha,

vajton toka,

sepse drithi ėshtė dėmtuar,

mbaroi mushti,

sharroi vaji!

11 Vajtoni, o bujq,

dėnesni, vreshtarė,

pėrmbi grurė e pėrmbi elb,

se mbaruan tė korrat!

12 U tha hardhia,

u vyshk fiku,

shega, palma edhe molla,

tė gjitha pemėt e fushės u thanė!

U fik gėzimi

prej bijve tė njerėzve!

B. Grishje pėr pendesė e pėr lutje

13 Vishuni me grathore e qani, o priftėrinj,

vajtoni, o shėrbėtorė tė lterit!

Ejani, nė grathore flini,

shėrbėtorėt e Hyjit tim,

se mbaroi nė Shtėpi tė Hyjit tuaj

flia e kushtit edhe e njomjes.

14 Shenjtėrohuni me agjėrim,

shpalleni njė mbledhje tė shenjtė,

bashkoni pleqtė,

tė gjithė banorėt e vendit

nė Shtėpinė e Hyjit tuaj!

Thuajini Zotit:

15 “Eheu, ditė e zezė!

U afroka Dita e Zotit:

si shkatėrrim po vjen prej tė

Gjithėpushtetshmit!

16 Ushqimet, vallė, s’u zhdukėn

para syve tuaj,

gėzimi e hareja

prej Shtėpisė sė Hyjit tuaj?”

17 U kalb fara

pėr nėn buca,

u rrėzuan drithnikėt,

u rrėnuan grunarėt,

pse u zhduk drithi.

18 Pse gjėmojnė kafshėt?

Pse tėrbuar janė loritė e gjedhit?

Pse kullotė pėr to mė s’ka!

Mbaruan dhe grigjat e deleve!

19 Ndihmė, o Zot, te ti bėrtas,

sepse zjarri i pėrlau

kullotat e shkretėtirės,

flaka i dogji

tė gjitha pemėt e fushės!

20 Madje edhe tė malit egėrsirat

rėnkojnė drejt teje,

sepse u shterėn burimet,

edhe zjarri i pėrpiu

kullotat e shkretėtirės.

C. Dita e Zotit e shkatėrrimi i tashėm

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Joeli > Liturgji vaji e lutjeje