Kapitujt

Fjalėt e urta: 1. Titulli i pėrgjithshėm

1

1 Fjalėt e urta tė Salomonit, birit tė Davidit, mbretit tė Izraelit:

2 pėr ta njohur urtinė e disiplinėn,

pėr t’i kuptuar fjalėt e menēurisė,

3 pėr ta pranuar dijen e mėsimit,

tė drejtėsisė, tė gjykimit e tė sė drejtės,

4 qė t’u jepet tė papėrvojėve shquartėsia,

tė riut kuptimi dhe pėrsiatja.

5 Le tė dėgjojė i urti dhe do ta shtojė dijen

dhe i kuptueshmi do tė fitojė aftėsinė e kėshillės,

6 do t’i marrė vesh fjalėt e urta e alegoritė,

fjalėt e tė urtėve e gjėegjėzat e tyre.

7 Frika e Zotit ėshtė fillimi i urtisė,

por tė marrėt e pėrbuzin urtinė dhe mėsimin.

I. PARATHĖNIA

POROSITĖ PĖR URTINĖ

I urti: ikėn nga shoqėria e djelmoshave tė kėqij

8 Dėgjoje, biri im, mėsimin e tyt et

dhe mos e pėrbuz shtjellimin e Ligjit tė nėnės sate,

9 sepse do tė jenė kezė pėr kokėn tėnde,

gjerdan pėr qafėn tėnde.

10 Biri im, nėse tė joshin mėkatarėt,

assesi mos prano!

11 Nėse tė thonė: “Eja me ne,

tė dalim nė pritė pėr tė derdhur gjak,

ta presim nė pritė tė pafajshmin mė kot;

12 pėr t’i gėlltitur gjallė porsi Nėntoka,

shėndosh e mirė porsi ata qė zbresin nė varr:

13 do tė bėjmė pre ēdo gjė tė paēmueshme,

do t’i mbushim shtėpitė tona me tė gjitha tė mirat.

14 Qit short me ne,

tė gjithė sė bashku do tė kemi vetėm njė kuletė;”

15 biri im, ruaj se shkon me ta,

rrudhe kėmbėn tėnde nga shtigjet e tyre.

16 Sepse kėmbėt e tyre vrapojnė drejt sė keqes

dhe nxitojnė pėr tė derdhur gjak.

17 Mė kot veē hidhet rrjeta para syve tė shpendėve.

18 Tė tillėt vėnė pritė kundėr gjakut tė vet

dhe tė keqen ia mendojnė vetvetes.

19 I tillė ėshtė fundi i secilit qė jepet pas cubnisė,

ia merr jetėn atij qė pas saj jepet.

Urtia: Qorton tė pakujdesshmit

20 Urtia del pėrjashta e predikon,

nėpėr sheshe e lartėson zėrin e vet,

21 u flet kalimtarėve udhėve kryesore,

nė logje tė qytetit thotė fjalėt e saj, e thotė:

22 ”Deri kur, o kakareēa, do ta doni

papjekurinė,

e pėrqeshėsit do ta dėshirojnė pėrqeshjen

e tė marrėt do ta urrejnė urtinė?

23 Vėshtroni qortimet e mia!

Ja, para jush po e hap shpirtin tim,

do t’jua tregoj fjalėt e mia.

24 E pra, ju thirra e ju nuk deshėt,

jua shtriva dorėn e askush s’m’i lėshoi sytė,

25 i pėrbuzėt tė gjitha kėshillat e mia,

e s’vratė vesh pėr qortimet e mia.

26 Po edhe unė do tė qeshem pėr rrėnimin tuaj,

do tė bėj lojra kur ju t’ju kapė frika,

27 kur tmerri si stuhi tė sulet mbi ju,

kur thellimi t’ju shkundė pėr sosje,

kur t’ju mbulojė vėshtirėsia e shtrėngimi.

28 Atėherė do tė mė thėrrasin, por unė s’do tė pėrgjigjem,

me ngulm do tė mė kėrkojnė, por nuk do tė mė gjejnė.

29 Pasi e kanė urryer disiplinėn

dhe nuk e zgjodhėn frikėn e Zotit,

30 as s’e pranuan kėshillin tim

dhe i pėrbuzėn tė gjitha qortimet e mia,

31 do ta hanė frytin e sjelljes sė vet

do tė ngopen me rrjedhojat e kėshillave tė veta.

32 Iria pėr arsimim do t’i mbytė tė thjeshtėt,

vetėsiguria do t’i vrasė marranat.

33 E kush do tė mė dėgjojė mua, i qetė do tė pushojė

edhe do tė jetė nė paqe pa frikėn e sė keqes”.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Titulli i pėrgjithshėm