Kapitujt

Isaia: 29. Mbi Jerusalemin

29

1 Vaj pėr Arielin! Pėr Arielin,

qytet qė e rrethoi Davidi!

Le t’i shtohet viti vitit

derisa festat tė marrin fund,

2 atėherė do tė rrethoj Arielin,

e do t’ia nisė gjėma e ofshama,

atėherė do tė mė jesh Ariel i vėrtetė.

3 Do tė tė rrethoj si Davidi,

kundėr teje do tė ngreh llogore,

do tė ngreh penda kundėr teje.

4 Do tė pėrulesh, nga dheu do tė flasėsh,

nga pluhuri e vdekur do tė dalė fjala,

si i fantazmės nga dheu do tė dalė zėri,

fjala jote do tė pėshpėritė nga pluhuri.

5 Pluhur i hollė do tė jetė turma e armiqve tė tu,

porsi byku qė e mbart era

turma e ndrydhėsve tė tu,

6 sepse papritmas do tė tė vijė nė pasi

Zoti i Ushtrive

me gjėmė moti, me tundje tė tokės,

me poterė tė madhe, vorbull, me stuhi,

me flakė zjarri qė pėrpin.

7 Do tė jetė porsi ėndrra,

si njė vegim qė shtihet natėn,

turma e tė gjithė popujve

qė lufton kundėr Arielit,

tė gjithė ata qė luftojnė kundėr tij,

edhe kundėr qytezės sė tij,

si dhe ata qė nė rrethim i mbajnė.

8 Do tė jetė porsi i urituri kur ėndėrron se ha,

e kur zgjohet, barku zbrazėt;

porsi i eturi kur ėndėrron se pi,

e kur zgjohet, i etshėm, goja shkrumb e barku zbrazėt;

kėshtu do t’i ndodhė turmės sė tė gjithė popujve

qė luftojnė kundėr Malit Sion.

9 Habituni, shtanguni nga habia,

verbohuni, me sy mos shihni!

Janė tė dehur, por jo prej verės,

kėmbėt u merren, por jo nga tė dehurit!

10 Sepse Zoti e ndikoi mbi ju

shpirtin e molisjes:

sytė jua mbylli ‑ o profetė,

kokėn jua mbuloi ‑ o shikues.

Fshehtėsia e zbulesės

11 Pėr ju ēdo zbulesė do tė jetė porsi fjalėt e librit tė vulosur. Nėse ia japin dikujt qė di tė lexojė e i thonė: “Na e lexo!”, ai do tė pėrgjigjet: “Nuk mundem, sepse ėshtė i vulosur!” 12 Ose i jepet libri atij qė s’di tė lexojė e i thuhet: “Lexoje!”, ai do tė pėrgjigjet: “S’di tė lexoj.”

Kėrcėnim

13 E Zoti tha:

“Pasi ky popull mė afrohet vetėm me fjalė,

e mė nderon vetėm me buzė,

kurse zemra e tyre ėshtė larg meje,

frika e tij ndaj meje nuk ėshtė tjetėr,

veē njė rregullore njerėzish, e mėsuar,

14 kėndej, pra, unė do tė vazhdoj

tė sillem ēuditshėm me kėtė popull,

nė mėnyrė tė ēuditshme e tė sterēuditshme:

do tė zhduket urtia e tė urtėve tė tij,

do tė errėsohet menēuria e tė menēurve tė tij.”

Kundėr kėshilltarėve tė kėqij

15 Mjerė ata qė prej Zotit

thellė i fshehin synimet e veta,

qė veprojnė nė terr e thonė:

“Kush na sheh e kush na njeh?”

16 Sa i poshtėr ėshtė mendimi juaj!

Vallė, vorbėtari do tė ēmohet si balta,

qė vepra e tij t’i thotė krijuesit tė vet:

“Ti s’mė pėrftove”,

t’i thotė ena basit tė vet:

“Ti s’ke mend!?”

17 Vallė ėshtė pak, krejt edhe pak kohė,

e Libani a s’do tė kthehet nė pemishte,

e pemishtja a s’do tė mbahet pėr pyll?

18 Atė ditė tė shurdhėt do t’i dėgjojnė fjalėt e librit,

tė ēliruar nga errėsira e terri, do tė shohin sytė e tė verbėrve.

19 Gėzim mbi gėzim do tė kenė nė Zotin tė varfėrit,

nė Shenjtin e Izraelit do tė gėzojnė mė skamnorėt,

20 sepse mujshar mė s’do tė ketė,

pėrqeshėsit do tė zhduken,

sendėrtuesit e sė keqes do tė zhduken:

21 ata qė me fjalė fajtorė qesin tė tjerėt,

qė e shtrembėrojnė nė pleqėri gjyqin

e pėr asgjė poshtė e hedhin tė drejtin.

22 Prandaj kėshtu i thotė Shtėpisė sė Jakobit

Zoti qė e shpėrbleu Abrahamin:

“Tani e tutje s’do tė turpėrohet mė Jakobi,

askurrė mė fytyra s’do t’i skuqet,

23 sepse, me tė parė veprėn time mes tij,

tė Shenjtė do ta shpallin Emrin tim,

tė Shenjtė do ta shpallin Shenjtin e Jakobit,

frikė do ta kenė Hyjin e Izraelit,

24 shpirtrat e gabuar do ta njohin urtinė

e ata qė murmurisin do tė bien nė fije.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Mbi Jerusalemin