Kapitujt

Isaia: 52. Populli nė robėri

52

1 Zgjohu, zgjohu,

ngjeshu me fuqinė tėnde, Sion,

veshi petkat ku i ke mė tė bukurat,

Jerusalem, qyteti i shenjtė,

sepse nėpėr ty kurrė mė nuk do tė kalojė

i parrethprerė e i papastėr!

2 Shkunde pluhurin, ngrihu,

o Jerusalem i skllavėruar;

flaki vargonjtė e qafės sate,

e skllavėruara bijė e Sionit!

Populli nė robėri

3 Po, kėshtu thotė Zotynė:

“Pėr asgjė ju qetė shitur,

pa parą edhe do tė shpėrbleheni!”

4 Sepse Zoti Hyj kėshtu thotė:

Populli im dikur pat zbritur

nė Egjipt

pėr tė banuar atje si i huaj;

pastaj asirianėt pa arsye e ndrydhėn rėndė.

5 E tashti ē’kėrkoj unė kėtu

‑ thotė Zoti ‑

kur mua populli mė qe marrė kot?

Ulėrijnė pushtuesit e tij

‑ pėrsėrit Zoti ‑

e emri im gjithnjė vazhdon tė blasfemohet.

6 Kėndej atė ditė populli im

do ta njohė emrin tim

se jam unė ai qė thotė:

“Kėtu jam unė!”

Zgjimi i Zotit dhe i Jerusalemit

7 Sa tė bukura janė mbi male

kėmbėt e kasnecit

qė sjell sihariqin e paqes,

qė sjell lajm tė mirė,

qė shpall shėlbimin,

qė i thotė Sionit:

‘Perėndia jote mbretėron!’

8 Dėgjo! Rojet e tua me tė madhe gėrthasin,

tė gjithė sė bashku lėshojnė zė hareje

se me sytė e vet po shohin

se po kthehet Zoti nė Sion!

9 Gėzohuni e galdoni sė bashku,

rrėnjat e Jerusalemit,

sepse Zoti po e ngushėllon

popullin e vet,

po e shpėrblen Jerusalemin!

10 Sepse Zoti e shpėrvoli krahun e vet tė shenjtė

para syve tė mbarė popujve,

tė gjitha viset e tokės

do ta shohin shpėtimin e Hyjit tonė.

11 Dilni, dilni prej andej,

mos prekni gjė tė papastėr!

Dilni, dilni prej mesit tė saj

e pastrohuni ju qė mbartni enėt e Zotit!

12 Sepse s’do tė dilni duke shpejtuar

dhe s’do tė nguteni si ata qė ikin,

sepse Zoti do t’ju prijė

Hyji i Izraelit do t’ju mbajė tė bashkuar.

Kėnga e katėrt pėr Shėrbėtorin e Zotit

13 Ja, Shėrbėtorit tim pėr sė mbari do t’i shkojnė punėt,

do tė nderohet, do tė lartėsohet, do tė jetė tejet i madhėrishėm!

14 Sikurse shumė vetė qė mbetėn shtang kur e panė

‑ kaq e shėmtuar ishte pamja e tij,

‑ fytyra e tij s’ishte mė si e njeriut,

aq sa pamja e tij s’ishte mė si e bijve tė Adamit ‑

15 po ashtu mbi Tė do tė mbesin tė habitura

turmat e popujve,

edhe mbretėrit do tė mbesin gojėhapur,

sepse do tė shohin atė pėr ēka s’ka qenė treguar

e do tė kuptojnė atė pėr ēka s’kishin dėgjuar.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Populli nė robėri