Kapitujt

Isaia: 36. Pushtimi i Senakeribit

36

1 Tė katėrmbėdhjetin vit tė mbretėrimit tė Ezekisė, Senakeribi, mbreti i asirianėve, i sulmoi tė gjitha qytetet e fortifikuara tė Judesė dhe i pushtoi. 2 Atėherė mbreti i Asirisė nga Lakisi e dėrgoi rabsakun nė Jerusalem te mbreti Ezeki me njė ushtri tė madhe. Ky zuri vend tek ujėsjellėsi i Liqenit tė sipėrm nė udhėn e fushės sė Larėsit tė rrobave.

3 I dolėn nė takim Eliacimi, biri i Helcisė, kryekujdestari i oborrit, sekretari Sobna dhe kėshilltari Joahe, biri i Asafit. 4 Rabsaku u tha: “Thuajini Ezekisė: Kėshtu thotė mbreti i madh, mbreti i Asirisė: Ē’ėshtė kjo siguri e madhe qė po e tregon?

5 Ti mendon: ‘Mjafton njė fjalė goje pėr tė gjetur kėshillė e forcė nė luftė!’ Nė kė pra, ti e ke vėnė shpresėn qė je ēuar kundėr meje? 6 Ja, ti po mbėshtetesh tek Egjipti, tek ai kallam i thyer, tek i cili kush mbėshtetet, ia ther dorėn dhe ia shporon: i tillė ėshtė faraoni, mbreti i Egjiptit, pėr tė gjithė ata qė shpresojnė nė tė. 7 Nėse do tė mė pėrgjigjesh: ‘Shpresojmė nė Zotin, Hyjin tonė’, pse a nuk ėshtė ai, tė cilit Ezekia ia hoqi lartėsirat dhe lterėt dhe i tha Judės e Jerusalemit: ‘Adhuroni vetėm para kėtij lteri!’ 8 Qiti bast, pra, zotėrisė tim, mbretit tė Asirisė, dhe unė do tė jap dy mijė kuaj, nėse mund tė gjesh kalorės pėr ta. 9 E si do tė mund t’i bėsh ballė vetėm edhe njėrit ndėr mė tė vegjlit shėrbėtorė tė zotėrisė sim? Por ti e ke vėnė shpresėn nė Egjiptin pėr karroca lufte e pėr kalorės! 10 E pastaj, a thua se unė jam nisur kundėr kėtij vendi pėr ta shkatėrruar pa pėlqimin e Zotit? Vetė Zoti mė tha: ‘Sulu kundėr kėtij vendi e shpartalloje!’“

11 Eliacimi, Sobna e Joaheu iu pėrgjigjėn rabsakut: “Fol me shėrbėtorėt e tu aramaisht, sepse e marrim vesh kėtė gjuhė e mos na fol hebraisht nė praninė e popullit qė ėshtė pėrmbi mure.” 12 Por rabsaku u pėrgjigj: “A thua mė dėrgoi zotėria im t’ia them kėto fjalė zotėrisė tėnd dhe ty? Vallė, a jo mė tepėr te kėta burra qė rrinė pėrmbi mure, tė cilėt sė shpejti do tė jenė tė shtrėnguar bashkė me ju tė hanė jashtėqitjet e veta dhe tė pijnė ujėt e vet?”

13 Atėherė u ngrit rabsaku e bėrtiti me zė tė lartė hebraisht e tha: “Dėgjojini fjalėt e mbretit tė madh, mbretit tė Asirisė:

14 Kėshtu thotė mbreti: Tė mos ju gėnjejė Ezekia, sepse ai s’do tė mund t’ju shpėtojė! 15 Mos lejoni t’jua mbushė mendjen Ezekia ta vini shpresėn tuaj nė Zotin duke ju thėnė: ’Me siguri do tė na shpėtojė Zoti; ky qytet nuk do tė bjerė nė dorė tė mbretit tė asirianėve!’ 16 Mos e dėgjoni Ezekinė, sepse kėshtu thotė mbreti i asirianėve: ‘Lidhni miqėsi me mua e dilni e mė ndeshni, e secili prej jush do tė hajė frytet e vreshtit tė vet, secili fiqtė e vet dhe secili do tė pijė ujėt e cisternės sė vet, 17 derisa tė vij e t’ju marr pėr t’ju shpėnė nė njė vend si i juaji, nė njė tokė qė prodhon grurė e verė, nė njė vend buke e vreshtash. 18 Mos t’ju gėnjejė Ezekia duke thėnė: ‘Zoti do tė na shpėtojė’! Pse a i shpėtuan hyjnitė pagane secila vendin e vet, nga dora e mbretit tė Asirisė? 19 Ku janė zotat e Ematit e tė Arfadit? Ku janė zotat e Sefarvaimit? Vallė, a e shpėtuan Samarinė nga dora ime? 20 Cilat, prej tė gjitha hyjnive tė kėtyre vendeve, e shpėtuan vendin e vet prej dorės sime? Pse a do ta shpėtojė Zoti Jerusalemin prej dorės sime?”

21 Populli heshti e s’iu pėrgjigj asnjė fjalė, sepse mbreti kishte urdhėruar: “Mos iu pėrgjigjni!”

22 Atėherė kryekujdestari i oborrit mbretėror, Eliacimi, biri i Helcisė, sekretari Sobna dhe Joaheu, biri i Asafit, si shqyen petkat, shkuan tek Ezekia dhe ia treguan fjalėt e rabsakut.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Pushtimi i Senakeribit