Kapitujt

Isaia: 40. Thirrja e profetit

40

1 “Ngushėllojeni, ngushėllojeni popullin

tim,

thotė Perėndia juaj!

2 Flisni zemrės sė Jerusalemit,

dhe klithini atij

se mori fund skllavėria e tij,

u shpėrblye paudhėsia e tij,

sepse ka marrė prej dorės sė Zotit

ndėshkim tė dyfishtė pėr tė gjitha mėkatet e veta.”

3 Njė zė lėshon kushtrimin:

“Nė shkretėtirė pėrgatiteni udhėn e Zotit,

rrafshoni nė stepė

shtigjet e Tenzot.

4 Le tė ngritet ēdo luginė,

le tė ulet ēdo mal e kodėr,

rruga e shtrembėr le tė bėhet e drejtė,

e rrėpira le tė bėhet e rrafshtė:

5 do tė zbulohet hiri i Zotit,

atėherė tė gjithė njerėzit sė bashku do tė shohin

se ka folur goja e Zotit!”

6 Njė zė kumton: “Shpall!”

Pyeta: “Ēfarė tė shpall?”

Ēdo njeri ėshtė bar,

e tėrė lavdia e tij porsi lulja e fushės;

7 thahet bari, vyshket lulja

kur fryma e Zotit bie mbi tė.

Vėrtet populli ėshtė si bari!

8 Thahet bari e bie lulja:

kurse fjala e Zotit qėndron pėr amshim.

Lajmėrim hyjdėftimi

9 Ngjitu mbi njė mal tė lartė,

ti qė i sjell sihariqin Sionit;

ngrite me gjithė fuqi zėrin tėnd,

ti qė i sjell sihariqin Jerusalemit!

Klith me tė madhe, mos druaj,

thuaju qyteteve tė Judės:

“Ja, Hyji juaj,

10 ja, Zoti, Hyji juaj, po vjen me fuqi,

zotėron krahu i tij:

ja, me tė ėshtė shpagimi i tij,

e para tij shpėrblimi i tij!

11 Si bariu e kullot grigjėn e vet,

nė dorė i merr qengjat,

n’pėrqafim i mbart;

i shikon me kujdes pėllejat.”

 

Madhėria e Zotit

12 Kush me grusht e ka matur ujėt e detit

e me pėllėmbė pėrmasat e qiellit?

Kush e mati me babune pluhurin e tokės,

e i peshoi me peshore malet

dhe me kandar kodrat?

13 Kush e drejtoi shpirtin e Hyjit?

Ose si kėshilltar i ka dhėnė kėshilla?

14 Me kė u kėshillua dhe e mėsoi atė,

ia mėsoi udhėn e drejtėsisė,

e thelloi atė nė urtėsi,

ia tregoi udhėn e dijes?

15 Ja, popujt janė njė pikė uji e kovės,

ēmohen si njė kokėrr pluhur nė peshore,

sa njė kokėrr pluhuri peshojnė ishujt.

16 Libani ėshtė i vogėl pėr turrė tė druve,

fli shkrumbimi s’dalin kafshėt e tij.

17 Asgjė s’janė para Tij tė gjithė popujt,

pėr asgjė e kotėsi Ai i mban.

18 Kė tė gjeni qė t’i pėrngjajė Hyjit?

O ē’shembėllesė mund t’i vini pėrbri?

19 Farkėtari e shkrin idhullin,

arėtari e pėraron,

argjendari i bėn vargje sermi.

20 Skamnori i madh gjen dru tė pakalbshme:

kėrkon pėr vete mjeshtėr tė ditur

t’ia punojė truporen e palėvizshme.

21 Pse a s’e dini? Pse a s’dėgjuat?

Pse a s’ju qe thėnė qė moti?

S’e dalloni Themeluesin e tokės?

22 Ai rri nė fron mbi rrethin e botės,

banorėt e sė cilės janė porsi karkaleca;

Ai i shtrin porsi pola qiejt,

i ngreh porsi tendėn pėr tė banuar;

23 Ai i kthen nė asgjė princat,

njė asgjė i bėn gjykatėsit e dheut.

24 Janė si lėndėt qė posa u mbollėn, posa u vunė,

posa trupi u lėshoi rrėnjė nė dhe:

nėse u fryn, ata thahen,

i mbart era porsi byk!

25 “Po me kė do tė mė krahasoni,

qė tė jem unė i njėjtė me tė?”

pyet Shenjti.

26 Ēoni lart sytė tuaj e shikoni: kush i krijoi trupat qiellorė?

‑ Ai qė tė gjithė i qet nė rresht tė luftės

e secilin e thėrret pėr emėr!

Kaq e madhe ėshtė fuqia e tij,

kaq e fortė energjia e tij

kėshtu qė asnjė s’ka si tė mungojė!

Provania e gjithėpushtetshme

27 Pėrse thua, o Jakob,

pėrse flet, o Izrael:

“Udha ime ėshtė e fshehtė pėr Zotin,

s’kujdeset pėr tė drejtėn time Hyji im?”

28 Pse a s’e di?

Pse a s’ke dėgjuar?

Hyji ėshtė Zot i amshueshėm,

Krijuesi i botės skaj mė skaj.

Ai nuk lodhet, ai s’moliset,

e pashqyrtueshme ėshtė dija e tij.

29 Ai tė lodhurit i jep fuqi,

tė pamundshmit ia shton fuqitė.

30 Lodhen tė rinjtė edhe meken,

marrin nė thua tė rriturit e rrėzohen,

31 kurse ata qė shpresojnė nė Zotin,

pėrtėriten nė fuqi,

marrin krahė porsi shqiponja,

vrapojnė e nuk lodhen kurrė,

ecin edhe kurrė nuk meken.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Thirrja e profetit