Kapitujt

Isaia: 60. Ngjallje e ndritshme e Jerusalemit

60

1 Ngrihu, shkėlqe, se po vjen drita jote,

mbi ty po lind Lavdia e Zotit!

2 Sepse tokėn po e mbulon terri

dhe njė errėsirė e madhe popujt,

kurse mbi ty, dritė bėn Zoti

e Lavdia e tij mbi ty, do tė shihet!

3 Nė dritėn tėnde, do tė ecin popujt

edhe mbretėrit, nė lindjen e shkėlqimit tėnd.

4 Lartėsoji pėrreth sytė e tu e shiko:

tė gjithė kėta po mblidhen, te ti po vijnė.

bijtė e tu po vijnė prej sė largu,

bijat e tua para duarsh po i sjellin.

5 Atėherė do tė shikosh, fytyra do tė tė ndriēojė,

zemra do tė tė rrahė e do tė tė zgjerohet,

sepse pasuritė e detit do tė zbrazen te ti,

tė mirat e popujve do tė vijnė te ti.

6 Mori gamilesh do tė tė mbulojnė,

gamile njėgungėshe nga Madiani e Efa.

Tė gjithė do tė vijnė nga Saba,

ar e kem do tė sjellin

e do t’i kėndojnė lavde Zotit.

7 Tė gjitha grigjat e Cedarit, do tė

grumbullohen pėr ty,

deshtė e Nabajotit, do tė jenė nė shėrbim tėnd;

do tė ngjiten si fli e pėlqyeshme mbi lterin tim

dhe do ta lavdėroj Shtėpinė e Lavdisė sime.

8 Kush janė ata qė po fluturojnė si retė,

porsi pėllumbat nė ēerdhet e veta?

9 Janė ishujt qė mė presin,

nė krye me anije tė Tarsit,

pėr t’i sjellė bijtė e tu prej sė largu

e bashkė me ta, argjendin e arin e tyre,

nė nder tė emrit tė Zotit tėnd, Hyj,

nė nder tė Shenjtit tė Izraelit qė tė lavdėroi.

10 Tė huajt do t’i ndėrtojnė muret e tua,

mbretėrit e tyre do tė jenė shėrbėtorėt e tu.

Nė zemėrimin tim unė tė pata goditur,

por nė mirėsinė time pata mėshirė pėr ty.

11 Tė hapura do tė jenė vazhdimisht dyert e tua,

jo, nuk do tė mbyllen ditė as natė,

qė tė shtiehet te ti pasuria e popujve

e tė sillen mbretėrit e tyre.

12 Popujt e mbretėritė qė s’do tė tė shėrbejnė ty,

do tė sharrojnė, plotėsisht do tė zhduken.

13 Te ti do tė vijė nderi i Libanit,

qiparis, vidh e bredh sė bashku,

pėr ta stolisur vendin e Shenjtėrores sime,

po, tė lavdishėm do ta bėj vendin ku i vė kėmbėt!

14 Te ti do tė vijnė kokulur bijtė e atyre

qė tė kanė pėrvujtėruar,

pėrmbys do tė bien para kėmbėve tė tua

tė gjithė ata qė tė pėrbuznin

dhe do tė tė quajnė Qyteti i Zotit,

Sioni i Shenjtit tė Izraelit.

15 Pasi qe lėnė shkretė dhe e urryer

e askush nėpėr ty s’kalonte,

unė do tė tė bėj krenarinė e shekujve,

gėzimin e breznive tė breznive.

16 E ti do pish qumėshtin e popujve,

do tė gėzosh pasurinė e mbretėrve

dhe do ta dish se unė jam Zoti, Shpėtimtari yt,

Shpėrblyesi yt, i Pamposhturi i Jakobit!

17 Nė vend tė bronzit, do tė sjell ar,

nė vend tė hekurit, argjend,

nė vend tė druve, bronz

e nė vend tė gurėve, hekur.

Paqen do ta vė rojtarin tėnd

e Drejtėsinė kryetarin tėnd.

18 Mė s’do tė flitet pėr dhunė nė vendin tėnd,

as shkretim e ndrydhje nė kufijtė e tu;

“Shpėtim” do t’i quash muret e tua

e “Lavdi” dyert e tua!

19 Mė s’do tė jetė dielli ai qė do tė ndriēojė ditėn,

as drita e hėnės nuk do tė tė shndritė natėn,

por do tė jetė Zoti, drita jote e pėrhershme,

dhe Hyji yt do tė jetė shkėlqimi yt!

20 S’do tė perėndojė mė dielli yt,

as hėna mė s’do tė errėsohet,

sepse Zoti do tė jetė pėr ty dritė e amshueshme

dhe fund do tė marrin ditėt e zisė sate.

21 Populli yt do tė jetė popull tė tė drejtėsh,

pėr amshim do ta trashėgojnė Vendin,

pinjollė prej meje tė mbjella,

vepėr e duarve tė mia

pėr ta dėftuar lavdinė time.

22 Prej mė tė voglit do tė shtohen njė mijė,

prej tė pakėtit njė popull i fortė.

Unė Zoti, nė kohėn e duhur,

do tė nxitoj ta bėj kėtė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Ngjallje e ndritshme e Jerusalemit