Kapitujt

Isaia: 10. Kundėr njė mbreti tė Asirisė

10

1 Mjerė ata qė nxjerrin ligje tė paudha,

e, kur i pėrpunojnė, shkruajnė ligje tė padrejta,

pėr t’i shtypur nė gjyq skamnorėt,

2 pėr t’ua shkelur tė drejtėn tė varfėrve tė popullit tim,

qė vejushat tė jenė preja e tyre,

e jetimėt t’i plaēkitin.

3 Ēka do tė bėni nė ditė tė pasisė

kur prej sė largu tė vijė mjerimi?

Te kush do tė kėrkoni ndihmė?

Ku do ta lini thesarin tuaj?

4 Sepse do tė pėruleni ndėr tė humbur

o do tė bini ndėr tė vrarė.

E megjithėkėtė nuk u fashit zemėrimi i tij,

por gjithnjė dora e tij mbeti e shtrirė!

Kundėr njė mbreti tė Asirisė

5 Mjerė Asuri, thupra e zemėrimit tim,

shkop nė dorėn time, zemėrimi im!

6 Unė e dėrgoj kundėr njė kombi tė pazot,

e dėrgoj kundėr njė populli,

me tė cilin jam zemėruar

qė ta plaēkitė e ta bėjė pre,

ta shkelė si baltėn nė rrugė.

7 Porse ai s’ka menduar kėshtu,

mendja e tij kėshtu s’e ka ēmuar:

ka menduar veē tė shfarosė

e tė shuajė kombe jo tė pakėta.

8 Madje thotė:

“Pse a s’janė tė gjithė princat e mi mbretėr?

9 Pse a s’ėshtė Kalnoja porsi Karkemisi?

A s’ėshtė Emati porsi Arfadi?

Si Samaria, vallė, a s’ėshtė Damasku?

10 Siē i pushtoi dora ime mbretėritė idhujtare,

idhujt e tė cilave janė mė tė shumtė

se nė Jerusalem e nė Samari,

11 vallė, siē ia bėra Samarisė e idhujve tė saj,

a s’do t’ia bėj ashtu edhe Jerusalemit e truporeve tė tij?”

12 E kur Zoti tė ketė kryer tėrė veprėn e vet mbi malin Sion e nė Jerusalem, do ta ndėshkojė frytin e syve krenarė tė zemrės sė mbretit tė asirianėve e tė krenarisė madhėshtore tė syve tė tij. 13 Sepse tha:

“Veprova me fuqi tė krahut tim

e me urtėsinė e mendjes sime, sepse jam i menēur;

i zhduka kufijtė e popujve,

pre i bėra thesaret e tyre,

si trim qė jam pėr tokė i rrėzova

ata qė rrinin nė frone tė larta.

14 Dora ime porsi ēerdhe i pushtoi

pasuritė e popujve,

siē mblidhen vezėt e lėna

e mblodha botėn mbarė

dhe s’u gjet kush tė fluturojė me krahė

as tė hapė sqepin e tė cicėrojė!”

15 Vallė, a ka si t’i lavdėrohet sakica

atij qė me tė pret?!

A mund t’i krenohet sharra

atij qė me tė sharron?!

Thua se thupra e sjell atė qė e vėrtit

ose shkopi e ēon atė qė dru nuk ėshtė!

16 Pėr kėtė arsye Zotėruesi, Zoti i Ushtrive,

do tė ēojė ligėsinė nė ushtrinė e zgjedhur tė tij,

e nėn nderin e tij njė zjarri

qė do tė djegė porsi djeg zjarri.

17 Drita e Izraelit do tė jetė porsi zjarri

Shenjti i tij porsi flaka,

do tė ndizet e do t’i pėrpijė

ferra e hallugė nė njė ditė tė vetme.

18 Madhėrinė e pyllit e tė kopshtit tė tij

do ta asgjėssojė me shpirt e trup

e do tė bėhet si i sėmuri qė shkrihet,

19 ēka do tė mbesė nga lėndėt e pyllit

aq pak do tė jetė pėr nga numri

sa qė do tė mund t’i regjistrojė fare lehtė edhe njė fėmijė!

Teprica e vogėl

20 E do tė ndodhė atė ditė:

Teprica e Izraelit

dhe ata qė do tė shpėtojnė

prej shtėpisė sė Jakobit,

s’do tė mbėshteten mė mbi ata qė i godasin,

por do tė mbėshteten nė Zotin,

me besnikėri nė Shenjtin e Izraelit.

21 Te Hyji i gjithėpushtetshėm

do tė kthehet Teprica,

Teprica, them, e Jakobit!

Paralajmėrimi i shfarosjes.

22 Vėrtet, o Izrael,

edhe nė qoftė populli yt si rėra e detit,

prej tij do tė kthehet vetėm Teprica.

Ėshtė vendosur shfarosja,

do tė shkojė nė vend drejtėsia:

23 Urdhrin e shfarosjes

Zoti, Hyji i gjithėpushtetshėm,

nė vend do ta ēojė mu nė zemrėn e mbarė vendit!

Shpresa nė Hyjin

24 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Hyji i Ushtrive:

“Populli im, qė banon nė Sion,

frikė mos ki prej Asurit.

Njėmend me thupėr do tė godasė,

shkopin do ta ngrejė mbi ty porsi Egjipti,

25 sepse edhe pak, pėr sė shpejti,

zemėrimi im dhe zemėrimi im do tė ndizet flakė

pėr shfarosjen e tyre!”

26 Mbi tė Zoti i Ushtrive

me frushkull do tė godasė

siē goditi mbi Madianin, nė Qetėn e Orebit,

shkopin do ta lartėsojė mbi det,

siē bėri nė Egjipt!

27 Atė ditė do tė ndodhė:

nga krahu yt do tė hiqet barra e tij,

nga qafa jote do tė hiqet zgjedha e tij!

Pushtuesi

Nga Remoni po vjen shkatėrrimtari!

28 Ia behi nė Ajat, kalon nėpėr Magron,

nė Makmas po i shkarkon plaēkat,

29 me vrap po e kalojnė vaun;

nė Gebė po e kalojnė natėn!

Dridhet Rama,

Gabaa e Saulit merr arratinė!

30 Gėrthit me sa zė tė kesh, Batgalim!

Dėgjoje, Laisė!

Pėrgjigju, Anatot!

31 Medemena mori arratinė.

Ikėn banorėt e Gabimit!

32 Qė sot do tė ndalen nė Nobe:

me grusht do t’i kėrcėnohet

malit tė bijės sė Sionit,

kodrės sė Jerusalemit!

33 Ja, Zotėruesi, Zoti i Ushtrive,

me tėrbim po i shkurton gemat,

majat mė tė lartat u prenė,

u shkurtuan majat,

34 sėpata po i pret pyjet e dendura,

rrafsh po bie Libani me gjithė madhėrinė e vet!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr njė mbreti tė Asirisė