Kapitujt

Psalmet: 1. LIBRI I /Psalmet 1 41/

1

PSALMI 1

Dy udhėt

1 Lum njeriu qė nuk i ndjek kėshillat e keqbėrėsve,

qė nuk qėndron nė udhėn e mėkatarėve

e nuk rri sė bashku me pėrqeshės,

2 por kėnaqet nė Ligjin e Zotit

dhe e kujton atė ditė e natė.

3 Ai ėshtė porsi pema e mbjellė nė bregun e ujit qė rrjedh,

e cila frytin e vet e jep nė stinė

dhe gjethet kurrė s’i vyshken:

i ecėn mbarė gjithēka tė ndėrmarrė.

4 Jo, kėshtu jo, s’do t’u ndodhė tė paudhėve,

por ata janė porsi byku qė shpėrndan era.

5 Prandaj tė paudhėt s’do t’i bėjnė ballė gjyqit

as mėkatarėt bashkimit tė tė drejtėve!

6 Sepse Zoti e di udhėn e tė drejtėve,

kurse udha e keqbėrėsve do tė mbarojė.

PSALMI 2

Drama mesianike

1 Pėrse paganėt ēohen peshė

e pėrse popujt bluajnė punė tė kota?

2 Mbretėrit e tokės po ngrihen,

princat me pėrbetim ēohen kundėr Zotit e Mesisė sė tij:

3 “Le t’i kėputim vargjet e tyre,

le ta flakim prej nesh zgjedhėn e tyre”!

4 Qeshet Ai qė selinė e ka nė qiell,

i Larti Zot i pėrqesh ata!

5 Pastaj u thotė nė hidhėrimin e vet,

me zemėrimin e hidhėrimit tė vet i huton:

6 “Unė e kam shuguruar mbretin tim

mbi Sion, malin tim tė shenjtė”!

7 Unė do ta shpall vendimin e Zotit.

Ai mė tha: “Ti je im Bir,

unė sot tė linda!

8 M’i kėrko e unė pėr pronė do tė t’i jap popujt,

nėn sundimin tėnd gjithēka pėrfshin toka.

9 Sundo mbi ta me skeptėr hekuri

dhe do t’i thyesh porsi vegsha vorbėtari”!

10 E tanipra, merrni vesh, o mbretėr,

mėsoni ju qė gjykoni dheun!

11 Shėrbejini Zotit me druajtje tė madhe,

nėnshtrojuni Atij me nderim e dridhje,

12 bėni siē kėrkon Ai qė tė mos hidhėrohet

e tė sharroni nga udha.

Papritmas flakė i ndizet zemėrimi.

Lum zemra e atyre qė shpresojnė nė Tė!

PSALMI 3

Lutja nė mėngjes e tė drejtit tė pėrndjekur

1Psalm. I Davidit. Kur u arratis para birit tė vet Absalomit.

2 Sa shumė janė, o Zot, ata qė mė salvojnė!

Sa shumė nga ata qė po mė ēohen kundėr!

3 Shumė janė ata qė thonė pėr mua:

“As Hyji mė nuk do ta shpėtojė”!

4 Por ti, o Zot, je mbrojtėsi im,

nderi im qė lart ma mban kokėn!

5 Zėrin tim e lartėsoj te Zoti

dhe mė vėshtron prej malit tė vet tė shenjtė.

6 Unė bie nė shtrojė e fle

e prapė zgjohem: sepse Zoti mė ruan.

7 Jo, nuk i druaj njerėzit edhe me mijėra nė qofshin

qė pėrqark mė rrethojnė porsi armiq.

Ngrihu, o Zot, mė shpėto, o Hyji im!

8 Shpullė ua pėlcet turinjve armiqve tė mi,

dhėmbėt ua thyen mėkatarėve!

9 Shpėtimi vjen prej Zotit:

bekimi yt mbi popullin tėnd!

PSALMI 4

Lutja e mbrėmjes

1 Mjeshtrit tė korit. Pėr istrumente me korda. Psalm. I Davidit.

2 Kur tė tė thėrras nė ndihmė, mė dėgjo, o Hyj, drejtėsia ime!

Ti qė mė shpėtove nė vėshtirėsi:

ki mėshirė pėr mua e ma dėgjo lutjen!

3 Deri kur, o njerėz, do tė jeni zemėrgurė?

Pėrse e doni kotėsinė e ndiqni gėnjeshtrėn?

4 Dijeni: Zoti bėn mrekulli pėr shenjtin e vet,

Zoti mė dėgjon kur unė e thėrras nė ndihmė.

5 Zemėrohuni e mos mėkatoni,

pėrsiatni nė zemrat tuaja,

nė shtrojat tuaja e qetėsohuni.

6 Flijoni fli drejtėsie

e shpresėn kijeni nė Zotin!

7 Shumė thonė: “Kush do tė na bėjė ta shohim fatbardhėsinė”?

Le tė ndritė mbi ne, o Zot, drita e fytyrės sate!

8 Ti ndikove nė zemrėn time mė shumė gėzim

sesa kur tė tjerėve u bėhet grurė e verė me shumicė!

9 Posa bie nė shtrojė

gjumi menjėherė mė merr nė qetėsi,

sepse vetėm ti, o Zot, ma jep pushimin e qetė.

PSALMI 5

Lutja e mėngjesit

1 Mjeshtrit tė korit. Me fyej. Psalm. I Davidit.

2 Dėgjoji, o Zot, fjalėt e mia,

kuptoje dėnesėn time!

3 Dėgjoje zėrin e britmės sime,

Mbreti im e Hyji im!

4 Sepse ty ta drejtoj lutjen time, o Zot,

qė nė mėngjes e dėgjon zerin tim:

qė nė mėngjes dal para teje e pres.

5 Sepse ti nuk je Hyj qė i pėlqen padrejtėsia,

pranė teje nuk ka vend keqbėrėsi,

6 keqbėrėsit nuk mund tė qėndrojnė pėrpara syve tė tu.

7 Ti i urren tė gjithė ata qė bėjnė keq,

i zhduk tė gjithė ata qė flasin gėnjeshtra;

Tė neverit gjakėsori e tradhtari.

8 E unė nė saje tė dashurisė sate tė madhe

do tė hyj nė Shtėpinė tėnde,

do tė bie pėrmbys me nderim

nė Tempullin tėnd tė shenjtė.

9 O Zot, mė prij udhės sė drejtėsisė sate,

pėr shkak tė armiqve tė mi,

rrafsho para meje udhėn tėnde.

10 Jo, s’ka ēiltėrsi nė gojėn e tyre,

humnerė ėshtė zemra e tyre,

gurmazi i tyre varr i hapur

e me gjuhė pėrkėdhelin.

11 Ndėshkoji ata, o Perėndi,

poshtė le t’u bien synimet,

dėboji pėr shkak tė pabesive tė shumta tė tyre,

sepse ngritėn kokė kundėr teje, o Zot.

12 Le tė gėzohen ata qė mbėshteten nė ty,

le tė galdojnė pėrherė e nė amshim!

Mbroji dhe le tė gėzohen nė ty

tė gjithė ata qė e duan Emrin tėnd!

13 Sepse ti, o Zot, e bekon tė drejtin,

si shqyt e mbron dashamirėsia jote.

PSALMI 6

Thirrje nė ndihmė nė vėshtirėsi

1 Mjeshtrit tė korit. Pėr instrumenta me korda. Nė oktavė.

Psalm. I Davidit.

2 O Zot, mos mė qorto nė zemėrimin tėnd

as mos mė ndėshko nė hidhėrimin tėnd!

3 Ki mėshirė pėr mua, o Zot, se mė shkatėrroi sėmundja,

mė shėro, o Zot, se u thėrmuan eshtrat e mi.

4 Shpirti im ėshtė tejet i shqetėsuar,

e ti, o Zot ‑ e deri kur... ?

5 Kthehu, o Zot, deh mė shėro,

mė shpėto nė saje tė mirėsisė sate!

6 Sepse ndėr tė vdekur kush tė kujton,

nė Nėntokė kush tė kėndon lavde?

7 Plasa duke gjėmuar,

natė pėr natė e laj shtratin tim,

me lotėt e mi e laj shtrojėn time.

8 Sytė e mi po shqimen nga vajtimi,

u plaka mes armiqve tė mi.

9 Largohuni prej meje tė gjithė ju qė bėni keq,

sepse Zoti e dėgjon zėrin e dėnesės sime!

10 Zoti e dėgjon lutjen time,

Zoti e pranon lutjen time!

11 U turpėrofshin dhe tmerrėsisht u hutofshin armiqtė e mi

e, tė ēnderuar, shpejt u kthefshin mbrapa!

PSALMI 7

Lutja e tė drejtit tė pėrndjekur

1 Ankim. I Davidit. E kėndoi pėr nder tė Zotit pėr shkak tė fjalėve tė Kus Beniaminasit.

2 Ndore tėnde, o Zot, Hyji im!

Mė shpėto prej tė gjithė salvuesve tė mi e mė liro

3 qė tė mos ma rrėmbejnė shpirtin porsi luani

qė shqyen kur s’ka kush tė shpėtojė!

4 Por, o Zot, Hyji im, nėse veprova kėshtu:

nėse gjendet padrejtėsi nė duart e mia,

5 nėse ia ktheva me tė keqe bamirėsit tim,

nėse e kurseva salvuesin e padrejtė,

6 mė ndjektė armiku e mė pushtoftė:

jetėn time pėrdhe e shqelmoftė,

nderin tim pluhur e bėftė!

7 Ngrihu, o Zot, nė zemėrimin tėnd,

ngrihu kundėr tėrbimit tė armiqve tė mi,

ngrihu, Hyji im, nė gjyqin qė caktove!

8 Le tė tė rrethojė kuvendi i popujve,

por ti prej sė larti sillu kundėr tij!

9 Zoti vendos mbi ēėshtjet e popujve!

Mė gjyko, o Zot, sipas drejtėsisė sime,

dhe sipas pafajėsisė sime.

10 Le tė zhduket fajėsia e mėkatarėve,

lart ngrite tė drejtin, Hyji i drejtė,

qė shqyrton zemrat e veshkat!

11 Mburoja ime ėshtė nė Hyjin

qė i shpėton zemėrdrejtėt.

12 Hyji ėshtė gjykatės i drejtė,

i fortė e qė zemėrohet ēdo ditė.

13 Vallė, a s’do ta mprehė pėrsėri shpatėn e vet,

s’do ta ngrehė harkun e s’do ta mbajė gati?

14 Gati i bėri armėt vdekjeprurėse,

shigjetat e veta flakė i skuqi!

15 Ja, keqbėrėsi lindi padrejtėsinė:

ngjizi shpirtligėsinė e lindi tradhtinė.

16 Hapi gropėn dhe e thelloi:

ai vetė bie nė gropėn qė ēel.

17 Shpirtligėsia e tij do tė bjerė mbi kokė tė tij,

dhuna e tij do t’i bjerė nė majė tė kokės sė tij!

18 E unė do ta lavdėroj Zotin, sepse ėshtė i drejtė,

lavde do t’i kėndoj Emrit tė tė Lartit Zot.

PSALMI 8

Bujaria e Krijuesit e fuqia e Emrit tė tij

1 Mjeshtrit tė korit. Nė mėnyrė kėndimi me “Shtrydhės...” Psalm. I Davidit.

2 O Zot, Zoti ynė,

sa i mrekullueshėm ėshtė Emri yt mbi mbarė dheun!

Me madhėri e tejkalon edhe qiellin!

3 Prej gojės sė ferishteve e tė foshnjave

lavdinė e bėre gati kundėr armiqve

qė t’i bėsh tė heshtin armiq e kryengritės.

4 Kur e sodis qiellin ‑ veprėn e gishtave tė tu,

hėnėn e yjet qė ti i vendose,

5 ēka ėshtė atėherė njeriu qė ta kujtosh,

biri i Adamit qė tė pėrkujdesesh pėr tė?

6 E pra, e bėre pak mė tė vogėl se engjėjt,

e kurorėzove me lavdi e shkėlqim,

7 i dhe pushtet mbi veprat e duarve tė tua.

Gjithēka vure nėn kėmbėt e tija:

8 delet e kafshėt tė gjitha,

pėr mė tepėr edhe egėrsirat e fushės,

9 shpėndėt e ajrit dhe peshqit e detit,

tė gjitha qė pėrshkojnė udhėt e detit!

10 O Zot, Zoti ynė,

sa i mrekullueshėm ėshtė Emri yt mbi mbarė dheun!

PSALMI 9

Hyji i pėrul keqbėrėsit e shpėton tė pėrvuajturit

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas kėndimit: “Vdis pėr djalė...” Psalm. I Davidit.

Alef

2 Tė lavdėroj, o Zot, me gjithė zemrėn time,

i shpall tė gjitha mrekullitė e tua.

3 Gėzohem dhe galdoj nė ty,

i kėndoj Emrit tėnd, o i Larti Zot!

Bet

4 Armiqtė e mi u kthyen prapazi,

ranė pėrdhe e sharruan ndėr syte e tu,

5 sepse ti u kujdesove pėr tė drejtėn e ēėshtjen time,

ti ndenje mbi fron, Gjykatės i drejtė!

Gimel

6 Ti i qortove paganėt, e shove tė pabesin,

emrin e tyre e zhduke pėr jetė tė jetės!

7 Armiqtė sharruan ‑ rrėnojė e pėrhershme,

gėrmadha ua bėre qytetet, mbaroi kujtimi i tyre me ta.

He

8 Zoti sundon nė jetė tė jetės,

e vendosi fronin e vet tė gjykojė;

9 Ai vetė me drejtėsi gjykon mbarė botėn,

ua jep popujve dėnimin e drejtė.

Vau

10 Zoti ėshtė strehimi i tė salvuarit,

vend i sigurt pėr ditė tė vėshtira.

11 Le tė shpresojnė nė ty ata qė e njohin Emrin tėnd,

sepse ti s’i lėshon dore ata qė tė kėrkojnė ty, o Zot.

Zain

12 Kėndoni Zotit qė banon nė Sion,

kumtoni ndėr popuj mrekullitė e tija!

13 Sepse si ndėshkues gjakėsorėsh nė mend i bie pėr ta,

e britmėn e skamnorit nuk e qet nė harresė.

Het

14 Ki mėshirė pėr mua, o Zot,

shihe mjerimin tim ku mė hodhėn armiqtė e mi,

mė shpėto prej derės sė vdekjes

15 pėr t’i shpallur tė gjitha lavditė e tua

para dyerve tė qytetit Sion

i gėzuar pėr shėlbimin tėnd.

Tet

16 U plandosėn paganėt nė atė gropė qė vetė hapėn,

kėmba e tyre u zu nė atė lak qė vetė vunė,

17 Zoti e dėftoi veten e ēoi nė vend tė drejtėn,

mėkatari u ngatėrrua nė veprat e duarve tė veta!

Jod

18 Le tė kthehen mėkatarėt nė Nėntokė,

tė gjithė paganėt qė e harrojnė Emrin e Hyjit!

Kaf

19 Sepse skamnori nuk do tė harrohet pėr amshim,

shpresa e varfanjakut nuk do tė mbarojė askurrė.

20 Zgjohu, o Zot, tė mos mbizotėrojė njeriu,

para teje le tė gjykohen paganėt!

21 Mbushi me frikė e tmerr, o Zot,

le ta dinė paganėt se janė vetėm njerėz.

PSALMI 10 /Vg 9, 22‑39/

Lamed

1 Pėrse, o Zot, qėndron larg,

pėrse fshihesh nė ditė tė vėshtirė?

2 Me madhėshti i patenzoni po e pėrndjek skamnorin:

le tė zihet krenari nė dhelpėrinė qė sheston!

3 I pabesi mburret me dėshirat e shpirtit tė vet,

lakmuesi shan Hyjin me pėrbuzje.

Nun

4 Me krenarinė e vet mėkatari e pėrbuz Zotin:

“S’kėrkon pėrgjegjėsi! Perėndi nuk ka”!

5 Ja, gjithēka ai mendon!

Dhe prapė, udhėt e tija janė plot suksese,

gjyqet e tua janė tepėr lart pėr tė,

tė gjithė kundėrshtarėt e vet i bėn asgjė.

6 Nė mendjen e vet thotė: “Nuk do tė bie poshtė,

brez pas brezi e keqe s’do tė mė gjejė”!

Fe

7 Goja e tij ėshtė plot shpifje, dredhi e gėnjeshtra,

nėn gjuhėn e tij vuajtje e poshtėrsi!

8 Rri nė pritė ndėr fshatra,

nė fshehtėsi e vret tė pafajshmin.

Sade

9 Me sy e vrojton tė vobektin,

nė pritė porsi luani, i fshehur mirė nė strofull,

pėrgjon pėr ta rrėmbyer tė varfrin:

e rrėmben tė varfrin duke e qitur nė lak.

10 Sulet, struket nė pritė

e dhunės sė tij tė mjerėt i bėhen pre.

11 Tha nė zemėr tė vet: “Hyji harron,

ai nuk shikon, askėnd nuk sheh”!

Kof

12 Ngrihu, o Zot, lartėsoje dorėn tėnde, o Hyj,

mos i qit nė harresė tė mjerėt!

13 Pėrse i patenzoni ta pėrbuzė Hyjin?

Sepse ai tha nė zemrėn e vet: “Nuk do tė ndėshkosh”.

Res

14 E pra, ti sheh, ti shikon mjerimin e vėshtirėsinė,

me dorėn tėnde i peshon:

nė ty mbėshtetet i mjeri,

ti ia jep bonjakut sigurinė.

Sin

15 Copėtoje krahun e dhunuesit e tė keqbėrėsit:

kėrkoje fajin e tij derisa ta zhdukėsh prej faqes sė dheut.

16 Zoti ėshtė mbret nė shekuj tė shekujve:

do tė zhduken paganėt prej dheut tė tij.

Tau

17 Vėshtroji, o Zot, dėshirat e tė mjerit,

forcoja zemrėn, ti prirja veshin,

18 pėr t’i dhėnė tė drejtėn bonjakut e tė salvuarit,

qė njeriu ‑ pluhur e dhe ‑ tmerr kujt mė tė mos i shtjerė!

PSALMI 11/10/

Shpresa e tė drejtit

1 Pėr mjeshtrin e korit. I Davidit.

Jam ndore tė Zotit!

Pėrse atėherė i thoni shpirtit tim:

“Fluturo si shpend nė mal!

2 Ja, keqbėrėsit harkun e shtrėnguan,

mbi kordė shigjetėn vendosėn

pėr t’i shigjetuar fshehtas tė drejtėt.

3 Kur themelet janė tė luhatura,

ēfarė mund tė bėjė i drejti”?

4 Zoti ėshtė nė Tempullin e vet tė shenjtė,

Zoti fronin e ka nė qiell.

Sytė e tij vėzhgojnė tė vobektin,

qerpikėt e tij shqyrtojnė bijtė e njerėzve.

5 Zoti shqyrton tė drejtin e tė paudhin,

ai e urren atė qė e do paudhėsinė.

6 Mbi mėkatarė do tė bėjė tė bjerė prush:

zjarr, sulfur e stuhi ėshtė pjesa e trashėgimit tė tyre.

7 Zoti ėshtė i drejtė e drejtėsinė e ka pėr zemėr:

tė drejtėt do ta shikojnė fytyrėn e tij.

PSALMI 12 /11/

Kundėr botės gėnjeshtare

1 Mjeshtrit tė korit. Nė oktavė. Psalm. I Davidit.

2 Mė shpėto, o Zot, se e pati shenjti,

sepse ndėr bijtė e njerėzve u pakėsuan bėsnikėt!

3 Tė gjithė po e gėnjejnė tė afėrmin e vet:

flasin me buzė shtiracake, me zemėr tė paēiltėr.

4 Thaji o Zot, tė gjitha buzėt shtiracake,

edhe gjuhėn qė flet fjalė tė mėdha!

5 Ata thonė: “Fuqia jonė ėshtė gjuha,

buzėt tona janė tonat!

Kush ėshtė zotėria ynė”?

6 “Pėr shkak tė mjerimit tė tė varfėrve,

pėr shkak tė klithmės sė tė ndrydhurve

tani do tė ngrihem ‑ thotė Zoti ‑

e do ta shpėtoj atė qė e pėrbuzin”.

7 Fjalėt e Zotit janė tė pastra:

argjend i pastruar nė zjarr, i ndarė nga balta,

i pastruar shtatė herė!

8 Por ti, o Zot na ruaj,

na mbro pėrherė prej kėsaj breznie tė mbrapshtė

9 e atėherė le tė sillen rreth nesh keqbėrėsit,

le tė rritet, nė dashtė, fundėrria e njerėzve!

PSALMI 13 /12/

Klithma me shpresė

1 Pėr mjeshtrin e korit. Psalm. I Davidit.

2 E deri kur, o Zot, do tė mė harrosh krejtėsisht?

Deri kur do ta fshehėsh fytyrėn tėnde prej meje?

3 Deri kur do tė shqetėsohem nė shpirt,

nė zemrėn time do tė kem trishtim pėr ēdo ditė?

Deri kur armiku do tė mė rrijė shqipe mbi kokė?

4 Shih e mė ndihmo, o Zot, Hyji im!

Ndriti sytė e mi qė tė mos mė kapė gjumi i vdekjes,

5 tė mos thotė armiku: “Ngadhėnjeva mbi tė!”,

qė tė mos gėzohen salvuesit nėse rrėzohem ndonjėherė.

6 Por unė jam i sigurt nė dashurinė tėnde,

le tė galdojė shpirti im nė shpėtimin tėnd!

Do t’i kėndoj Zotit, Bamirėsit tim!

PSALMI 14 /13/

Njeriu qė s’beson nė Hyjin

1 Mjeshtrit tė korit. I Davidit.

Tha i marri nė zemrėn e vet: “Nuk ka Perėndi!”

U prishėn tė gjithė, veprat e tyre tė urryeshme,

s’ka mė njerėz tė ndershėm!

2 Prej qiellit Zoti vėren

drejt bijve tė njerėzve

qė tė shohė nė ka ndonjė njeri tė menēėm,

ndonjė qė e kėrkon Hyjin.

3 Tė gjithė e lanė rrugėn,

tė gjithė sė bashku u prishėn,

s’kanė mbetur nga ata qė bėjnė mirė,

‑ s’mbeti asnjė!

4 A thua s’do tė zėnė mend ata qė bėjnė keq,

ata qė pėrpijnė popullin tim siē e hanė bukėn?

Nuk e thėrrasin nė ndihmė Emrin e Zotit,

5 pra, njė ditė do tė dridhen prej tmerrit,

sepse Hyji ėshtė me brezninė e tė drejtėve.

6 Dėshironi ndoshta ta ēoni kotsynimin e tė mjerit?

Dijeni veē se Zoti ėshtė strehimi i tij.

7 Izraelit i ardhtė shėlbimi prej Sionit!

Kur ta kthejė Zoti popullin e vet nga robėria,

seē do tė gėzojė Jakobi, seē do tė galdojė Izraeli!

PSALMI 15 /14/

Miku i Zotit

1 Psalm. I Davidit.

O Zot, e kush do tė guxojė tė hyjė nė tendėn tėnde?

Kush do tė guxojė tė banojė nė malin tėnd tė shenjtė?

2 Vetėm ai qė jeton me nder,

qė vepron me drejtėsi

e prej zemrės flet tė vėrtetėn,

3 qė s’i shpifet kujt me fjalė,

qė tė afėrmin s’e dėmton,

qė shokun nuk e ēnderon:

4 ai qė keqbėrėsin e mban pėr asgjė

e i ēmon ata qė e druajnė Zotin,

ai qė i pėrbehet dashamirit tė vet

dhe ia mban fjalėn,

5 nuk jep tė holla me kamatė

e nuk merr ryshfet kundėr tė pafajshmit.

Kush vepron kėshtu

kurrė e pėr kėtė jetė nuk do tė luhatet.

PSALMI 16 /15/

Zoti pjesa e trashėgimit tim

1 Miktam. I Davidit.

Mė ruaj, o Hyj, sepse tė kam rėnė ndore!

2 I thashė Zotit: “Ti je Zoti im,

tjetėr tė mirė nuk kam veē teje”!

3 Pėr shenjtėrit qė janė pėrmbi tokė, njerėz bujarė,

po pėrvėlohem krejtėsisht prej dėshirės!

4 I shumojnė tė zezat e veta

ata qė shkojnė pas zotave tė huaj.

Unė nuk do t’u flijoj fli njomjeje gjakrash,

buzėt e mia nuk do t’ua pėrmendin emrat.

5 Zoti ėshtė pjesa e trashėgimit tim dhe gota,

nė dorėn tėnde ėshtė fati im!

6 Shorti mė ra nė mė tė mirėn tokė:

pjesa e trashėgimit tim mė pėlqen shumė!

7 E bekoj Zotin qė mė dha kuptim,

edhe natėn veshkat e mia mė mėsojnė.

8 Zotin e kam gjithmonė para sysh,

mė rri nė tė djathtė, nuk kam sesi tė rrėzohem!

9 Prandaj galdon zemra ime, gėzon shpirti im,

mbarė trupi im pushon nė qetėsi.

10 S’do tė ma lėsh shpirtin nė Nėntokė,

as s’do tė lejosh qė Shenjti yt tė kalbet nė dhe.

11 Ti do tė ma tregosh udhėn e jetės,

gėzimin e plotė para fytyrės sate,

kėnaqjen e amshueshme nė tė djathtėn tėnde.

PSALMI 17 /16/

Lutja e tė pafajshmit

1 Lutja. E Davidit

Dėgjoje, o Zot, ēėshtjen time tė drejtė,

vėshtroje lutjen time,

Vėri vesh lutjes sime

qė del nga buzėt joshtiracake.

2 Prej teje le tė mė vijė vendimi gjykues,

sepse vetėm sytė e tu shikojnė tė drejtėn.

3 Sprovoje zemrėn time, vėreje atė natėn,

mė sprovo me zjarr: nė mua nuk do tė gjesh padrejtėsi.

4 Goja ime s’gabon siē veprojnė njerėzit,

nė saje tė fjalėve tė buzėve tė tua iu shmanga udhės sė tė dhunshmit.

5 Mbaj hapat e mi brenda shtigjeve tė tua,

qė kėmbėt tė mos mė marrakoten.

6 Nė ndihmė tė thėrras ty, o Hyj, e mė vėshtro,

ma prir veshin tėnd e dėgjo fjalėt e mia,

7 madhėroje mbi mua dashurinė tėnde,

ti qė i shpėton nga armiku

ata qė shpresojnė nė tė djathtėn tėnde.

8 Mė ruaj porsi beben e syrit,

mė fsheh nėn hijen e krahėve tė tu,

9 prej syve tė tė pabesėve qė po mė pėrndjekin.

Armiqtė e mi tė tėrbuar po mė rrethojnė gjithkah,

10 nga zemra e padhimbshme

goja u flet krenari.

11 Ja, po mė afrohen tani po mė rrethojnė

m’i ngulėn sytė pėr tė mė pėrplasur pėr tokė.

12 Tė ngjashėm me luanin tė gatshėm pėr pre,

me zogun e luanit qė rri gati nė pritė.

13 Ngrihu, o Zot, dili para, pėrplase pėrdhe,

me shpatėn tėnde ma shpėto jetėn prej tė paudhit!

14 Prej vdekatarėve nga dora jote, o Zot,

prej vdekatarėve qė s’kanė pjesė nė jėtė.

Mbushjua, ani, me tė mirat e tua barkun,

le tė ngopen edhe fėmijėt e tyre

e le tė teprojė edhe pėr foshnjat e tyre!

15 E unė nė pafajėsi do ta shikoj fytyrėn tėnde,

e njė ditė, kur tė zgjohem, do tė kėnaqem me praninė tėnde.

PSALMI 18 /17/

Kėngė falėnderimi e mbretit

1 Mjeshtrit tė korit. E shėrbėtorit tė Zotit, Davidit, qė ia drejtoi Zotit fjalėt e kėsaj kėnge, kur Zoti e kishte shpėtuar nga pushteti i tė gjithė armiqve tė tij 2 dhe nga dora e Saulit. Ai tha:

Tė dua, o Zot, fuqia ime!

3 Ti, o Zot, je Qeta ime, Kėshtjella ime, Streha ime, Shpėtimtari im!

Perėndia im, Ndihmėtari im, nė Tė shpresoj!

Ai ėshtė Mbrojtėsi im, fuqia e shpėtimit tim, ndorja ime!

4 Nė ndihmė do ta thėrras Zotin tejet tė lavdishėm,

dhe do tė shpėtoj nga armiqtė e mi.

5 Mė rrethuan valėt e vdekjes,

mė tmerruan pėrrenjtė e Belialit,

6 mė lidhėn leqet e Nėntokės,

po mė shtrėngonin prangat e vdekjes:

7 atėherė nė ngushtimin tim, ndore i rashė Zotit,

kushtrim i lėshova Hyjit tim:

nga Tempulli i vet dėgjoi zėrin tim,

britma ime i mbėrriti pėrpara nė veshėt e tij!

8 Toka u trand edhe u tund,

u lėkundėn themelet e maleve,

vendit u shkundėn, sepse Ai u zemėrua!

9 Nėpėr vrima tė hundės tym ngufoi,

prej gojės zjarr e flakė buēiti,

prush i gjallė prej tij flakėroi!

10 I uli qiejt, poshtė zbriti,

nėn kėmbė re tė murrme!

11 Kaluar mbi kerubin fluturoi,

lundroi mbi krahėt e erėrave!

12 Si me vel me errėsirė u mbėshtoll,

tenda e tij ‑ errėsirė uji, re pėrmbi re,

13 para fytyrės sė tij zhdukeshin retė

me breshėr e prush tė gjallė!

14 Gjėmat e motit qiellit gjėmuan:

i Tejetlarti bėri t’i dėgjohej zėri:

breshėr e prush zjarri!

15 I lėshoi shigjetat dhe i shpėrndau ata,

i lėshoi rrufetė dhe i tmerroi ata.

16 Atėherė u dukėn burimet e ujėrave,

u zbuluan themelet e rruzullit

prej qortimit tėnd, o Zot,

prej erės sė frymės tė hidhėrimit tėnd.

17 Shtriu dorėn prej majės e mė mori,

mė nxori nga ujėrat e shumta,

18 mė shpėtoi nga armiku i fortė,

prej atyre qė mė urrenin,

qė ishin mė tė fortė se unė.

19 Mė sulmuan nė ditėn mė tė keqe,

por Zotin e pata krah,

20 Ai mė qiti nė vendin e shpėtimit,

mė shpėtoi sepse mė kishte pėr zemėr.

21 Zoti mė shpagoi sipas drejtėsisė sime,

mė shpėrbleu sipas pastėrtisė sė duarve tė mia,

22 sepse unė i mbajta udhėt e Zotit,

nuk u largova prej Hyjit tim.

23 Tė gjitha gjyqet e tija i kam para sysh,

dhe urdhėrimet e tija nuk i largova prej meje.

24 Jam i pastėr para syve tė tij,

sepse ruhem vazhdimisht prej mėkatit.

25 Zoti mė shpėrbleu sipas drejtėsisė sime,

sepse e pa pastėrtinė e duarve tė mia.

26 Ti je i mirė me njeriun e mirė,

me tė pafajshmin je i pafajshėm,

27 me tė mbrapshtin ti je i zgjuar.

28 Ti e shpėton popullin e pėrvuajtur,

e krenarėt i bėn t’i ulin sytė.

29 O Zot, ti e ndez dritėzėn time,

ti, o Hyj, e ndriēon terrin tim.

30 Me ty do t’i sulmoj turmat e armiqve,

me ndihmėn e Hyjit tim do t’i kapėrcej muret.

31 Udha e Perėndisė ėshtė krejtėsisht e pastėr,

fjala e Zotit ėshtė e sprovuar me zjarr:

Ai ėshtė Mbrojtėsi i tė gjithė atyre qė shpresojnė nė tė.

32 Sepse kush tjetėr ėshtė Hyj pėrveē Zotit?

Kush tjetėr Qetė shpėtimi pėrveē Hyjit tonė?

33 Hyji qė mė ngjesh me fuqi,

qė e bėn udhėn time tė pastėr.

34 Ai m’i dha kėmbėt e shpejta si tė drerėve,

ai mė vendosi mbi bjeshkėt e larta.

35 Ai m’i ushtron duart pėr luftim

e krahėt e mi pėr tė pėrdorur harkun e bronztė.

36 Ti ma dhe mburojėn e shpėtimit tėnd,

e djathta jote mė ndihmoi,

mirėsia jote mė rriti.

37 Ti i zgjeron hapat e mi nėn mua

e kėmbėt e mia mė nuk mė merren.

38 I ndiqja armiqtė e mi e i zija,

mbrapa nuk ktheja derisa i shfarosja.

39 I dėrrmoja e nė kėmbė s’mund tė qėndronin,

rrėzoheshin nėn kėmbėt e mia.

40 Ti mė ngjeshe mė fuqi pėr luftė,

kurse armiqtė e mi i vure nėn mua.

41 Armiqtė e mi i bėre tė mė kthejnė shpinėn,

kurse ata qė mė urrejnė i shpėrndave.

42 Dhanė kushtrimin, por askush s’i shpėtoi,

thirrėn edhe Zotin ‑ por ai s’u pėrgjigj.

43 I grimcova porsi pluhurin para erės,

i shkela porsi baltėn e rrugės.

44 Ti mė shpėtove nga kundėrshtimi i popullit tim,

prijės mė bėre ndėr popuj paganė:

mė shėrbeu populli qė as nuk e njihja!

45 Fjalėn time e dėgjojnė me poni,

bijve tė huaj u duhet tė mė pėrkėdhelin,

46 para meje tė huajt tremben,

u dridhėn nė strehimet e veta.

47 Ėshtė Zoti! Qoftė bekuar Qeta e strehimit tim!

Qoftė madhėruar Hyji, Shpėtimtari im!

48 Hyji qė ma bėn tė mundshme tė shpaguhem!

Ti i shtron popujt nėn mua,

ti qė mė liron prej armiqve tė mi tė hidhur,

49 ti mė lartėson pėrmbi kundėrshtarėt e mi,

ti mė shpėton prej njeriut tė dhunshėm.

50 Prandaj, o Zot, do tė tė lavdėroj ndėr paganė,

himne gėzimi do t’i kėndoj Emrit tėnd!

51 Zoti ia shumon fitoret mbretit tė vet,

e pėrkrah tė shuguruarin e vet,

Davidin e pasardhėsit e tij deri nė amshim!

PSALMI 19 /18/

Zoti Dielli i drejtėsisė

1 Mjeshtrit tė korit. Psalm. I Davidit.

2 Qiejt e shpallin lavdinė e Hyjit,

kupa qiellore kumton veprat e duarve tė tij!

3 Dita ditės ia pėrsėrit kėtė gjė

e nata natės ia sjell kėtė tė vėrtetė.

4 E, pra, nuk ėshtė fjalė as zhumhur tė tė foluri,

po as zė qė do tė mund tė dėgjohet,

5 megjithėse nėpėr tokė i shpėrndahet jehona,

diēka si fjalė arrin deri nė skaj tė botės!

6 Diellit nė to ia ngrehu tendėn:

del dielli si dhėndėr nga dhoma martesore,

thua vigani pash mė pash i bie sheshit!

7 Nė njėrin skaj tė qiellit lindjen e ka,

udha e tij kapet nė skajin tjetėr,

asgjė s’mund t’u fshihet rrezeve djegėse tė tija.

8 I pėrsosur ėshtė Ligji i Zotit,

shpirtin pėrtėrin;

pėr t’u besuar ėshtė Dėshmia e Zotit,

tė miturve u jep dijen.

9 Urdhėrimet e Zotit janė tė drejta,

kėnaqin zemrėn;

urdhri i Zotit ėshtė i qartė,

dritė u jep syve.

10 E panjollė ėshtė frika e Zotit,

nuk ndėrron nė shekuj tė shekujve;

gjyqet e Zotit janė tė vėrteta,

tė gjitha njėsoj tė drejta.

11 Mė tė ēmueshme se ari,

se mė i pastri ar,

mė tė ėmbla se mjalti,

se hoja qė rrjedh mjaltė.

12 Shėrbėtori yt me kujdes i mėson:

t’i mbash ato ėshtė fitore e madhe.

13 Porse kush i heton gabimet?

Mė pastro, o Zot, prej mėkateve tė fshehta,

14 ruaje shėrbėtorin tėnd, o Zot, prej krenarisė

qė tė mos mė zotėrojė ajo,

atėherė do tė jem i patėmetė,

i pastėr krejtėsisht prej mėkatit tė madh.

15 Tė pėlqefshin, o Zot, fjalėt e gojės sime,

edhe mendimi i zemrės sime para teje,

o Zot, Ndihmėsi im e Shėlbuesi im!

PSALMI 20 /19/

Lutje pėr mbretin

1 Mjeshtrit tė korit. Psalm. I Davidit.

2 Tė dėgjoftė Zoti nė ditė tė vėshtirė,

zot tė daltė Emri i Hyjit tė Jakobit!

3 Ta ēoftė ndihmėn prej Shenjtėrores

e tė mbroftė nga Sioni!

4 i rėntė nė mend pėr tė gjitha flitė e tua,

u kėnaqtė nė flinė tėnde tė shkrumbimit!

5 I plotėsoftė tė gjitha dėshirat e tua,

i ēoftė nė vend tė gjitha synimet e tua!

6 U gėzofshim pėr ngadhėnjimin tėnd,

lart i ngritshim flamujt pėr nder tė Emrit tė Hyjit!

I plotėsoftė Zoti tė gjitha kėrkesat e tua!

7 Tani po e di se Zoti e shpėton tė shuguruarin e vet,

e dėgjon nga qielli i vet i shenjtė

me fuqi ngadhėnjyese tė sė djathtės sė vet.

8 Disa mburren me qerre e disa me kuaj:

ne nė Emėr tė Zotit, Hyjit tonė, jemi tė fortė.

9 Ata rrėshqitėn dhe u rrėzuan,

ne qėndrojmė drejt, tė pathyeshėm.

10 O Zot, shpėtoje mbretin tonė,

na dėgjo kur tė tė thėrrasim nė ndihmė.

PSALMI 21 /20/

Falenderim pėr kurorėzimin e mbretit

1 Mjeshtrit tė korit. Psalm. I Davidit.

2 O Zot, mbreti gėzohet nė saje tė fuqisė sate,

plot hare e mbush shpėtimi yt.

3 Ti ia plotėsove dėshirėn e zemrės sė tij,

nuk i pėrbuze lutjet e buzėve tė tija.

4 Qė mė parė i dhe bekime tė mėdha:

mbi kokė i vure kurorė ari tė kulluar.

5 T’u lut pėr jetė e ti i dhe

ditė tė shumta ‑ nė jetė tė jetės.

6 E madhe ėshtė lavdia e tij nė shpėtimin tėnd:

e stolise me madhėri e me shkėlqim.

7 Ti e bėre bekim pėrgjithmonė,

e kėnaqe me gėzim nė praninė tėnde.

8 Sepse mbreti shpresėn e ka nė Zotin,

nė saje tė besnikėrisė sė tė Lartit Zot s’do tė trandet.

9 Dora jote do t’i mbėrrijė tė gjithė armiqtė e tu,

e djathta jote do t’i gjejė ata qė tė urrejnė.

10 Ditėn qė tė dėftohesh furrė zjarri do t’i bėsh,

Zoti do t’i pėrpijė nė zemėrimin e vet,

zjarri do t’i pėrlajė.

11 Farėn e tyre do ta zhdukėsh nga dheu,

farėn e tyre do ta zhdukėsh prej mesit tė njerėzve.

12 Kanė menduar tė ta bėjnė tė keqen,

bėnė trillime: por s’do t’ia dalin.

13 Ti ke pėr t’i vėnė nė tė ikur,

harkun tėnd do ta drejtosh nė ta.

14 Ngrihu, o Zot, me fuqinė tėnde,

e ne do tė kėndojmė e do tė vallėzojmė pėr ngadhėnjimin tėnd.

PSALMI 22 /21/

Vuajtjet dhe shpresat e tė drejtit

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Shuta nė agim”. Psalm.

I Davidit.

2 O Hyj, Hyji im, pse hoqe dorė prej meje?

Larg nga Shėlbimi im fjalėt e dėnesės sime!

3 Hyji im, kėrkoj ndihmė ditėn e ti nuk mė pėrgjigjesh,

qes kushtrimin natėn e nuk gjej pushim.

4 E, pra, ti je Shenjti

qė banon nė lavditė e Izraelit.

5 Nė ty shpresuan etėrit tanė,

shpresuan e ti i shpėtove!

6 Ty tė thirrrėn nė ndihmė e gjetėn shpėtim,

nė ty e vunė shpresėn e nuk u turpėruan!

7 Vėrtet unė jam krimb e jo njeri,

turpėsi e njerėzve, pėrbuzje e popullit.

8 Gjithkush mė shikon, mė pėrqesh,

shtrembėrojnė buzėt, luajnė me kokė:

9 “Shpresoi nė Zotin: le ta lirojė,

le ta shpėtojė sepse i pėlqen Atij!”

10 E, pra, ti mė nxore nga kraharori i nėnės,

ti mė bėje tė sigurt nė prehrin e nėnės sime.

11 Nė ndoren tėnde jam qė nga kraharori i nėnės,

qė kur mė mbante nėna, ti je Hyji im.

12 Mos qėndro larg meje

sepse rreziku ėshtė afėr

e s’kam tjetėrkėnd qė tė mė ndihmojė.

13 Mė rrethuan dema tė shumtė,

mėzetėrit e Basanit mė qarkuan,

14 pėrmnershėm e hapin gojėn e vet nė mua

si luani qė shqyen e ulėrin.

15 Si uji u derdha,

m’u zbėrthyen eshtrat,

m’u bė zemra porsi dylli,

shkrihet brenda kraharorit tim;

16 porsi tjegull m’u tha qiellza,

gjuha mė ngjitet pėr gurmaz:

e ti mė hodhe nė pluhurin e vdekjes.

17 Mė rrethuan qen me shumicė,

turmė keqbėrėsish mė rrethuan gjithkah.

M’i shporuan duart e kėmbėt

18 mund t’i numėroj tė gjithė eshtrat e mi,

e kėta mė shikojnė e nuk m’i ndajnė sytė.

19 Petkat e mia ndėr vete i ndajnė

e mbi petkun tim qesin short.

20 Por ti, o Zot, mos rri larg meje,

fuqia ime shpejto tė mė ndihmosh!

21 Ma shpėto jetėn prej shpatės,

prej dorės sė qenit tė vetmen tė mirė qė kam!

22 Mė shpėto prej gojės sė luanit,

prej brirėve tė buajve tė egėr mua tė gjorin.

23 E unė do t’ua shpall vėllezėrve Emrin tėnd,

do tė tė lavdėroj nė kuvendin e dheut:

24 “Ju qė e druani Zotin, lėvdojeni atė,

mbarė fara e Jakobit, lėvdojeni atė!

Tė gjithė pasardhėsit e Izraelit, nderojeni atė,

25 sepse nuk e pėrbuzi as s’e qiti nė harresė mjerimin e skamnorit,

nuk e fshehu fytyrėn e vet prej tij,

por, kur i kėrkoi ndihmė, e dėgjoi”.

26 Prandaj do tė tė lėvdoj nė kuvendin e dheut,

ndėr sy tė besimtarėve tė tu do t’i kryej kushtet.

27 Do tė hanė skamnorėt e do tė ngihen,

do ta lavdėrojnė Zotin ata qė e kėrkojnė:

‘Rroftė zemra e tyre pėr amshim!’

28 Do tė kujtohen e do tė kthehen te Zoti

mbarė skajet e tokės,

do tė adhurojnė para tij mbarė familjet e kombeve.

29 Sepse Zoti ėshtė mbret! Ai i sundon kombet!

30 Atė, vetėm atė do ta adhurojnė

tė gjithė ata qė pushojnė nėn dhe,

para tij do tė pėrmbysen tė gjithė ata qė kthehen nė pluhur.

Kurse shpirti im pėr tė do tė jetojė,

31 nė shėrbim tė tij do tė jetė fara ime,

breznisė sė ardhshme do t’i tregohet pėr Zotin,

32 pėr drejtėsinė e tij do t’i tregohet popullit qė vjen:

“Kėshtu bėri Zoti”!

PSALMI 23 /22/

Bariu i mirė

1 Psalm. I Davidit.

Zoti ėshtė bariu im,

asgjė nuk mė mungon.

2 Mė pushon kullotave tė gjelbra,

mė prin nė ujėra tė qeta,

3 shpirtin ma pėrtėrin.

Ai mė prin shtigjeve tė drejta

nė saje tė dashurisė sė Emrit tė vet.

4 Po edhe nė kalofsha nėpėr luginėn e hijes sė vdekjes,

s’trembem nga e keqja

sepse ti je me mua:

thupra jote dhe kėrraba

pėr mua janė ngushėllim.

5 Ti ma shtron tryezėn pėrpara

ndėr sy tė armiqve tė mi,

me vaj erėmirė kokėn ma lyen,

gotėn ma mbush plot e pėrplot.

6 Hiri dhe mirėsia do tė mė pėrcjellin

nė tė gjitha ditėt e jetės sime,

do tė banoj nė shtėpinė e Zotit

derisa tė jem gjallė.

PSALMI 24 /23/

Liturgjia e hyrjes nė Shenjtėrore

1 Psalm. I Davidit.

E Zotit ėshtė toka dhe gjithēka ajo ka,

rruzulli mbarė e tė gjithė banorėt e tij.

2 Ai vetė e themeloi mbi dete,

dhe e bėri tė qėndrueshme mbi lumenj.

3 Kush do tė ngjitet mbi malin e Zotit

e kush do tė qėndrojė nė vendin e tij tė shenjtė?

4 Ai qė duart i ka tė pafajshme e zemrėn tė pastėr,

ai qė nuk e drejtoi shpirtin e vet nė kotėsi,

ai qė nuk betohet nė gėnjeshtėr.

5 Ky do ta marrė bekimin prej Zotit,

shfajėsimin e Hyjit, Shėlbuesit tė vet.

6 E tillė ėshtė breznia e atyre qė kėrkojnė Zotin,

e atyre qė kėrkojnė fytyrėn e Hyjit tė Jakobit.

7 “Lartėsoni, o dyer, ballnikėt tuaj!

Lartėsohuni, o dyer tė amshueshme,

qė tė hyjė Mbreti i lavdisė”!

8 Kush ėshtė ky Mbreti i lavdisė?

Zoti, i Forti, Ngadhėnjyesi!

Zoti, Ngadhėnjyes nė luftė!

9 Lartėsoni, o dyer, ballnikėt tuaj,

lartėsohuni, o dyer tė amshueshme,

qė tė hyjė Mbreti i lavdisė!

10 “E kush ėshtė ky Mbreti i lavdisė?

Ai, Zoti i Ushtrive,

ai vetė ėshtė Mbreti i lavdisė”!

PSALMI 25 /24/

Lutja nė rast rreziku

1 Davidit.

Alef

Te ti, o Zot, e lartėsoj shpirtin tim!

Bet

2 Hyji im, nė ty shpresoj: mos lejo tė turpėrohem!

Tė mos ngihen nė mua armiqtė e mi,

Gimel

3 dhe askush qė shpreson nė ty mos u turpėroftė!

Turpi i mbuloftė ata qė pėr asgjė tradhtojnė.

Dalet

4 Bėj t’i njoh, o Zot, udhėt e tua

e m’i mėso shtigjet e tua.

He

5 Mė drejto me tė vėrtetėn tėnde dhe mė mėso,

sepse ti je Hyji im, Shėlbuesi im,

Vau

nė ty shpresoj gjithmonė.

Zain

6 Tė tė bien nė mend mėshirat e tua, o Zot,

dhe dashuria jote qė ėshtė e amshueshme.

Het

7 Mos i kujto fajet e rinisė sime e paudhėsitė:

tė tė bie nė mend pėr mua sipas dashurisė sate

‑ pėr hir tė mirėsisė sate, o Zot.

Tet

8 I ėmbėl e i drejtė ėshtė Zoti,

mėkatarėt i kthen nė udhė tė drejtė,

Jod

9 tė pėrvuajtėve u prin nė drejtėsi,

tė butėve ua mėson udhėn e vet.

Kaf

10 Tė gjitha udhėt e Zotit janė mėshirė dhe e vėrtetė

pėr ata qė mbajnė Besėlidhjen e tij e urdhėrimet.

Lamed

11 Pashė Emrin tėnd, o Zot,

ma fal mėkatin: njėmend ėshtė i madh.

Mem

12 A ka njeri qė e druan Zotin?

Vetė Zoti ia mėson udhėn qė duhet tė marrė.

Nun

13 Ai do ta kalojė jetėn nė mirėqenie,

pasardhėsit e tij do ta trashėgojnė dheun.

Sameh

14 Miqėsisht sillet Zoti me ata qė e druajnė,

pėr t’ua njoftuar Besėlidhjen e vet.

Ain

15 Sytė e mi pėrherė i drejtoj te Hyji,

sepse ai i nxjerr kėmbėt e mia prej lakut.

Fe

16 Mė shiko, o Zot, e ki dhembje pėr mua,

sepse jam i vetmuar e i mjerė.

Sade

17 Lehtėsoji dhembjet e zemrės sime

e mė nxirr nga vėshtirėsitė e mia.

Kof

18 Shihe pėrvujtėrimin tim dhe mundimin

dhe m’i fal tė gjitha fajet e mia.

Resh

19 Shikoji armiqtė e mi: se ē’u shumuan

dhe mė urrejnė me urrejtje tė tėrbuar!

Sin

20 Ruaje shpirtin tim dhe mė shpėto;

mos lejo tė turpėrohem pasi jam nė ndoren tėnde.

Tau

21 Le tė mė mbrojė pafajėsia dhe drejtėsia,

sepse nė ty e kam vėnė shpresėn.

Fe

22 Shpėtoje, o Hyj, Izraelin

prej tė gjitha vėshtirėsive tė tija.

PSALMI 26 /25/

Lutja e njeriut tė pafajshėm

1 I Davidit

Ma jep tė drejtėn, o Zot, sepse jetoj nė pafajėsi,

i mbėshtetur nė ty nuk kam se si tė ligėshtohem.

2 Mė shqyrto, o Zot, e mė vėr nė provė,

m’i pastro me zjarr veshka e zemėr!

3 Para sysh e kam dashurinė tėnde,

jetoj e veproj sipas drejtėsisė sate.

4 Nuk rri me njerėz tė kėqij

as s’bėj shoqėri me njerėz shtiracakė.

5 I urrej mbledhjet e tė paudhėve,

e me njerėz tė pabesė nuk do tė rri.

6 Nė pafajsi i laj duart e mia

e rreth i sillem lterit tėnd, o Zot,

7 pėr ta shpallur botėrisht lavdinė tėnde,

pėr t’i kumtuar tė gjitha mrekullitė e tua.

8 O Zot, e dua shtėpinė ku ti banon

dhe vendin ku qėndron Lavdia jote.

9 Mos e shoqėro shpirtin tim me atė tė mėkatarėve

as jetėn time me atė tė gjakėsorėve.

10 Nė duart e tyre ėshtė paudhėsia,

e djathta e tyre ėshtė plot dhurata.

11 E unė jetoj nė pafajėsinė time,

mė shpėrble, o Zot, e ki dhembje pėr mua.

12 Tashmė kėmba ime shkel nė udhė tė drejtė:

nė bashkime do ta bekoj Zotin.

PSALMI 27 /26/

Pėrbri Hyjit nuk ka frikė

1 I Davidit.

Zoti ėshtė drita ime dhe shpėtimi im,

kė do tė kem frikė?

Zoti ėshtė mbrojtėsi i jetės sime,

para kujt do tė dridhem?

2 Kur mė sulen keqbėrėsit

pėr tė mė ngrėnė gjallė,

kundėrshtarėve tė mi e armiqve tė mi,

ora u liget dhe rrėzohen.

3 Le tė ēohet, nė dashtė, edhe njė ushtri e tėrė

kundėr meje: zemra nuk mė trembet,

le tė shpėrthejė, nė dashtė, edhe lufta kundėr meje;

edhe atėherė jam plot shpresė.

4 Pėr njė gjė tė vetme i lutem Zotit,

vetėm atė ia kėrkoj

qė tė jetoj nė Shtėpinė e Zotit

tė gjitha ditėt e jetės sime,

qė ta shijoj kėnaqėsinė e Zotit

e ta vėrej Shtėpinė e Zotit.

5 Zoti mė fsheh nė tendėn e vet

nė ditė tė vėshtirė,

mė strehon nė vend tė fshehtė tė tendės sė vet,

mė ngre lart mbi qetė.

6 E tani e lartėsoj kokėn

mbi armiqtė e mi qė mė rrethojnė,

nė tendėn e tij do tė kushtoj fli gėzimi,

do t’i kėndoj Zotit kėngė hareje.

7 Dėgjoje, o Zot, zėrin e britmės sime,

ki mėshirė pėr mua dhe mė dėgjo!

8 Pėr ty tha zemra ime: “Kėrkojeni fytyrėn time”!

“Fytyrėn tėnde, o Zot, do ta kėrkoj”.

9 Mos e fsheh fytyrėn tėnde prej meje,

mos e dėbo me zemėrim shėrbėtorin tėnd!

Ti je ndihmėtari im, mos mė pėrbuz,

mos hiq dorė prej meje, Hyji i shpėtimit tim!

10 Im atė e nėna ime hoqėn dorė prej meje,

por Zoti mė mori ndore.

11 Ma trego, o Zot, udhėn tėnde

dhe mė drejto shtegut tė drejtė

pėr shkak tė armiqve tė mi!

12 Mos mė lėsho nė pamėshirėn e kundėrshtarėve tė mi,

sepse u ngritėn kundėr meje dėshmitarė tė rremė,

tė cilėt shfryjnė dhunė.

13 Besoj se do t’i shijoj tė mirat e Zotit

nė tokėn e tė gjallėve.

14 Shpreso nė Zotin: bėhu burrė!

Ji zemėrfortė e prite Zotin!

PSALMI 28 /27/

Lutje dhe falenderim

1 I Davidit.

Tė thėrras nė ndihmė, o Zot,

Hyji im, mos rri shurdh ndaj meje,

sepse po ndenje shurdh ndaj meje

do tė bėhem si ata qė zbresin nė varr.

2 Dėgjoje zėrin e lutjes sime

kur me afsh tė thėrras nė ndihmė,

kur i ngre duart e mia

nė drejtim tė Tempullit tėnd tė shenjtė.

3 Mos mė merr me mėkatarė

e me ata qė bėjnė tė keqen:

flasin pėr paqe me tė afėrmit e vet,

kurse nė zemėr pėrbluajnė tė keqen.

4 Shpaguaji sipas veprave tė tyre,

sipas paudhėsisė sė veprimeve tė tyre.

Shpaguaji sipas veprave tė duarve tė tyre,

jepu shpagimin si e meritojnė.

5 Ata e pėrbuzin veprimin e Zotit,

i bėjnė asgjė veprat e duarve tė tija:

pėrdhe i pėrplastė e mė mos i ngrittė!

6 Qoftė bekuar Zoti

qė e dėgjoi zėrin e lutjes sime.

7 Zoti ėshtė ndihma ime, mbrojtėsi im,

nė tė shpreson shpirti im dhe gjeta ndihmė:

zemra mė gėzohet e me kėngėn time e falenderoj.

8 Zoti ėshtė fuqia e popullit tė vet,

kėshtjellė shpėtimi pėr tė shuguruarin e vet.

9 Shpėtoje popullin tėnd e bekoje trashėgimin tėnd:

priju e ngriji deri nė amshim!

PSALMI 29 /28/

Himn pėr nder tė Zotėruesit tė stuhisė

1 Psalm. I Davidit.

Jepni Zotit, o bijtė e Hyjit,

jepni Zotit lavdinė e fuqinė!

2 Jepni Zotit nderin e Emrit tė tij,

adhurojeni Zotin nė shkėlqimin e shenjtė!

3 Dėgjo! Zoti gjėmon mbi ujėra,

Hyji i madhėrishėm gjėmon,

Zoti bubullin mbi ujėra tė mėdha!

4 Dėgjo! Zoti gjėmon fuqishėm,

Zoti gjėmon me madhėri!

5 Ja, zėri i Zotit i copėton cedrat,

Zoti i thėrmon cedrat e Libanit!

6 E bėn tė kėrcejė si viē Libanin,

Sarionin si kotorr bizoni!

7 Ja, zėri i Zotit ‑ pėrhap flakė zjarri,

8 ja, zėri i Zotit e godet shkretėtirėn,

e godet Zoti shkretėtirėn Kades!

9 A ke ē’ndien? Prej tmerrit pjellin shutat,

zėri i Zotit i shkurton pyjet!

Ndėrkaq nė Tempullin e tij tė gjithė thonė: “Lavdi”!

10 Zoti e ka fronin pėrmbi pėrmbytje,

Zoti mbretėron pėrgjithmonė e jetė!

11 Zoti i jep fuqi popullit tė vet,

Zoti e bekon popullin e vet me paqe.

PSALMI 30 /29/

Falenderim pėr shpėtim nga vdekja

1 Psalm. Kėngė nė festėn e Kushtimit tė Tempullit. E Davidit.

2 Tė madhėroj, o Zot, pse mė shpėtove

e nuk lejove tė ngihen armiqtė e mi mbi mua.

3 O Zot, Hyji im,

unė tė thirra e ti mė shėrove,

4 ti, o Zot, ma nxore shpirtin nga Nėntoka,

mė ktheve nė jetė qė tė mos zbres nė varr.

5 Kėndoni Zotit ju, o besimtarėt e tij,

falenderojeni Emrin e shenjtė tė tij!

6 Sepse njė ēast zgjat hidhėrimi i tij

e tėrė jetėn dashamirėsia e tij!

Mbrėmja vjen me lot,

e mėngjesi plot hare!

7 Kur nuk mė mungonte gjė, thosha:

“Askurrė s’do tė trandem”!

8 Mė ke vėnė, o Zot, nė majėn e malit tė sigurt,

porse, posa ma fsheh fytyrėn tėnde, frikėsohem.

9 Atėherė ty, o Zot, tė lėshoja kushtrimin,

i lutesha Hyjit tim.

10 Ē’dobi nga gjaku im

nė qoftė se zbres nė shkatėrrim?

A thua do tė tė lavdėrojė pluhuri,

e do ta kumtojė besnikėrinė tėnde?

11 Mė dėgjoi Zoti e pati mėshirė pėr mua,

Zoti u bė ndihmėtari im.

12 Ti vajin ma ktheve nė valle,

ma zhveshe grathoren time e mė ngjeshe me hare,

13 qė shpirti im tė tė kėndojė e tė mos pushojė:

“O Zot, Hyji im, do tė tė lavdėroj pėr amshim”!

PSALMI 31 /30/

Lutja nė ditė tė vėshtirėsisė

1 Mjeshtrit tė korit. Psalm. I Davidit.

2 Nė ty, o Zot, shpresoj:

mos lejo tė turpėrohem pėr amshim,

mė liro me drejtėsinė tėnde.

3 Prire drejt meje veshin tėnd,

nxito tė mė shpėtosh!

Ji pėr mua qetė shpėtimi,

kėshtjellė mbrojtjeje!

4 Sepse forca ime e strehimi im ti je:

pashė Emrin tėnd mė pri e mė sundo.

5 Mė nxirr nga rrjeta qė fshehtazi ma vunė,

sepse ti je fuqia ime.

6 Nė duar tė tua po e porosis shpirtin tim,

mė shpėrble, o Zot, Hyji besnik.

7 Ti i urren shėrbėtorėt e idhujve tė rremė,

ndėrsa unė shpresėn e kam nė Zotin.

8 Me gėzim do t’i brohoris mirėsisė sate

se ti shikove me dhimbje mbi mjerimin tim,

ti i ndihmove shpirtit tim nė ditė tė ngushtė;

9 nuk mė dorėzove nė thonjt e armiqve tė mi,

hapave tė mi u prive rrugės sė shpėtimit.

10 Ki mėshirė pėr mua, o Zot,

se ndodhem nė ngushtim tė madh!

Vuajtjet m’i ligėshtuan sytė e mi,

shpirtin edhe trupin.

11 Jeta mė sharroi nė dhembje

e vjetėt mė kaluan nė dėnesė,

fuqia mė mbaroi nga mundi

e eshtrat m’u thanė.

12 Nė sy tė armiqve tė mi u bėra tallje,

pėr fqinjė i mėrzitshėm e pėr tė njohur tmerr.

Ata qė mė shohin pėrjashta, ikin prej meje.

13 Mė harruan njerėzit porsi tė kisha vdekur,

u bėra porsi enė e thyer.

14 Dėgjo pėshpėritjet e tė shumėve: tmerr nė ēdo anė:

bėjnė mbledhje kunder meje,

pleqėrojnė si tė ma marrin jetėn.

15 E pra, o Zot, unė nė ty jam i sigurt,

unė them: “Ti je Hyji im,

16 nė duart e tua fati im”!

Mė shpėto prej duarve tė armiqve tė mi

dhe prej atyre qė mė salvojnė.

17 Kthjelloje fytyrėn tėnde ndaj shėrbėtorit tėnd:

mė shpėto me mėshirėn tėnde.

18 O Zot, unė nuk do tė turpėrohem se ty tė thirra nė ndihmė,

por u turpėrofshin keqbėrėsit

dhe u plandosshin nė Nėntokė!

19 U thafshin buzėt gėnjeshtare,

qė flasin kundėr tė drejtit ashpėr,

me krenari dhe plot pėrbuzje.

20 Oh, sa e madhe ėshtė mirėsia jote, o Zot,

tė cilėn e ruan pėr ata qė tė druajnė,

e ke pėrgatitur pėr ata qė shpresojnė nė ty

nė sy tė bijve tė Adamit.

21 Ti i fsheh nė strehėn e fytyrės sate

larg nga ngatėrresat e njerėzve,

i strehon nė Tendėn tėnde

larg nga gjuhėt ngatėrrestare.

22 Qoftė bekuar Zoti qė mė pajisi

me mirėsi tė mrekullueshme nė qytet tė fortė!

23 Ndėrsa nė vėshtirėsinė time mendoja:

“I pėrjashtuar jam prej syve tė tu!”,

por ti e dėgjove zėrin e lutjes sime

kur drejt teje lėshova kushtrimin.

24 Duani Zotin, tė gjithė shenjtėrit e tij:

ai i ruan besimtarėt e vet,

por edhe atė qė vepron me madhėshti

Zoti e shpaguan sipas meritave.

25 Merrni zemėr e kini guxim tė gjithė ju

qė shpresoni nė Zotin.

PSALMI 32 /31/

Kush i pranon fajet, Zoti e liron nga mėkati

1 I Davidit. Maskil.

Lum ai qė iu fal mėkati,

qė iu mbulua faji!

2 Lum ai njeri qė Zoti nuk e numėron ndėr mėkatarė,

nė shpirtin e tė cilit nuk ka dredhi.

3 Pse heshta, eshtrat m’u kalbėn

prej dėnesės sė vazhdueshme,

4 sepse ditėn, natėn dora jote rėndonte mbi mua,

fuqia mė lėshonte porsi nė vapė tė verės.

5 Atėherė ta dėftova mėkatin tim,

fajin tim mė nuk e fsheha.

Thashė: “Do t’ia rrėfej Zotit fajin tim”,

e ti ma fale fajėsinė e mėkatit tim.

6 Prandaj le tė lutet ēdo besimtar nė kohė tė pėrshtatshme,

kur tė vėrshojnė ujėrat e shumta,

atė s’do ta zėnė.

7 Ti je strehimi im,

ti mė ruan prej vėshtirėsisė,

do tė mė rrethosh me kėngė gėzimi.

8 Do tė tė bėj tė ditur, do tė ta mėsoj rrugėn qė duhet ndjekur,

sytė e mi do t’i pėrqėndroj mbi ty.

9 Mos u bėni si kali e mushku

qė nuk kanė mend.

Pėr ta lypset kapistėr e fre pėr t’i sunduar,

pėrndryshe s’do tė afroheshin tek ti.

10 Shumė vėshtirėsi e rrethojnė keqbėrėsin,

atė qė shpreson nė Zotin e rrethon hiri.

11 Gėzohuni nė Zotin e galdoni, o tė drejtė,

brohoritni tė gjithė ju qė jeni zemėrpastėr.

PSALMI 33 /32/

Himn Provanisė 

1 Galdoni, o tė drejtė nė Zotin,

tė drejtėve u ka hije lavdėrimi!

2 Lavdėrojeni Zotin me kitarė,

bini gėzueshėm lirės me dhjetė korda!

3 Kėndoni atij njė kėngė tė re,

pėrcilleni bukur me cetėr brohoritjen!

4 Sepse e drejtė ėshtė fjala e Zotit

e tė gjitha veprat e tija me besė.

5 E do drejtėsinė e gjyqin,

plot ėshtė toka me mirėsinė e Zotit.

6 Prej fjalės sė Zotit u krijuan qiejt,

prej frymės sė gojės sė tij ēdo trup qiellor;

7 si nė rrėshiq i mbledh ujėrat e detit,

oqeanet i qet nė ujėmbledhės.

8 Le tė dridhet mbarė Toka para Zotit,

tė gjithė banorėt e rruzullit le tė tuten para tij!

9 Sepse ai foli ‑ gjithēka u bė,

ai urdhėroi ‑ gjithēka u pėrftua!

10 Zoti i shpartallon synimet e popujve,

i pėshtjellon qėllimet e kombeve.

11 Synimi i Zotit qėndron pėr amshim,

mendimet e zemrės sė tij prej breznie nė brezni.

12 Lum ai komb qė pėr Hyj e ka Zotin,

populli qė Zoti e zgjodhi pėr pronė.

13 Zoti shikon nga qielli

e i sheh tė gjithė bijtė e njerėzve.

14 Prej vendit tė vet tė shenjtė

i shqyrton tė gjithė banorėt e tokės,

15 ai qė tė gjithėve ua ka krijuar zemrat

e i kupton tė gjitha veprat e tyre.

16 Nuk shpėton mbreti nė saje tė ushtrisė sė madhe,

as vigani nė saje tė fuqisė sė madhe.

17 Kot e pret fitoren nga kali,

fuqia e tij e madhe nuk do ta shpėtojė.

18 Ja, sytė e Zotit janė mbi ata qė e druajnė,

mbi ata qė shpresojnė nė mirėsinė e tij:

19 pėr t’i shpėtuar nga vdekja

e pėr t’i ushqyer nė kohėn e urisė.

20 Shpirti ynė shpreson nė Zotin,

ai ėshtė ndihma dhe mburoja jonė.

21 Zemra jonė nė tė e ka shpresėn,

shpresojmė nė Emrin e tij tė shenjtė.

22 Mirėsia jote qoftė mbi ne, o Zot,

sikurse ne shpresojmė nė ty.

PSALMI 34 /33/

Lavdi drejtėsisė hyjnore

1 I Davidit, kur u shtir si i dalė mendsh para Abimelekut

e, i dėbuar prej tij, u largua.

Alef

2 Pėrherė do ta bekoj Zotin,

nė gojėn time pėrherė lavdi i tij.

Bet

3 Shpirti im mburret nė Zotin:

le tė dėgjojnė tė pėrvuajturit e le tė gėzohen.

Gimel

4 Bashkė me mua jepni lavdi Zotit,

le ta lartėsojmė sė bashku Emrin e tij.

Dalet

5 E kėrkova Zotin e ai mė dėgjoi

edhe mė ēliroi nga ēdo frikė qė pata.

He

6 Shikojeni atė e do tė ndriēoheni

fytyra juaj nuk do tė turpėrohet.

Zain

7 Ja, ky skamnor e thirri nė ndihmė e Zoti e dėgjoi

dhe e shpėtoi nga tė gjitha vuajtjet e tija.

Het

8 Engjėlli i Zotit ngreh llogore rreth atyre

qė e kanė frikė dhe i shpėton.

Tet

9 Sprovoni e shihni sa i mirė ėshtė Zoti!

I lumi ai qė shpreson nė tė!

Jod

10 Nderojeni Zotin, ju shenjtėrit e tij,

s’u mungon gjė atyre qė e druajnė.

Kaf

11 Pasanikėt u varfėruan dhe patėn uri,

ata qė kėrkojnė Zotin do tė kenė ēdo tė mirė.

Lamed

12 Ejani, o bij, e mė dėgjoni:

do t’jua mėsoj frikėn e Zotit.

Mem

13 A e dėshiron jetėn, o njeri?

A dėshiron ditė tė shumta pėr tė gėzuar tė mirat?

Nun

14 Rrudhe gjuhėn tėnde prej sė keqes,

gojėn tėnde prej fjalėve gėnjeshtare.

Sameh

15 Ik prej sė keqes e bėj tė mirėn,

kėrkoje paqen e ndiqe atė!

Ain

16 Sytė e Zotit shohin tė drejtėt,

veshėt e tij ua dėgjojnė ofshamat.

Fe

17 Fytyra e Zotit ėshtė kundėr keqbėrėsve

pėr ta zhdukur prej dheut kujtimin e tyre.

Sade

18 Klithin tė drejtėt, Zoti i dėgjon,

i liron prej tė gjitha vėshtirėsive tė tyre.

Kof

19 Zoti ėshtė afėr atyre qė pendohen me zėmėr,

i shpėton shpirtpėrgrirėt.

Res

20 Sado tė vėshtira tė ketė i drejti,

prej tė gjithave do ta shpėtojė Zoti.

Sin

21 Zoti i ruan eshtrat e tyre:

asnjė prej tyre nuk do t’u thyhet.

Tau

22 E keqja e vet do ta vrasė keqbėrėsin,

e do ta paguajnė ata qė e urrejnė tė drejtin.

Fe

23 Zoti e shpaguan shpirtin e shėrbėtorėve tė vet,

nuk do tė ndėshkohen ata qė shpresojnė nė tė.

PSALMI 35 /34/

Lutja e tė drejtit tė pėrndjekur

1 I Davidit.

Dėnoji, o Zot, ata qė mė paditin,

luftoji ata qė mė luftojnė!

2 Merri armėt e mburojėn e ēohu tė mė ndihmosh,

3 Vringėllo heshtėn e sakicėn

kundėr atyre qė mė pėrndjekin,

thuaji shpirtit tim: “Unė jam shėlbimi yt!”

4 U turpėrofshin dhe u ēnderofshin

ata qė e kėrkojnė jetėn time,

u zmbrapshin dhe u turpėrofshin

ata qė ma mendojnė tė keqen.

5 U bėfshin porsi byku para erės

e i dėboftė engjėlli i Zotit!

6 Udha e tyre u bėftė e errėt e rrėshqitėse

kur nė shpinė t’u vihet engjėlli i Zotit!

7 Sepse pa arsye ma ngrehėn rrjetėn,

sepse pa arsye ia hapėn gropėn shpirtit tim.

8 U ardhtė vdekja e papritur,

u zėnēin nė rrjetėn qė vetė e ngrehėn,

rėnēin nė gropėn qė vetė e hapėn!

9 Kurse shpirti im do tė galdojė me Zotin,

do ta gėzojė shpėtimin e tij.

10 Tė gjithė eshtrat e mi do tė thonė:

“E kush ėshtė, o Zot, si ti

qė e shpėton tė varfrin prej dhunėtarit,

prej cubave tė mjerin e skamnorin”.

11 U ngritėn dėshmitarė tė pashpirtė,

mė pyesin pėr gjėra qė s’i di,

12 tė mirat m’i kthejnė me tė kėqija:

vetmim pėr shpirtin tim.

13 E pra, unė, kur ata ishin tė sėmurė,

ngjeshesha me grathore,

me agjėrim e mundoja shpirtin tim,

lutesha pėr ta me gjithė afshin e zemrės.

14 Sikur ta kisha tė afėrm, sikur pėr vėllanė

kėrrusesha i trishtuar porsi ai qė mban zi pėr nėnėn.

15 E taniqė vetė rrėshqita, ata po gėzohen,

u bashkuan pėr tė mė salvuar papritmas,

16 vazhdimisht mė shqyejnė e nuk pushojnė,

mė pėrqeshin duke mė shpotitur,

kundėr meje dhėmbėt i kėrcėllijnė.

17 O Zot, deri kur ti vetėm do tė shikosh?

Liroje shpirtin tim nga sulmet e tyre,

prej luanėve tė vetmen tė mirė timen.

18 Do tė tė falėnderoj nė kuvendin e dheut,

do tė tė lavdėroj mes popullit tė shumtė.

19 Mos lejo tė gėzohen mbi mua armiqtė e mi rrenacakė,

qė tė mos bėjnė me sy ata qė mė urrejnė pa arsye.

20 Sepse ata nuk flasin pėr paqe,

por trillojnė dredhi kundėr paqedashėsve tė dheut.

21 Hapin gojėn e vet kundėr meje e thonė:

“Hė, hė! Me sytė tanė ia pamė tė zezėn”!

22 Ti po sheh, o Zot, tani mos hesht,

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Psalmet > LIBRI I /Psalmet 1 41/