Kapitujt

Amosi: 1. Fjalėt e Amosit qė ishte bari delesh nga Tekua

1

1 Fjalėt e Amosit qė ishte bari delesh nga Tekua. Vegimet qė pati lidhur me Izraelin nė ditėt e Ozisė, mbretit tė Judės, e nė ditėt e Jeroboamit, birit tė Joasit, mbretit tė Izraelit, dy vjet para tėrmetit.

Hyrje

2 Ai tha:

“Zoti ulėrin nga Sioni,

nga Jerusalemi bėn t’i dėgjohet zėri;

u mbuluan nė zi kullotat e barinjve,

shkrumb u tha bjeshka e Karmelit!”

I. GJYQ MBI PAGANĖT FQINJĖ TĖ IZRAELIT E MBI VETĖ IZRAELIN

Damasku

3 Kėshtu thotė Zoti:

“Pėr tri keqbėrje tė Damaskut

e pėr katėr

s’do ta kthej prapa vendimin:

pse e shinė Galaadin

me karroca tė hekurta

4 do tė ēoj zjarrin nė shtėpi tė Azaelit,

do t’i djeg shtėpitė e Benadadit;

5 do t’ia thyej shulin Damaskut,

do t’ia shpėrndaj banorėt Biceatavenit

edhe mbajtėsin e skeptrit tė Betedenit,

nė Cir populli i Syrisė do tė tretet!”

thotė Zotynė.

Gaza e Filisteja

6 Kėshtu thotė Zoti:

“Pėr tri keqbėrje tė Gazės

e pėr katėr

s’do ta kthej prapa vendimin:

pse shpėrngulėn popullsi tė tėra nėskllavėri

pėr t’ia dorėzuar Edomit,

7 do tė ēoj zjarrin nė muret e Gazės,

do t’ia pėrlaj pallatet

8 do t’ia shpėrndaj Azotit banorėt,

mbajtėsin e skeptrit tė Askalonit,

do tė ēoj dorė mbi Akaronin,

do tė shuhet teprica e filistenjve!”,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Tiri e Fenicia

9 Kėshtu thotė Zoti:

“Pėr tri keqbėrje tė Tirit

e pėr katėr

s’do ta kthej prapa vendimin:

pse shpėrngulėn popullsi tė tėra

e ia dorėzuan skllevėr Edomit

e s’ēanė kokėn pėr lidhjen vėllazėrore,

10 do tė ēoj zjarrin nė mure tė Tirit,

do t’i pėrlajė pallatet e tij!”

Edomi

11 Kėshtu thotė Zoti:

“Pėr tri keqbėrje tė Edomit

e pėr katėr

s’do ta kthej prapa vendimin:

pse e pėrndoqi me shpatė vėllain e vet,

e ndrydhi nė vete dhimbjen e vet,

madje e ngacmoi furinė e vet,

zemėrimin e egėrsoi der’ nė fund,

12 do ta ēoj zjarrin nė Teman,

do t’ia djeg Bosrės pallatet!”

Amoni

13 Kėshtu thotė Zoti:

“Pėr tri keqbėrje tė bijve tė Amonit

e pėr katėr

s’do ta kthej prapa vendimin:

pse u shpuan barkun

grave shtatzėna tė Galaadit

pėr t’i shtrirė kufijtė e vet,

14 do t’u jap zjarr mureve tė Rabės

pallatet do t’ia pėrpijė

nė ulėrimėn e ditės sė luftės,

nė ditė tė vorbullės e tė stuhisė,

15 mbreti i tyre do tė shkojė nė skllavėri,

ai, e me tė, princat e tij!”,

ėshtė fjala e Zotit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Amosi > Fjalėt e Amosit qė ishte bari delesh nga...