Kapitujt

Vajtimet: 1. Vajtimi i parė

1

1 Ehu, si mbet kėshtu, qyqe‑vetėm,

Qyteti dikur plot popull!

Mbeti e vejė

Zonja e Madhe e kombeve!

Sundimtarja e krahinave

iu nėnshtrua edhe ajo punės sė detyruar!

Bet

2 Nata i kalon nė vajtim,

lot rrėke mollėzave i rrjedhin.

Prej tė gjithė dashnorėve tė saj:

s’del kush qė ta ngushėllojė

e pėrbuzėn tė gjithė miqtė e saj,

erdhėn e iu bėnė armiq.

Gimel

3 I pikėlluar, nėn peshė tė skllavėrimit,

dėbohet Juda prej atdheut;

ndėr paganė e kalon jetėn

dhe nuk gjen kund vend pushimi

tė gjithė pėrndjekėsit e tij e zunė

nėpėr gryka tė ngushta!

Dalet

4 Nė zi janė udhėt e Sionit

se askush mė nė festė nuk vjen!

Dyert e tij u shpartalluan,

priftėrinjtė e tij rėnkojnė,

nė pikėllim janė virgjėrat e tij

e atė e ndrydh hidhėrimi.

He

5 Kundėrshtarėt iu bėn zotėrinj,

gėzojnė qetėsi armiqtė e tij,

sepse Zoti e bėri tė mjerė

pėr shkak tė fajeve tė tij pa numėr;

fėmijėt e tij u ēuan nė skllavėri,

vėnė pėrpara i ka armiku.

Vau

6 U zhduk prej Bijės sė Sionit

e tėrė lavdia e saj.

Krerėt iu bėnė porsi kaprojtė

qė s’gjejnė kullosa:

pa fuqi hapat i ndėrrojnė

para atij qė u grah.

Zain

7 I kujtohen Rruzalemit

nė ditė mjerimi tė endjes sė vet

tė gjitha tė mirat qė i pati

dikur nė ato kohėt e hershme,

kur pop’lli ra nė dorė tė armikut

e askush s’e mori ndore;

e panė mirė armiqtė e tij

e u zgėrdhinė pėr rrėnim tė tij.

Het

8 Rėndė mėkatoi Jerusalemi,

kėndej dhe u bė i neveritshėm:

tė gjithė ata qė e lavdėronin,

e pėrbuzėn,

pse ia panė lakuriqėsinė:

ai dėnes e kthehet prapazi.

Tet

9 Ndyrėsia e tij nė skundijtė e petkut tė tij,

s’mendoi si do t’i dalė fundi;

u mposht tmerrshėm

e s’ka askėnd qė ta ngushėllojė.

“Shikoje, Zot, mjerimin tim,

se ēoi tepėr krye armiku!”

Jod

10 Armiku e shtriu dorėn

mbi tė gjitha tė mirat e tij:

i shikoi me sy paganėt

si hyjnė nė Tempullin e tij,

pėr tė cilin ti kishe urdhėruar

tė mos hyjnė nė tubimin tėnd.

Kaf

11 Mbarė populli i tij gjėmon:

kėrkon bukė;

pėr ushqim dhanė ē’patėn tė ēmueshme

veē pėr tė mbajtur frymėn gjallė.

“Shiko, o Zot, e shqyrto

se nė ē’gjendje ēnjerėzore jam!

Lamed

12 O ju tė gjithė qė udhės kaloni,

shikoni e shihni

a ka dhimbje si dhimbja ime,

sikur kjo qė po mė mundon,

me tė cilėn Zoti mė ndėshkoi

nė ditė tė zemėrimit tė furisė sė vet.

Mem

13 Prej sė larti e dėrgoi zjarrin

dhe e pėrshkoi nė eshtrat e mi;

shtriu rrjetėn nėn kėmbė tė mia

e mė pėrplasi nė kokėrr tė shpinės,

mė bėri grusht nė pikėllim tė

pėrhershėm.

Nun

14 Vėrejti rreptė mbi faje tė mia,

me dorė tė vet i lidhi barrė,

i ngarkoi nė qafėn time

e krejtėsisht mė la pa fuqi.

Mė lėshoi Zoti nė njė dorė tė tillė,

prej tė cilės mė nuk mund tė ngrihem.

Sameh

15 M’i pėrbuzi Zoti trimat

qė i kisha nė mesin tim;

kundėr meje thirri mbledhjen

pėr t’i shuar tė rinjtė e mi.

Nė presė e shtrydhi i Lumi Zot

virgjėrėn, Bijėn e Judės.

Ain

16 Pėr kėtė punė rri duke qarė,

syri im derdhet nė lot

pse m’u largua ngushėlluesi

qė frymėn do tė ma pėrtėrinte.

Sharruan tė gjithė bijtė e mi,

pse armiku qe mė i fortė.

Fe

17 Sioni i shtrin duart e veta,

por ngushėllues pėr tė nuk ka!

I ēon Zoti kundėr Jakobit

gjithkund pėrreth armiqtė e tij:

erdhi e u bė Jerusalemi

sukull i ndytė nė mesin e tyre.

Sade

18 I drejtė ėshtė Zoti,

se i kundėrshtova fjalės sė tij.

Mė dėgjoni, ju lutem, popuj,

mirė vėrejeni dhimbjen time:

vashat e mia e tė rinjtė e mi

nė skllavėri shkuan!

Kof

19 U rashė ndore miqve tė mi,

por ata tė gjithė mė tradhtuan.

Priftėrinjve tė mi e pleqve tė mi

brenda nė qytet u doli shpirti

duke kėrkuar bukė pėr vete

qė ta mbanin frymėn gjallė.

Res

20 Shih, o Zot, se nė ē’tė vėshtirė jam,

pėrbrendėset mė janė pėrzier,

tronditur ėshtė nė mua zemra,

se s’dėgjova, pėr tė mos dėgjuar.

Pėrjashta mė shoi farėn shpata,

kurse brenda nė shtėpi ‑ vdekja.

Sin

21 Dėgjo se sa fort dėnes

e askush nuk mė jep ngushėllim.

Armiqtė dėgjuan pėr tė keqen time:

u kėnaqėn pse ti ma ēove.

Sille ditėn qė ti e shpalle,

le tė bėhen tė ngjashėm me mua!

Tau

22 Tė mbėrrijė te ti fajėsia e tyre

bėjua edhe ti atyre

siē ma bėre mua!

Pėr shkak tė t’gjitha paudhėsive tė mia,

tė shumta janė dėnesjet e mia;

zemra ime ėshtė nė pikėllim.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Vajtimet > Vajtimi i parė