Kapitujt

Isaia: 62. Kėnga e dytė mbi ngjalljen e Jerusalemit

62

1 Pėr shkak tė Sionit unė nuk do tė hesht,

pėr shkak tė Jerusalemit s’do t’i jap vetes pushim

derisa drejtėsia e tij tė dalė porsi drita,

e shpėtimi i tij tė mos ndizet si llamba!

2 Tė gjithė popujt do ta shohin drejtėsinė tėnde,

tė gjithė mbretėrit lavdinė tėnde;

do tė quhesh me njė emėr tė ri,

qė do ta caktojė goja e Zotit.

3 Do tė jesh kurorė nderi nė dorėn e Zotit,

kezė mbretėrie nė shuplakė tė Hyjit tėnd.

4 Nuk do tė quhesh mė “E lėna”,

toka jote mė s’do tė quhet “E shkretuar”,

por do tė quhesh “Kėnaqėsia ime”

e toka jote “E martuara”,

sepse ti i pėlqeve Zotit

e toka jote do tė jetė e martuar.

5 E njėmend, sikurse i riu qė martohet me tė fejuarėn,

kėshtu me ty do tė martohet ndėrtuesi yt

sikurse dhėndri qė i gėzohet nuses,

kėshtu do tė gėzohet ty Hyji yt.

6 Mbi muret e tua, o Jerusalem,

i kam vėnė rojtarėt;

as ditėn as natėn,

kurrė s’duhet tė heshtin:

O ju, qė Zotit ia pėrkujtoni premtimet,

vetė mos pushoni

7 e as Atė mos e lini tė qetė

derisa ta pėrtėrijė Jerusalemin,

ta ketė bėrė Nderin e botės.

8 U pėrbe Zoti nė tė djathtėn e vet

e nė fuqinė e krahut tė vet:

“Drithin tėnd kurrė mė s’ua dhashė

pėr ushqim armiqve tė tu,

kurrė mė tė huajt s’do ta pinė verėn

qė e prodhove me djersėn tėnde!

9 Le ta hanė ata qė e korrėn

e tė lavdojnė Zotin;

ata qė e volėn le ta pinė

nė paraderėn e Shenjtėrores sime!”

Pėrfundimi

10 Kaloni, kaloni nėpėr derė,

bėjini udhė popullit!

Shtroni, shtroni rrugėn,

herrni gurėt,

valėvitni para popujve flamurin!

11 Ja, ēka Zoti bėn tė dėgjohet

deri nė skajet e tokės:

“Thuajini bijės sė Sionit:

Ja, po vjen shpėtimtari yt,

ja, me vete e ka shpėrblimin

e dhurata e tij pėrpara tij.

12 Do t’i quajnė “Popull i shenjtė”

“Tė shpėrblyerit e Zotit”,

kurse ti do tė quhesh: “I kėrkuari”,

‑ Qytet i palėshuar!”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kėnga e dytė mbi ngjalljen e Jerusalemit