Kapitujt

Isaia: 47. Vajtim mbi Babilonin

47

1 Zbrit, nė pluhur ulu,

o virgjėr, bija e Babilonit!

Ulu pėrtokė, pa fron,

bija e kaldenjve!

Sepse mė nuk do tė quhesh:

‘E butė dhe eėmbėl!’

2 Merre mokrėn, bluaje miellin,

hiqe velin, ēoji kindet e petkut,

zbuloji kėmbėt,

kalo lumin!

3 Le tė zbulohet lakuriqėsia jote,

le tė shihet turpi yt!

Do tė hakmerrem,

askėnd s’do tė fal!

4 Thotė Shpėtimtari ynė,

emri i tij Zoti i Ushtrive,

Shenjti i Izraelit:

5 Rri nė heshtje, tėrhiqu nė terr,

bija e kaldenjve,

sepse mė nuk do tė quhesh

Zonja e mbretėrive!

6 Zemėruar isha kundėr popullit tim,

ēnderuar e kisha trashėgimin tim

i pata lėshuar nė duart e tua

e ti pėr ta nuk pate mėshirė,

pėrmbi pleq e rėndove

zgjedhėn tėnde tepėr tė rėndė

7 e the: ‘Zonjė do tė jem

unė pėrgjithmonė!’

Pėr kėtė gjė mendjen s’e lodhe

as s’e kujtove fundin tėnd.

8 Dėgjo kėtu, moj e shfrenuar

qė rri mbėshtetur pa kujdes

qė tė thotė mendja:

‘Unė, pėrveē meje tjetėr s’ka!

E vejė s’do tė mbetem!

Fėmijėsh s’do tė shuhem!’

9 Pikėrisht kėto tė dyja do tė tė gjejnė,

papritmas e nė njė ditė tė vetme

shfarosja edhe vejėria,

papritmas do tė bien mbi ty

pėr shkak tė shumėsisė sė magjive tė tua,

pėr shkak tė njė morie shitimesh tė tua!

10 Shpresove nė paudhėsinė tėnde

e the: ‘Askush s’mė sheh’.

Urtia e dija jote

tė bėnė t’i marrėsh udhėt e mbrapshta.

E pra thoje nė zemrėn tėnde:

‘Si unė askush tjetėr!’

11 Do tė tė gjejė njė e keqe

qė s’mund ta pritėsh;

mbi ty do tė sulet njė fatkeqėsi

qė s’do tė mund ta ndalėsh;

do tė bjerė mbi ty njė e ligė papritmas

qė kahin nuk do t’ia dish.

12 Qėndro, pra, nė shortitė e tua,

nė begatinė e magjive tė tua,

pėr tė cilat u mundove qė prejrinisė sate!

Ndoshta do tė tė vlejnė,

ndoshta do tė mund tė shtiesh frikė!

13 Tė lodhėn kėshilltarėt e tu tė shumtė.

Le tė dalin qė tė tė shpėtojnė ata qė masin qiellin,

ata qė i vėzhgojnė trupat qiellorė

e qė tė parakallėzojnė pėr ēdo hėnė tė re

ēka ty do tė tė ndodhė!

14 Ja, ata janė porsi byku,

i dogji zjarri!

As vetveten s’do ta shpėtojnė dot

nga flaka e zjarrit!

S’mbeti prush pėr t’u ngrohur,

as zjarr pėrbri tė cilit mund tė rrihet!

15 Tė tillė janė shortarėt e tu,

pėr tė cilėt aq kujdes dėftove

qė prejrinisė sate!

Secili gabon pėr llogari tė vet,

ty askush nuk do tė tė shpėtojė!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Vajtim mbi Babilonin