Kapitujt

Isaia: 61. Thirrja e profetit

61

1 Shpirti i Zotit Hyj ėshtė mbi mua,

sepse Zoti mė shuguroi,

mė dėrgoi t’u sjell tė pėrvujturve lajme tė gėzueshme,

t’i shėroj ata qė kanė zemrėn e plasur,

t’u shpall skllevėrve lirinė,

tė burgosurve, ēlirimin;

2 tė shpall vitin e hirit tė Zotit

dhe ditėn e hakmarrjes sė Hyjit tonė,

t’i ngushėlloj tė gjithė ata qė qajnė,

3 t’ua vė tė mjerėve tė Sionit

e t’ua jap kezėn nė vend tė hirit,

vajin e gėzimit nė vend tė zisė,

kėngėn e lavdit nė vend tė zemrės sė trishtuar.

Do tė quhen “Lisat e drejtėsisė,

mbėltesė e Zotit pėr tė dėftuar lavdinė.”

4 Ata do t’i rindėrtojnė rrėnimet e vjetra,

do t’i ngrejnė rrėnojat e moēme,

do t’i pėrtėrijnė qytetet e lėna shkret,

tė shkretuara brezni pas breznie.

5 Tė huajt do tė vijnė pėr t’ua kullotur grigjat,

bujq e vreshtarė tuaj do tė jenė

njerėz nga kahmos tė ardhur,

6 kurse ju do tė quheni “Priftėrinjtė e Zotit”,

ju do t’ju emėrtojnė Shėrbėtorėt e Hyjit tonė”.

Do t’i gėzoni tė mirat e popujve

e do tė krenoheni me pasurinė e tyre.

7 Pėr turpin e tyre tė dyfishtė e pėr poshtėrim,

lavde do t’i kėndojnė pjesės sė vet;

kėndej nė vendin e vet dy herė aq do tė marrin

e do tė kenė gėzim tė pėrhershėm.

8 Sepse unė jam Zoti qė e dua tė drejtėn,

qė e urrej cubninė dhe paudhėsinė,

do t’u jap shpėrblimin e vėrtetė,

me ta besėlidhje do tė bėj tė pėrhershme.

9 Fara e tyre e njohur do tė jetė ndėr popuj,

e ndėr kombe pasardhėsit e tyre.

Kush t’i shohė, do t’i ēmojė,

sepse janė fara qė e ka bekuar Zoti.

10 Me gėzim tė madh gėzohem nė Zotin,

shpirti im galdon nė Hyjin tim,

sepse mė veshi me petkat e gėzimit,

ai mė mbuloi me leshnik tė drejtėsisė,

porsi dhėndėr tė stolisur me kezė,

porsi nuse me argjendari e stolisur.

11 Po, porsi toka qė bėn tė mbijė gjelbėrimi,

porsi kopshti qė bėn tė mbijė fara e tij,

kėshtu Zoti Hyj do tė bėjė tė mbijė drejtėsia

edhe lavdi nė sy tė tė gjithė popujve.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Thirrja e profetit