Kapitujt

Isaia: 49. Kėnga e dytė mbi Shėrbėtorin e Zotit

49

1 Mė dėgjoni, o ishuj,

vėshtroni me kujdes, popuj tė largėt:

Zoti mė thirri prej prehrit tė nėnės,

prej barkut tė nėnės sime iu kujtua emri im.

2 Gojėn time e bėri shpatė tė mprehtė,

mė mbrojti nėn hijen e dorės sė vet,

mė bėri shigjetė tė zgjedhur

e mė fshehu nė kukurrėn e vet

3 dhe mė tha: “Shėrbėtori im je, o Izrael,

nė tė cilin do ta dėftoj lavdinė time!”

4 E unė thashė: “Kot u mundova,

mė kot forcat i treta tė miat!

Megjithatė, e drejta ime ėshtė me Zotin,

shpėrblimi im ėshtė te Hyji im.”

5 E tani thotė Zoti qė mė trajtoi

qė nga kraharori shėrbėtor pėr vete,

pėr t’ia kthyer Jakobin Atij,

pėr ta mbledhur rreth tij Izraelin.

U bėra i lavdishėm ndėr sytė e Zotit,

Hyji im u bė fuqia ime.

6 Ai mė tha: “Tepėr pak ėshtė tė mė jesh shėrbėtor

pėr t’i rilindur fiset e Jakobit,

pėr t’i riatdhesuar Tepricat e Izraelit:

por tė caktoj tė jesh drita e popujve

qė shėlbimi im tė arrijė nė skaj tė tokės!”

Riatdhesimi me nder

7 Kėshtu i thotė Zoti,

Shpėrblyesi i Izraelit, Shenjti i tij,

atij qė e pėrbuzėn,

atij qė inat e kanė popujt,

skllavit tė tiranėve:

“Mbretėrit do tė shohin e do tė ngrihen nė kėmbė,

gjithashtu princat e do tė bien pėrmbys,

pėr shkak tė Zotit qė ėshtė besnik,

tė Shenjtit tė Izraelit qė ty tė zgjodhi!”

8 Kėshtu thotė Zoti:

Nė kohėn e volitshme tė kam vėshtruar,

tė ndihmova ditėn e shpėtimit;

tė ruajta e tė caktova tė jesh

besėlidhja e popullit,

qė ta ripėrtėritėsh vendin

e t’i rindash trashėgimet e shkretuara,

9 qė t’u thuash tė burgosurve: “Dilni!”

e atyre qė janė nė terr: “Ejani nė dritė!”

Do tė kullotin afėr udhėve,

kullota e tyre mbi ēdo kodėr tė shogėt.

10 S’do tė sprovojnė uri as etje,

s’do t’i mundojė vapa as dielli,

pse do t’u prijė Ai qė ka mėshirė pėr ta

dhe do t’i mrizojė ndėr gurra tė freskėta.

11 Tė gjitha malet e mia udhė unė do t’i bėj,

rrugėt e mia do tė lartėsohen.

12 Ja, kėta po vijnė prej sė largu,

kurse kėta nga veriu e pėrendimi,

kėta tė tjerėt prej dheut tė Sinimit.

13 Gėzo, o qiell, galdo, o tokė,

lavde, o male, ju kėndoni,

sepse Zoti po e ngushėllon popullin e vet,

po ka mėshirė pėr varfanjakėt e vet!

14 Tha Sioni: “Zoti mė la,

mė harroi Zoti!”

15 E harron ‑ thua ‑ gruaja foshnjėn e vet,

qė tė mos ketė dhimbje pėr bamin e barkut tė vet?

Po edhe nėse ndonjėra do tė harronte,

unė ty kurrė nuk tė harroj!

16 Shih, tė kam shkruar nė duart e mia,

muret e tua gjithmonė para sysh i kam.

17 Rindėrtuesit e tu po vrapojnė,

rrėnuesit e shkatėrruesit po ikin prej teje.

18 Ēoji pėrreth sytė e tu e shiko,

tė gjithė po bashkohen e po vijnė te ti!

“Pasha jetėn time ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

tė gjithė kėta do t’i veshėsh si stoli,

porsi nusja do tė ngjeshesh me ta!”

19 Po se rrėnojat e tua, shkatėrrimet e tua,

o vend i pėrmbysur:

tashti i ngushtė do tė jesh pėr banorėt

edhe kur kėmbėve t’ua mbathin

ata qė tė pėrpinin!

20 Pėrsėri do tė tė thonė nė veshė

bijtė qė t’i kishin rrėmbyer:

“Tepėr i ngushtė ėshtė ky vend pėr mua,

mė bėj vend qė tė mund tė banoj!”

21 Atėherė ti do tė thuash nė zemėr:

“Po kėta prej kujt mė lindėn?

Isha e rrėmbyer e barkshuar,

e humbur dhe e robėruar?

Po kėta kush i rriti?

Ja, unė isha e lėnė vetėm,

kėta atėherė nė ē’vend ishin?”

22 Kėshtu thotė Zoti Perėndi:

Ja, drejt popujve do ta lartėsoj dorėn time,

drejt fiseve do ta lartėsoj flamurin tim,

n’pėrqafim do t’i sjellin bijtė e tu,

bijat e tua do t’i mbajnė mbi supe.

23 Mbretėrit do tė jenė kujdestarėt e tu,

princeshat mėndeshat e tua.

Me fytyrė pėr dhe do tė tė pėrkulen,

do tė lėpijnė pluhurin e kėmbėve tė tua!

Atėherė do ta dish se unė jam Zot:

s’do tė turpėrohen, jo

ata qė shpresojnė nė mua.

24 Vallė, a mund t’i merret preja tė fortit,

o tė shpėtojė ē’shtiu nė dorė i forti?

25 Sepse kėshtu thotė Zoti:

E pra, nga i forti do tė merret robi,

e ē’u shtie nė dorė prej tė fortit,

do tė ēlirohet!

Paditėsit e tu unė do t’i pėrballoj,

bijtė e tu unė do t’i shpėtoj!

26 Tė hanė mishin e vet do t’i bėj ndrydhėsit e tu,

si me musht do tė dehen me gjak tė vet.

Atėherė ēdo njeri do ta kuptojė

se unė jam Zoti, Shėlbuesi yt,

Ai qė tė shpėrblen, i Pamposhturi i Jakobit!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kėnga e dytė mbi Shėrbėtorin e Zotit