Kapitujt

Isaia: 31. Kundėr lidhjes me Egjiptin

31

1 Vaj pėr ata qė zbresin nė Egjipt pėr ndihmė,

qė shpresėn e kanė nė kuaj,

qė shpresojnė nė karroca lufte tė shumta,

e nė kalorės pse janė tepėr tė fortė

e nuk e vėnė shpresėn nė Shenjtin e Izraelit

e prej Zotit kėshillė s’kėrkojnė!

2 Po, edhe Ai ėshtė i dijshėm e mund tė sjellė tė keqen,

fjalėt e veta Ai nuk i kthen dalė,

Ai do tė ngrihet kundėr shtėpisė sė keqbėrėsve,

kundėr ndihmės sė atyre qė bėjnė keq.

3 Egjiptiani ėshtė njeri e jo Hyj,

kuajt e tyre mish janė e jo shpirt;

e kur Zoti tė shtrijė dorėn e vet,

do tė rrėzohet ai qė sjell ndihmė,

pėr dhe do tė bjerė edhe i ndihmuari,

tė gjithė sė bashku do tė sharrojnė.

Kundėr Asirisė

4 Sepse kėshtu Zoti mė ka thėnė:

“Siē ulėrin tmerrshėm luani

o kotorri i luanit mbi prenė,

kur nė tė lėshohet turma e barinjve,

por nuk trembet prej zėrit tė tyre

as s’ka frikė prej zhurmės qė bėjnė ata,

kėshtu do tė zbresė Zoti i Ushtrive

pėr tė luftuar pėr malin Sion,

pėr kodrinėn e tij.

5 Porsi shpendėt qė fluturojnė,

kėshtu Zoti i Ushtrive

do ta mburojė Jerusalemin,

do ta mbrojė, do ta ēlirojė,

do ta falė, do ta shpėtojė!”

6 Kthehuni tek Ai, bij tė Izraelit,

prej tė cilit u larguat krejtėsisht!

7 Po atė ditė secili prej jush duhet t’i flakė

idhujt e vet tė argjendtė e tė artė,

qė i punuat me duart mėkatare tuajat!

8 Asiria s’do tė bjerė prej shpatės sė njeriut,

do ta pėrpijė shpata jo e vdekatarit,

do tė marrė arratinė para shpatės,

tė rinjtė e tij skllevėr do tė bėhen.

9 E frikėsuar do tė shkojė fuqia e saj,

krerėt e saj do ta druan flamurin,

tha Zoti zjarri i tė cilit ėshtė nė Sion,

furra e tė cilit ėshtė nė Jerusalem.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr lidhjes me Egjiptin