Kapitujt

Isaia: 50. Zoti s’e mohon shėlbimin

50

1 Kėshtu thotė Zoti:

“Ku ėshtė letra e ndarjes e nėnės suaj,

me tė cilėn e paskam dėbuar?

Ose, cilit huadhėnėsi tim ju shita?

Pėr shkak tė fajėsisė suaj qetė shitur,

pėr shkak tė paudhėsive tuaja

qe dėbuar nėna juaj!

2 Pėrse kur erdha nuk ishte askush,

kur thirra, askush s’pėrgjigjej?

Pse a u shkurtua dora ime

qė tė mos mund tė shpėrblej?

Mė mungon fuqia pėr tė ēliruar?

E pra, me njė kėrcėnim unė e thaj detin,

tė shterin unė i bėj lumenjtė;

ngordhin peshqit e tyre pse mbetur pa ujė

i mbyt etja!

3 E vesh qiellin nė tė zi

e pėr mbulesė i vė grathoren!”

Kėnga e tretė mbi Shėrbėtorin e Zotit

A. Shėrbėtori flet

4 Zoti Hyj ma dha njė gjuhė tė ditur

qė tė di ta pėrforcoj me fjalė tė lodhurin.

Ēdo mėngjes veshin ma zgjon

qė tė dėgjoj siē dėgjon nxėnėsi.

5 Zoti Hyj ma hapi veshin,

s’kundėrshtova, nuk u zmbrapsa.

6 Shpinėn ua solla atyre qė mė rrahnin,

mollėzat e mia atyre qė ma shkulnin mjekrrėn:

fytyrėn time nuk e largova

nga tė sharat e pėshtymat.

7 Zoti Hyj ėshtė ndihmėtari im,

kėndej edhe s’jam i tronditur,

prandaj fytyrėn time e bėra tė fortė si shkėmbi

pse e di se s’do tė mbetem i turpėruar.

8 Afėr e kam atė qė ma jep tė drejtėn,

kush guxon tė shtyhet nė gjyq me mua?

Le tė dalim pėrballė njėri‑tjetrit!

Kush ėshtė kundėrshtari im?

Le tė mė dalė pėrballė!

9 Ja, Zoti Hyj ėshtė ndihmėtari im,

kush ėshtė ai qė do tė mė dėnojė?

Tė gjithė ata do tė brishen si petku,

tenja do t’i brejė!

B. Qortim pėr t’i pėrngjarė Shėrbėtorit

10 A ėshtė ndėr ju ndokush qė e druan Zotin,

qė e dėgjon zėrin e Shėrbėtorit tė Tij?

Kush ecėn nė errėsirė

e nuk ka dritė,

le tė shpresojė nė Emrin e Zotit

dhe le tė mbėshtetet nė Hyjin e vet!

11 E ju tė gjithė qė ndezni zjarr,

tė rrethuar me shigjeta.

Shkoni nė flakėn e zjarrit tuaj,

nė shigjetat qė u dhatė zjarr.

Dora ime do t’jua bėjė kėtė,

shtrati juaj do tė jetė dhimbjesh!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Zoti s’e mohon shėlbimin