Kapitujt

Isaia: 23. Kundėr Tirit

23

1 Profeci mbi Tirin.

Bėni gjėmė, anijet e Tarsit,

sepse u shkretua strehimi juaj!

U qe dhėnė kumti

kur po ktheheshin nga dheu Ketim.

2 Shtanguni, banorėt e bregdetit,

me tregtarėt e Sidonit

qė kapėrcenin detin

ti ishe plot.

3 Tė mbjellat e Nilit nė ujė tė shumtė,

tė korrat e tij frytet e Lumit:

ishte bėrė tregtia e popujve!

4 Turp pėr ty, o Sidon, fuqi detare!

Deti merr fjalėn e thotė:

“S’i sprovova dhimjet e tė lindurit,

unė nuk linda;

nuk rrita djelmosha

as nuk rrita vajza.”

5 Kur tė hapet kumti nė Egjipt,

do tė mjerohen pėr ēka do tė dėgjojnė pėr Tirin!

6 Kaloni nė Tars,

ulėrini, banorėt e bregdetit!

7 A ėshtė ky qyteti juaj i lavdishėm?

Nė ditė shumė tė largėta lashtėsia e tij,

e kėmbėt larg e ēonin

pėr themelim vendbanimesh.

8 E kush e sendėrtoi kėtė

kundėr Tirit tė kurorėzuar,

tė kujt tregtarėt princa ishin

e stėrshitėsit bujaria e vendit?

9 Kėshtu vendosi Zoti i Ushtrive

pėr tė pėrulur krenarinė e ēdo madhėrie,

pėr tė pėrulur tė gjithė tė mėdhenjtė e dheut.

10 Puno tokėn tėnde porsi brigjet e Nilit,

o bija e Tarsit, se mė port nuk ke.

11 Dorėn e vet e shtriu mbi det,

mbretėritė i tronditi,

Zoti urdhėroi kundėr Kanaanit

tė shkatėrrohen kalatė e tij.

12 Ai tha: “S’do tė vazhdosh mė tė lavdėrohesh

virgjėr e dhunuar, o bija e Sidonit!

Ngrihu e kalo nė Ketim,

por as atje qetėsi s’do tė gjesh!”

13 Ja, toka e kaldenjve:

s’qe njė tjetėr popull i ngjashėm me tė.

Asiria e themeloi pėr egėrsira.

I ndėrtuan pirgjet e veta;

i rrėnuan pallatet e tij,

e bėnė njė grumbull rrėnojash.

14 Lėshoni gjėmė, anije tė Tarsit,

sepse u shkatėrrua strehimi juaj!

Pushtimi i Tirit

15 Atė ditė do tė ndodhė: Tiri do tė mbetet i harruar pėr shtatėdhjetė vjet, sa zgjasin ditėt e njė mbreti. Pas shtatėdhjetė vjetėsh Tirit do t’i ndodhė siē thotė kėnga e lavires:

16 “Merre cetrėn, qarkullo qytetin,

moj lavire e lėnė nė harresė!

Bjeri bukur, kėndo shumė,

qė ndokush pėr ty tė kujtohet.”

17 Kėshtu pra, pas shtatėdhjetė vjetėsh, Zoti do ta vizitojė Tirin dhe do tė fillojė pėrsėri t’i marrė fitimet e veta dhe prapė do tė lavirėsojė me tė gjitha mbetėritė qė janė mbi sipėrfaqen e tokės. 18 Por fitesa e paga e tij do t’i kushtohen Zotit; nuk do tė grumbullohen as nuk do tė ruhen, sepse fitesa e tij do t’u takojė atyre qė banojnė pranė Zotit qė tė kenė ushqim me mbushulli e tė vishen sa mė madhėrisht.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kundėr Tirit