Kapitujt

Isaia: 45. Ciri, vegėl e Hyjit

45

1 Kėshtu thotė Zoti pėr Cirin,

tė shuguruarin e vet:

“Ia kapa tė djathtėn e tij

pėr t’i shtruar para tij popujt,

pėr t’i vėnė nė arrati mbretėrit,

pėr t’i hapur para tij dyert;

edhe dyert para tij s’do tė mbyllen.

2 Para teje unė do tė ec,

malet do t’i rrafshoj,

dyert e bronzta do t’i thyej,

shulat e hekurt do t’i copėtoj.

3 Do t’i jap thesaret e fshehta,

pasuritė mirė tė fshehura

qė ta dish se unė jam Zoti,

Hyji i Izraelit, qė tė thirra me emėr.

4 Pėr dashuri tė shėrbėtorit tim Jakobit

e tė Izraelit, tė tė zgjedhurit tim,

tė thirra ty me emrin tėnd,

tė shėnova megjithėse s’mė njihje.

5 Unė jam Zot e tjetėr s’ka:

pėrveē meje Hyj tjetėr nuk ka!

Tė ngjesha nė armė, megjithėse s’mė njihje

6 qė tė dihet prej lindjes nė perėndim,

se pos meje, askush tjetėr s’ėshtė.”

Profecia e shėlbimit

Unė jam Zot e tjetėr s’ka!

7 I jap trajtė dritės e krijoj terrin,

sjell mirėqenien, shkaktoj fatkeqėsinė:

unė, Zoti, i bėj tė gjitha kėto!

8 Vesoni, o qiej, prej sė larti vesoni

edhe retė le tė rigojnė drejtėsinė;

le tė hapet toka

e le ta lindė Shėlbuesin,

bashkė me tė tė lulėzojė drejtėsia!

Unė, Zoti, gjithēka krijova!

Zoti i gjithėpushtetshėm

9 Vaj pėr atė qė i kundėrshton Krijuesit tė vet,

njė copėz prej enėve tė thyeshme prej dheu!

Pse a i thotė vorbėtarit balta: “Ē’po bėn?”

e “Puna jote s’ėshtė vepėr dore!”

10 Vaj pėr atė qė i thotė babait: “Pse linde?”

ose gruas: “Pėrse linde?”

11 Kėshtu thotė Zoti,

Shenjti i Izraelit,

ai qė e trajtoi:

“A ju pėrket tė mė pyetni mbi tė ardhmen e bijve tė mi,

e tė mė urdhėroni mbi veprėn e duarve tė mia?

12 Unė jam Krijuesi i tokės

dhe mbi tė njeriun e krijova;

duart e mia qiejt i shtrinė,

i urdhėroj tė gjithė ushtrisė sė tyre.

13 Unė e ngrita qė tė bėjė drejtėsi,

do t’ia drejtoj tė gjitha udhėt e tij.

Ai do ta ndėrtojė qytetin tim,

tė skllavėruarit e mi ai do t’i kthejė

pa shpėrblim e pa dhurata. ”,

thotė Zoti i gjithėpushtetshėm.

Kthimi i paganėve

14 Kėshtu thotė Zoti:

“Bujqit e Egjiptit e tregtia e Etiopisė

e trimat e mėdhenj tė Sabaimit

te ti do tė kalojnė e tė tutė do tė jenė;

pas teje do tė vijnė,

tė mbėrthyer nė pranga do tė ecin

e do tė tė adhurojnė

dhe ty do tė tė luten:

vetėm te ti ėshtė Hyji

dhe jashtė Teje, Hyj nuk ka!

15 Vėrtet ti je Hyj i fshehur,

Hyji i Izraelit, Shpėtimtar!

16 Mendsh u morėn e u skuqėn tė gjithė;

po, tė turpėruar shkojnė

ata qė punojnė trupore idhujsh.

17 Izraeli ėshtė i shėlbuar nga Zoti

me shėlbim tė pėrhershėm:

nuk do tė ēnderoheni as s’do tė turpėroheni

deri nė shekuj tė shekujve.”

Qartėsia e veprave tė Zotit

18 Sepse kėshtu thotė Zoti,

ai qė krijoi qiellin, vetė Hyji,

ai qė i dha trajtė tokės, e krijoi,

ai qė e bėri tė patrandshme;

s’e krijoi tė jetė e shkretė

e krijoi qė tė banohet:

“Unė jam Hyji e tjetėr s’ka!

19 Unė nuk fola nė fshehtėsi,

nė njė skaj tė errėt tė tokės,

nuk i thashė farės sė Jakobit:

Mė kėrkoni nė shkretėtirė!”,

unė jam Zoti qė flas tė drejtėn,

e qė e shpall drejtėsinė.

Zoti ėshtė Hyji i gjithmbarshėm

20 Mblidhuni, ejani e afrohuni sė bashku

ju qė shpėtuat nga paganėt.

Mangut janė nė kokė ata qė mbartin drunė e gdhendur

e i luten hyjit qė s’mund t’i shpėtojė.

21 Qitni provat e dilni pėrballė,

kėshillohuni tė gjithė sė bashku!

Kush qė moti kėtė gjė e parakallėzoi

e qė atėherė e paralajmėroi?

Vallė, a jo unė Hyji,

s’ka hyj tjetėr pėrpos meje?

Hyj tė drejtė e Shpėtimtar s’ka tjetėr pėrveē meje!

22 Kthehuni kah unė e do tė shpėtoni,

tė gjitha viset e tokės,

se unė jam Hyj e tjetėr s’ka!

23 Me vetvete unė jam pėrbetuar:

nga goja ime del e drejta,

fjala qė kurrė s’kthehet dalė ‑

para meje ēdo gju do tė pėrkulet,

e ēdo gjuhė do tė bėjė betim,

24 e do tė thotė:

vetėm nė Zotin ka drejtėsi e forcė!

Tek Ai do tė vijnė tė turpėruar

tė gjithė qė shfryejnė kundėr tij:

25 nė Zotin do tė shfajėsohet e do tė gjejė lavdi

fara mbarė e Izraelit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Ciri, vegėl e Hyjit