Kapitujt

Ruti: 1. Ruta e Noemia

1

1 Nė kohėn e Gjyqtarėve u bė zi buke nė vend. Njė njeri prej Betlehemit tė Judės shkoi pėr tė jetuar me gruan e me dy djemtė nė dheun e Moabit. 2 Ky njeri quhej Elimelek, gruaja Noemi dhe dy djemtė e tij quheshin njėri Mahalon e tjetri Kelion. Ishin Efrataj prej Betlehemit tė Judės. Kur arritėn nė vendin e Moabit, aty zunė vend. 3 Vdiq Elimeleku, burri i Noemisė. Mbeti kėshtu ajo me dy djemtė. 4 Kėta u martuan me vajza moabite. Njėra quhej Orfė e tjetra Rutė. Jetuan nė atė vend rreth dhjetė vjet. 5 Vdiqėn tė dy: Mahaloni e Kelioni. Mbeti gjallė gruaja pa djemtė e pa burrin.

6 Atėherė ajo u bė gati pėr t’u kthyer prej dheut tė Moabit nė atdhe me tė dy rejat. Kishte dėgjuar se Zoti e kishte parė popullin e saj dhe se u kishte dhėnė drithėra. 7 Doli pra prej dheut tė mėrgimit tė vet me tė dy rejat e veta dhe, si doli nė rrugė pėr t’u kthyer nė tokėn e Judės, 8 u tha: “Shkoni nė shtėpitė e nėnave tuaja. Zoti pastė dhimbje pėr ju siē u dėftuat edhe ju tė dhimbshme mė tė vdekurit e me mua. 9 E bėftė Zoti e gjetshi paqe nė shtėpitė e burrave tuaj qė do t’i keni fat”. Dhe u pėrqafua me to. Ato filluan tė qanin me zė tė lartė 10 e thanė: “Duam tė vijmė me ty te populli yt”.

11 Por ajo u pėrgjigj: “Kthehuni, bijat e mija! Pse doni tė vini me mua? Pse a do tė kem mė fėmijė nga kraharori im qė tė shpresoni se do tė merrni mė burrė prej meje? 12 Kthehuni, bijat e mia, shkoni! Jam tepėr e plakur e nuk jam mė pėr martesė. Po edhe sikur tė ngjizja sonte e tė lindja djem, 13 pse a do tė donit tė prisnit e tė mos martoheni derisa do tė rriten ata? Mosni, ju lutem, bijat e mija, mosni! Unė jam tepėr fatkeqe qė tė mund t’ju ndihmoj: sepse dora e Zotit ėshtė ngritur kundėr meje”.

14 Prapė ia filluan tė qanin me zė tė lartė. Orfa e puthi vjehrrėn dhe u kthye; kurse Ruta nuk dėgjoi tė ndahet prej vjehrrės.

15 Atėherė Noemia i tha: “Ja, u kthye kunata jote te populli i vet e te zotat e vet, shko edhe ti me tė”. 16 Ajo u pėrgjigj: “Mos m’u vėr mė qė tė tė lė e tė shkoj: kudo qė tė shkosh ti, do tė vij edhe unė, ku tė jetosh ti, dua tė jetoj edhe unė: populli yt do tė jetė populli im, Hyji yt do tė jetė Hyji im. 17 Ai dhe qė do tė tė mbulojė ty kur tė vdesėsh, aty do tė vdes edhe unė e aty do tė jetė vendi i varrimit tim. M’i qoftė Zoti tė gjitha tė kėqijat nėse mė ndan prej teje tjetėr gjė pėrveē vdekjes”.

18 Kur pa Noemia se Ruta ishte e vendosur tė shkojė me tė, s’deshi mė t’i kundėrshtojė as t’ia mbushė mendjen tė kthehet te tė vetėt.

19Kėshtu u nisėn sė bashku e erdhėn nė Betlehem. Kur hynė nė qytet, mbarė qyteti u pėrmallua pėr to. E gratė thoshin: “Po, a kjo ėshtė Noemia... ?”. 20 Ajo u thoshte: “Mos mė thirrni Noemia /d. m. th. E bukura/, por Mara /d. m. th. E mjera/, sepse i Gjithėpushtetshmi mė mbushi me mjerim tė madh. 21 Shkova prej kėndej plot me tė mira dhe Zoti mė ktheu duarthatė; pse, pra, tė mė quani Noemi, kur Zoti mė bėri tė mjerė, kur i Gjithėpushtetshmi mė bėri tė pafat”?

22 Erdhi pra Noemia bashkė me tė renė e vet Rutėn moabite, u kthye prej mėrgimit nė Betlehem kur po fillonte korrja e elbit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ruti > Ruta e Noemia