Kapitujt

Jeremia: 22. Profeci kundėr mbretėrve tė ndryshėm

22

1 Kėshtu flet Zoti: “Zbrit nė shtėpinė e mbretit tė Judės dhe shpalle aty kėtė fjalė 2 e thuaj: Dėgjoje fjalėn e Zotit, mbreti i Judės, qė rri mbi fronin e Davidit, ti e shėrbėtorėt e tu e populli yt, qė hyni nėpėr kėtė derė. 3 Kėshtu thotė Zoti: Zbatojeni tė drejtėn e drejtėsinė; shpėtojeni tė ndrydhurin nga dora e shfrytėzuesit; mos e merrni me tė keq ardhacakun, bonjakun e tė vejėn. Mos ndrydhni me padrejtėsi e mos derdhni gjak tė pafajshėm nė kėtė vend. 4 Sepse, nė qoftė se vėrtet do tė kujdeseni ta zbatoni kėtė fjalė, atėherė nėpėr dyer tė kėtij pallati do tė hyjnė mbretėrit qė rrinė nė fronin e Davidit, tė farės sė Davidit, hipur nė karroca e mbi kuaj, ata e shėrbėtorėt e populli i tyre. 5 Por, nė qoftė se nuk do t’i dėgjoni kėto fjalė, kam bėrė be nė kokėn time ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ ky pallat do tė bėhet rrėnojė e shkretė!

6 Po, kėshtu thotė Zoti

pėr pallatin e mbretit tė Judės:

Pėr mua ishte Galaadi,

porsi kreshta e Libanit,

porse vetė do tė tė kthej patjetėr nė shkretėtirė,

nė qytet tė pabanueshėm.

7 Po e shuguroj vetė kundėr teje

vrastarin e armėt e tij,

cedrat e tu tė zgjedhur t’i presin,

nė zjarr t’i hedhin!

8 Kur tė kalojnė paganėt me shumicė nė heshtje nėpėr kėtė qytet, secili do ta pyesė tė afėrmin e vet: ‘Pse ia bėri kėshtu Zoti kėtij qyteti tė madh?’, 9 do tė pėrgjigjen: ‘Sepse e kishin lėnė Besėlidhjen e Zotit, Hyjit tė vet, adhuruan hyjni tė huaja dhe atyre u shėrbyen. ’“

Profeci kundėr mbretėrve tė ndryshėm:

Kundėr Joakazit

10 Mos e qani tė vdekurin,

as gjėmė mbi tė mos bėni!

Qajeni me mallėngjim atė qė u nis,

sepse mė s’do tė kthehet,

vendlindjen kurrė mė s’do ta shohė!

11 Sepse kėshtu thotė Zoti lidhur me Salumin, birin e Jozisė, mbretin e Judės, qė u bė mbret nė vend tė Jozisė, babait tė vet: “Ai qė doli nga ky vend, kėtu mė nuk do tė kthehet, 12 por do tė vdesė nė atė vend ku do ta ēojnė rob e kėtė vend kurrė mė s’do ta shohė.”

Kundėr Joakimit

13 Mjerė ai qė e ndėrton shtėpinė me padrejtėsi,

e dhomat e larta i ndėrton me tė padrejtė,

qė e shtyn tė punojė pa rrogė tė afėrmin e vet

e s’ia jep atij pagėn e duhur;

14 pėr atė qė thotė: ‘Shtėpi tė madhe do tė ndėrtoj,

me dhoma tė gjera lart’,

qė pėr vete hap dritare

e i vesh me rrathė prej cedri

dhe i ngjyros tė kuqe!

15 Pse a do tė mbretėrosh

vetėm pse mburresh me cedra?

Pse a s’hėngri e s’piu yt atė?

Por ai zbatonte drejtėsinė e tė drejtėn.

Prandaj gjithēka i shkonte mbarė.

16 Mbronte ēėshtjen e skamnorit e tė tė mjerit,

prandaj gjithēka i shkonte mbarė!

‘Pse a s’do tė thotė kjo tė mė njohėsh mua?’

‑ ėshtė fjala e Zotit.

17 Sytė e tu e zemra jote

s’kėrkojnė tjetėr, veē dobinė tėnde,

tė derdhėsh gjakun e tė pafajshėmve

tė bėsh shpifje e tė bėsh dhunė.

18 Pėr kėtė arsye Zoti thotė kėshtu pėr Joakimin, birin e Jozisė, mbretin e Judės:

“Gjėmė atij nuk do t’i bėjnė:

‘I mjeri unė pėr ty, o vėlla!

I mjeri unė pėr ty, o motėr!’

Pėr tė nė vaj nuk do t’i thuhet:

‘I mjeri unė pėr ty, Zotėri!

I mjeri unė pėr ty, Lartmadhėri!’

19 Do tė varroset si gomari,

i hequr zvarrė e larg i flakur

jashtė dyerve tė Jerusalemit. ’“

Kundėr Joakinit

20 Hip nė Liban edhe bėrtit,

dil nė Basan edhe gėrthit,

bėrtit tė madhe mbi Abarim,

u zhdukėn tė gjithė dashamirėsit ‘tu!

21 Tė pata thėnė kur ishe mirė,

por ti m’u pėrgjigje: “S’do tė dėgjoj!”

Qė i ri kėtė sjellje pate,

s’e dėgjove zėrin tim.

22 Kullotė pėr erė do tė jenė barinjtė e tu,

robėr do tė shkojnė dashamirėsit tu,

atėherė do tė skuqesh e do tė turpėrohesh

pėr shkak tė gjithė paudhėsisė sate.

23 Ti qė fronin e ke nė Liban,

qė ngreh ēerdhen lart ndėr cedra,

oh sa rreptė do tė gjėmosh

kur tė tė vijnė dhimbjet,

porsi dhimbjet e asaj qė lind!

24 “Pėr jetėn time ‑ thotė Zoti ‑ po edhe sikur tė ishte Konia, biri i Joakimit, mbreti i Judės, unazė nė dorėn e djathtė timen, do ta hiqja prej andej! 25 Do tė tė jap nė dorėn e atyre qė e kėrkojnė jetėn tėnde, nė dorėn e atyre qė tė bėjnė tė dridhesh para fytyrės sė tyre, nė dorė tė Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonit, e nė duar tė kaldenjve. 26 E do tė tė hedh, ty e nėnėn tėnde qė tė lindi, nė njė vend tė huaj, ku nuk keni lindur, dhe atje do tė vdisni. 27 E nė tokėn ku dėshirojnė tė kthehen, atje mė s’do tė kthehen.”

28 Enė thua e pėrbuzur, e thyer

ėshtė ky burri, Konia?

Njė enė qė askush s’e do?

Pse pra, qenė humbur,

ai e fara e tij,

hedhur nė njė vend

qė s’e kanė njohur?

29 Tokė! O tokė, o tokė,

dėgjoje fjalėn e Zotit!

30 Kėshtu thotė Zotynė:

“Shėnojeni kėtė njeri: ‘Barkshuar!

Njeri tė pasukses nė jetė!’

Sepse prej farės sė tij

s’do tė dalė asnjė burrė

qė tė ulet mbi fronin e Davidit

e tė ketė farė pushteti mė nė Judė!”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Profeci kundėr mbretėrve tė ndryshėm