Kapitujt

Jeremia: 37. Gjykim pėrmbledhės mbi Sedecinė

37

1 Sedecia, biri i Jozisė, u bė mbret nė vend tė Konisė, birit tė Joakimit. Sedecinė e vuri mbret Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, nė tokėn e Judės. 2 Por as ky, as shėrbėtorėt e tij, as populli i vendit nuk i dėgjuan fjalėt e Zotit qė i foli nėpėrmjet gojės sė profetit Jeremi.

Sedecia kėshillohet me Jereminė pėr ndėrprerjen e rrethimit nė vitin 588

3 Mbreti Sedeci dėrgoi Jukalin, djalin e Selemisė, edhe priftin Sofoni, djalin e Maasisė, te Jeremia profet me kėtė porosi: “Lutju pėr ne Zotit, Hyjit tonė!”

4 Jeremia asohere shkonte e vinte nėpėr popull i lirė; ende nuk e kishin burgosur. 5 Ndėrkaq, ushtria e faraonit po depėrtonte nga Egjipti e, kaldenjtė, qė e rrethonin Jerusalemin, posa e morėn kėtė lajm, u larguan nga Jerusalemi.

6 Atėherė fjala e Zotit i qe drejtuar profetit Jeremi: 7 “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Kėshtu thuajini mbretit tė Judės qė ju dėrgoi tė mė pyetni: Ja, ushtria e faraonit qė ju erdhi nė ndihmė, do tė kthehet nė vendin e vet, nė Egjipt. 8 Atėherė do tė kthehen kaldenjtė dhe do tė luftojnė kundėr kėtij qyteti, do ta pushtojnė dhe do ta djegin me zjarr. 9 Kėshtu thotė Zoti: Mos e rreni vetveten duke thėnė: ‘Shkuan kaldenjtė e na e morėn tė ligėn’, sepse ata nuk do tė largohen. 10 Po edhe sikur t’ia dilni ta shpartalloni tėrė ushtrinė e kaldenjve qė luftojnė kundėr jush e nėse mbesin edhe vetėm disa tė plagosur, ata do tė ēohen prej ēadrave tė tyre dhe do ta djegin me zjarr kėtė qytet!”

Burgimi i Jeremisė. Pėrmirėsimi i fatit tė tij

11 Kur ushtria e kaldenjve u largua nga Jerusalemi pėr shkak tė ushtrisė sė faraonit, 12 Jeremia doli nga Jerusalemi pėr tė shkuar nė tokėn e Beniaminit me qėllim qė tė rregullojė njė ēėshtje ndarjeje tė pronės me tė vetėt. Mirėpo, 13 kur arriti te dera e Beniaminit, nė derė ishte njė farė Jerie, biri i Selemisė, tė birit tė Hananisė, rojtar i derės. Atėherė e kapi profetin Jeremi e tha: “Ti po ikėn te kaldenjtė!” 14 Jeremia iu pėrgjigj: “Ėshtė gėnjeshtėr! Unė nuk po shkoj te kaldenjtė!” Por ai s’deshi tė marrė vesh, por Jeria e kapi Jereminė dhe e ēoi te paria. 15 Paria u hidhėruan kundėr Jeremisė, e rrahėn dhe e burgosėn nė shtėpinė e shkruesit Jonatan: sepse atė e kishin shndėrruar nė burg. 16 Kėshtu Jeremia u fut nė njė sternė me hark nė dhe; aty Jeremia ndenji pėr shumė ditė.

17 Mbreti Sedeci dėrgoi pėr ta marrė dhe, fshehtas, nė shtėpinė e vet e pyeti: “A kemi ndonjė fjalė prej Zotit?” Jeremia iu pėrgjigj:” Ka!”, dhe vazhdoi: “Do tė biesh nė dorėn e mbretit tė Babilonit!” 18 Pastaj Jeremia i tha mbretit Sedeci: “Ē’gabim paskam bėrė unė ndaj teje, ndaj shėrbėtorėve tė tu dhe ndaj kėtij populli qė mė hodhėt nė burg? 19 Ku janė profetėt tuaj qė ju profetizonin dhe ju thonin: ‘Mbreti i Babilonit nuk do t’ju sulmojė as ju as kėtė vend?’ 20 Tashti po tė lutem, mė dėgjo Imzot, o mbret, merre parasysh lutjen time dhe mos mė rikthe nė shtėpinė e Jonatanit, shkruesit, qė tė mos vdes atje.” 21 Kėndej mbreti Sedeci urdhėroi tė ēohet Jeremia nė oborrin e burgut, t’i jepet ēdo ditė njė bukė ndore e sjellė nga rruga e Furrtarėve derisa tė mos ketė mė bukė nė qytet. Kėshtu Jeremia mbeti nė oborrin e burgut.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Gjykim pėrmbledhės mbi Sedecinė