Kapitujt

Jeremia: 3. Kthimi

3

1 Nėse njė burrė e ndan gruan e vet

dhe kjo, duke u larguar prej tij,

martohet me njė burrė tjetėr,

a ka tė drejtė tė kthehet pėrsėri tek ai?

Vallė, a nuk ėshtė e pėrdhosur

dhe e fėlliqur ajo tokė?

E ti qė u fėlliqe me dashnorė tė shumtė,

vallė a ke fytyrė tė kthehesh tek unė?,

‑ thotė Zoti.

2 Lartėsoji sytė e tu drejt kodrash e shih:

a ka ndonjė vend ku nuk fėlligėshtove?

Rrije nė udhė duke i pritur

porsi arabi nė shkretėtirė.

Ti e pėrdhose vendin

mė fėlligėshtinė e fajėsinė tėnde.

3 Kėndej dhe shirat u ndaluan

dhe as tė vjeshtės mė nuk ranė.

Balli yt ballė lavireje,

as tė skuqesh ti nuk dite!

4 E tashti vallė a s’mė thėrret: ‘Ati im!

ti je prijėsi i rinisė sime!

5 A gjithmonė do tė jetė i hidhur?

Zemėrimi yt prapė do tė qėndrojė?’

Ti kėshtu flet edhe vazhdon

ta bėsh tė keqen dhe e tepron.”

Izraeli i veriut i grishur pėr t’u kthyer

6 Nė ditėt e mbretit Jozi Zoti mė tha: “A pe se ē’bėri Felėshuesja ‑ Izrael? Vetė shkoi mbi ēdo mal tė lartė e nėn ēdo dru tė gjelbėr bėri fėlligėshti. 7 Unė mendoja: ‘Pasi t’i ketė bėrė tė gjitha kėto, do tė kthehet tek unė’; por ajo nuk u kthye. Pa Juda, motra e saj e pabesė. 8 Pa edhe se pėr shkak se bėri fėlligėshti Felėshuesja Izrael, unė e lėshova dhe ia dhashė letėrlėshimin dhe aspak s’u tremb e pabesa Judė, motra e saj, por shkoi e u bė lavire edhe ajo. 9 Kėshtu me lavirėsinė e saj tė paturpshme e pėrdhosi vendin dhe e theu kurorėn me gurė e me dru. 10 E pas tė gjitha kėtyre, nuk m’u kthye e pabesa motra e saj, Juda, me gjithė zemrėn e vet, por me rrena”, thotė Zoti.

11 E Zoti mė tha: Felėshuesja ‑ Izrael, nė krahasim me tė Pabesėn Judė, u dėftua mė e drejtė. 12 Shko e klithi me zė tė lartė kėto fjalė nė drejtim tė Veriut! Thuaj:

Kthehu, Felėshuesja ‑ Izrael, thotė Zoti,

dhe nuk do ta kthej fytyrėn time prej jush,

sepse unė jam i mėshirshėm,

‑ thotė Zoti,

e nuk do ta mbaj hidhėrimin pėrgjithmonė.

13 Por pranoje fajėsinė tėnde,

sepse u ēove kundėr Zotit, Hyjit tėnd,

u ende ndėr tė huaj

nėn ēdo dru tė gjelbėr

e zėrin tim nuk e dėgjove,

‑ thotė Zoti.

Populli mesianik nė Sion

14 Kthehuni, o bij qė u ngritėt kundėr meje, ‑ thotė Zoti ‑ sepse unė jam Zoti juaj. Do t’ju marr nga njė prej ēdo qyteti e nga dy prej ēdo barku e do t’ju shpie nė Sion. 15 Unė do t’ju jap barinj sipas zemrės sime e do t’ju udhėheqin me dije e urti. 16 Kur pastaj tė shumoheni e tė jeni shtuar nė vend, ndėr ato ditė ‑ thotė Zoti ‑ mė nuk do tė thuhet: ‘Arka e Besėlidhjes sė Zotit’, askush nuk do tė mendojė pėr tė, as s’do t’u bjerė ndėr mend pėr tė, as s’do tė kėrkohet, as s’do tė ripunohet mė. 17 Nė atė kohė Jerusalemi do tė quhet: ‘Froni i Zotit’; tė gjithė popujt, atje, nė Jerusalem, do tė bashkohen nė emėr tė Zotit, dhe mė nuk do tė jetojnė sipas pabesisė sė zemrės sė tyre tejet tė prishur.

18 Nė ato ditė shtėpia e Judės do tė shkojė nė shtėpinė e Izraelit dhe, sė bashku, do tė vijnė nga toka e Veriut nė tokėn qė ua dhashė pėr trashėgim etėrve tuaj.

Vazhdim i kėngės mbi kthimin

19 E unė thashė:

Oh, sa do t’doja tė tė numėroja ndėr bij

e ta jepja tokėn e dėshirueshme,

trashėgimin, margaritarin mė tė bukur ndėr popuj!

Mendoja: Atė do tė mė quani

dhe s’do tė pushoni sė ardhuri pas meje.

20 Por, siē e pėrbuz gruaja dashnorin e vet,

po ashtu mė pėrbuzėt mua, shtėpia e Izraelit!

‑ thotė Zoti.

21 Dėgjo! Pėrmbi kodra u dėgjua njė zė:

vaji e dėnesjet e bijve tė Izraelit,

sepse e lanė rrugėn e vet,

harruan Zotin, Hyjin e vet.

22 “Kthehuni, o bij, qė ma kthyet shpinėn,

se unė dua t’i shėroj kryengritjet tuaja!”

‑ Ja, ne po vijmė te ti,

sepse ti je Zoti, Hyji ynė!

23 Vėrtet, tė rreme ishin kodrat

po ashtu edhe zhurmat nė male!

Njėmend nė Zotin, Hyjin tonė,

Izreali e gjen shpėtimin!

24 E pėrlau Turpi mundin e etėrve tanė

qė nga rinia jonė,

grigjat e loritė e tyre,

bijtė e bijat e tyre.

25 Le tė mbėshtillemi me turpin tonė

le tė na mbulojė turpi ynė,

pse mėkatuam

kundėr Zotit, Hyjit tonė,

ne edhe etėrit tanė

prej rinisė e deri mė sot

e s’e dėgjuam zėrin e Zotit, Hyjit tonė!

Kapitujt