Kapitujt

Jeremia: 20. Pjesė nga “Rrėfimet” e Jeremisė

20

1 Prifti Fasur, biri i Emerit, mbikėqyrėsi prijės nė Shtėpinė e Zotit, e dėgjoi Jereminė duke i profetizuar kėto fjalė. 2 Fasuri e rrahu Jereminė profet dhe e vuri nė pranga, qė gjenden te Dera e lartė e Beniaminit nė Shtėpinė e Zotit. 3 Tė nesėrmen, kur zbardhi drita, Fasuri e liroi Jereminė nga prangat, atėherė Jeremia i tha: “Jo mė Fasur Zoti nuk e quan emrin tėnd, por “Tmerr nė ēdo anė!” 4 Sepse kėshtu thotė Zoti: Ja, unė po tė tė dorėzoj tmerrit, ty e tė gjithė miqtė e tu. Do tė bien prej shpatės sė armiqve tė tyre dhe ti do t’i shohėsh me sytė e tu. Mbarė Judėn do ta lėshoj nė duart e mbretit tė Babilonit. Ai do t’i shpėrngulė nė Babilon dhe do t’i godasė me shpatė. 5 Do ta jap mbarė pasurinė e kėtij qyteti, tėrė ēka u fitua me mund, gjithēka ka tė ēmueshme edhe tė gjitha visaret e mbretėrve tė Judės nė dorė tė armiqve tė tyre, tė cilėt do t’i rrėmbejnė, do t’i marrin e do t’i tresin nė Babilon. 6 Kurse ty Fasur, me tė gjithė anėtarėt e familjes, do tė ye shpėrngulin. Nė Babilon do tė shkosh, atje do tė vdesėsh dhe atje do tė varrosesh, ti e tė gjithė miqtė e tu, tė cilėve u profetizove gėnjeshtrėn”.

Pjesė nga “Rrėfimet” e Jeremisė

7 Mė ngashėnjeve, o Zot,

dhe unė lejova tė ngashėnjehem,

qe mė i fortė se unė

dhe mė mbizotėrove.

U bėra gazi i ditės,

tė gjithė mė pėrqeshin.

8 Sa herė qė mė duhet ta shpall fjalėn,

mė duhet tė lėshoj kushtrimin,

tė bėrtas: “Dhunė! Shkatėrrim!”

Fjala e Zotit u bė pėr mua

poshtėrim dhe pėrqeshje gjithė ditėn!

9 Atėherė thashė me vete: mė s’do tė mendoj pėr Tė,

nė emėr tė Tij mė nuk do tė flas!

Atėherė nė zemrėn time u ndez

njė zjarr i furishėm,

u ndrye nė eshtrat e mi:

u mundova ta mposht,

por s’munda!

10 I dėgjoja shpifjet e shumėve,

tmerr gjithkund pėrreth:

‘Paditeni! Le ta padisim!’

Tė gjithė dashamirėsit e mi

vėrenin rėnien time:

‘Ndoshta do tė lejojė tė gėnjehet!

Do tė ngadhėnjejmė mbi tė,

atėherė do tė hakmerremi!’

11 Por me mua ėshtė Zoti si trimi i trimave,

prandaj ata qė mė pėrndjekin,

do tė rrėzohen e s’do tė ngadhėnjejnė:

turpi do t’i mbulojė se s’do t’ia dalin qėllimit,

turp e pėrhershme qė kurrė s’do tė shlyhet!

12 O Zoti i Ushtrive,

ti, o sprovuesi i tė drejtit,

qė ia sheh veshka e zemėr,

bėj ta shoh hakmarrjen tėnde mbi ta,

sepse nė dorė tėnde e lashė ēėshtjen time!

13 Kėndojini Zotit, lėvdojeni Zotin,

qė e ēliroi shpirtin e tė varfėrit

nga dora e keqbėrėsve.

14 Qoftė mallkuar dita kur unė linda;

dita kur mė lindi nėna ime

jo, mos qoftė bekuar!

15 Qoftė mallkuar ai burrė

qė e lajmėroi tim atė:

‘Je bėrė me djalė!’

dhe e mbushi me gėzim!’

16 U bėftė ai njeri porsi qytetet,

qė Zoti i shkatėrroi

e askurrė s’u pendua.

Nė mėngjes ndjeftė kushtrimin

e nė mesditė rropamėn e luftės,

17 qė s’mė shitoi nė barkun e nėnės!

Nėna ime do tė mė bėhej varr

e barku i saj, shtatzėnė pėrgjithmonė.

18 Pse ndopak dola nga barku amnor?

Qė tė heq keq e tė vuaj

e nė turp tė marrin fund ditėt e mia!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Pjesė nga “Rrėfimet” e Jeremisė