Kapitujt

Jeremia: 48. Profeci kundėr Moabit

48

1 Kundėr Moabit.

Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit:

“Vaj pėr Nabon: u shkretua e u marrua!

U pushtua Kariataimi,

u turpėrua kalaja e u trand!

2 Mė galdim nė Moab s’do tė ketė!

Nė Hesobon i sendėrgjojnė tė zezėn:

“Ejani ta shfarosim nga popujt!”

Ti Madmenė, do tė shpartallohesh,

kėmba‑kėmbės shpata po tė ndjek!

3 Ndihen britma nga Oronaimi:

“Shkatėrrim! Rrėnim i madh!

4 Rrafsh me tokė u bė Moabi!”

Ndihet vigma e fėmijėve nė Segor.

5 Marrin pėrpjetėn e Luitit,

i ngjiten malit duke qarė,

sepse nė zbritjen e Oronaimit,

ndien armiku klithmat e humbjes:

6 “Ikni, shpėtoni kokėn,

do tė jeni si marena nė shkretėtirė.”

7 Pasi e vure tėrė shpresėn tėnde

nė vepra tė tua e nė visaret e tua,

edhe ti, po, do tė pushtohesh.

Kamosi do tė shkojė nė mėrgim

me priftėrinj e me tė parė sė bashku.

8 Nė ēdo qytet do tė vijė shkretuesi,

s’ka qytet qė do tė shpėtojė;

fushė e bjeshkė do tė rrėnohen, do tė pėrmbysen

‑ sepse kėshtu shpalli Zotynė!

9 Jepi Moabit krahė pėr fluturim,

se qytetet iu shkretuan:

s’mbeti kush ndėr to tė banojė.

10 Mallkuar qoftė kush e kryen

me pakujdesi veprėn e Zotit!

Mallkuar qoftė kush s’e njomė

shpatėn e vet me gjak!

11 I qetė jetoi Moabi qė nė rini,

ai pushoi nė draun e vet,

s’u kalua nga vozga nė vozgė

kurrė s’qe humbur nė internim;

ndaj e ruajti shijen e vet,

s’u ndėrrua fare era e tij.

12 Porse, ja, ditėt po vijnė ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ do t’i dėrgoj shtypės qė do ta nxjerrin nga njė vozgė nė njė tjetėr dhe do ta kalojnė nga njė enė nė tjetrėn dhe enėt e tyre do t’i thyejnė. 13 Atėherė Moabit do t’i vijė turp pėr shkak tė Kamosit, siē u turpėrua shtėpia e Izraelit pėr shkak tė Betelit, nė tė cilin e kishte vėnė gjithė shpresėn.

14 Si mund tė thoni: “Jemi trima,

jemi trima luftėtarė?

15 Rrafsh me tokė u bė Moabi,

po sulmohen qytetet e tij,

lulja e rinisė po i zbret nė thertore

‑ ėshtė fjala e Mbretit,

qė emrin Zot i Ushtrive e ka.

16 Po afrohet rrėnimi i Moabit,

me hapa tė shpejtė po vjen e keqja.

17 Qajeni, o ju tė gjithė,

si fqinjtė e tij qė jeni;

ju tė gjithė qė emrin ia dini, thoni:

‘Si u thye shkopi i fortė,

skeptri i tij i lavdishėm?!’

18 Zbrit nga lavdia jote e ulu nė baltė,

banuese, bija e Dibonit,

se po tė sulet shkatėrruesi i Moabit,

i shpartalloi tė tėra fortesat e tua.

19 Rri nė udhė e vėshtro,

banuesja e Aroerit!

Pyeti tė ikurit e ata qė shpėtuan!

Thuaju: ‘Ē’ndodhi kėshtu?’

20 U turpėrua Moabi, sepse u mund!

Uluritni edhe klithni!

Lajmėrojeni Arnonin

se Moabi u shkretua.

21 Erdhi gjyqi kundėr Rrafshnaltit, kundėr Helonit, kundėr Jasės e kundėr Mefaatit, 22 kundėr Dibonit, Nabos e Betdeblataimit, 23 kundėr Kariataimit, Betgamulit e Betmaonit, 24 kundėr Kariotit, Bosrės dhe kundėr tė gjitha qyteteve tė tokės sė Moabit, atje ku janė.

25 “Iu kėput briri Moabit,

iu thye krahu Moabit.”

‑ ėshtė fjala e Zotit.

26 Deheni Moabin se u ngrit kundėr Zotit; Moabi tani le tė zhgėrryhet nė tė vjellat e veta, edhe ai le tė jetė i pėrqeshur. 27 Vallė a s’qe pėr ty edhe Izraeli shkak pėrqeshjeje? Pse a u gjet edhe ai ndėr vjedhės, qė sa herė flisje kundėr tij, tundje kokėn?

28 Largohuni nga qytetet e banoni ndėr qeta,

o banorėt e Moabit!

Pėrngjajini pėllumbit qė e ndėrton ēerdhen

nė faqet e humnerės sė frikshme.

29 Dėgjuam pėr krenarinė e Moabit:

e teproi mė me krenari;

ia pamė krenarinė e arrogancėn,

madhėshtinė e krenarinė e zemrės!

30 E njoh mirė lavdėrimin e tij ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ dėrdėllisjet e tij tė pathemelta, punėt e mėdha qė kurrė s’i bėri! 31 Prandaj, Moabit po ia bėj gjėmėn, po i vajtoj mbarė Moabasit, do tė qaj pėr burrat e Kiraresetit.

32 Gjėmė mė tė madhe se mbi Jazer,

do tė bėj gjėmė mbi ty,

o hardhia e Sabamės!

Pinjollėt e tu e kaluan detin,

arritėn deri nė Jazer!

Mbi tė korrat e vjeljen tėnde

u vėrsul shkatėrrimtari.

33 U zhduk gėzimi e hareja

prej pemishtes e tokės sė Moabit.

Nga shtrydhėsi verėn e zhduka,

shtrydhėsi i rrushit askurrė mė,

kėngėt e gėzueshme tė zakonshme s’do t’i kėndojė!

34 Kushtrimi i Hesebonit dėgjohet deri nė Eleale; zėri i tyre arrin deri nė Jasa, nga Segori deri nė Oronaim, deri nė Eglatselisiam. Edhe ujėrat e Nimrimit krejtėsisht do tė prishen.

35 Do tė zhduk nga Moabi ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ atė qė do tė kushtojė nė lartėsi dhe atė qė kem u djeg hyjnive tė tij.

36 Prandaj zemra ime mė dridhet pėr Moabin porsi dridhet fyelli; shpirti im dridhet si fyelli pėr burrat e Kirharesetit: sepse humbėn fitesėn qė kishin bėrė. 37 Ēdo kokė do tė shoget e ēdo mjekėrr do tė rruhet, ēdo dorė do tė gėrvishtet e ēdo ijė me grathore do tė vishet. 38 Mbi ēdo pullaz tė Moabit e nė ēdo shesh tė tij kudo vajtime, sepse e copėtova Moabin porsi njė shtambė qė askujt s’i vlen gjė ‑ ėshtė fjala e Zotit.

39 Po si u ndrydh! Se ē’u bė copė e grimė! Se ē’u turpėrua Moabi e u vu nė ikje?! Moabi u bė lojė dhe pėrqeshje pėr tė gjithė fqinjtė e tij.

40 Sepse kėshtu thotė Zoti:

Ja, thua se shqiponja u lėshua fluturim,

mbi Moabin i shtrin krahėt e vet!

41 Qytetet u pushtuan,

u morėn kėshtjellat.

Zemra e trimave tė Moabit atė ditė

porsi zemra e gruas nė lindje e sipėr do tė jet ė.

42 Do tė pushojė Moabi sė qeni popull

sepse Zotit i shiti lavde!

43 Tmerr, gropė e lak mbi ty,

o banues i Moabit

‑ ėshtė fjala e Zotit.

44 Kush t’i shpėtojė tmerrit,

nė gropė do tė bjerė;

kush tė dalė nga gropa,

do tė zihet nė lak;

sepse do tė sjell kundėr Moabit

vitin e ndėshkimit tė tyre

‑ ėshtė fjala e Zotit.

45 Nėn hije tė Hesebonit zėnė vend

tė ikurit tė mbetur pa fuqi,

por zjarri doli nga Heseboni,

shpėrtheu flaka nga mesi i Sikonit,

ia pėrpiu tėmthat Moabit,

butin e kresė tė kryengritėsve.

46 Vaj pėr ty, o Moab!

Sharroi populli i Kamosit!

Bijtė e tu u zunė robėr,

bijat e tua u ēuan nė skllavėri!

47 Por dikur nė njė ditė tė vonė

prapė Moabin do ta pėrtėrij

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kėtu merr fund gjyqi i Moabit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Profeci kundėr Moabit