Kapitujt

Jeremia: 41. biri i Natanisė

41

1 Dhe tė shtatin muaj erdhi Ismaeli, biri i Natanisė, tė birit tė Elisamės, nga fara mbretėrore dhe njė nga mbarėshtuesit e lartė tė mbretit, dhe me tė edhe dhjetė burra, te Godolia, biri i Ahikamit nė Masfė. Aty edhe hėngrėn bukė sė bashku nė Masfė. 2 Por Ismaeli, biri i Natanisė, dhe dhjetė burrat, qė ishin me tė, u ngritėn, e goditėn me shpatė Godolinė, birin e Ahikamit, tė birit tė Safanit; e vranė atė qė mbreti i Babilonit e kishte bėrė tė parin e vendit. 3 Ismaeli i vrau gjithashtu edhe tė gjithė judenjtė qė ishin me Godolinė nė Masfė, si dhe kaldenjtė qė u gjendėn aty e ishin ushtarė.

4 Tė nesėrmen, pasi u vra Godolia dhe askush ende nuk e dinte, 5 erdhėn disa njerėz nga Sikemi, nga Siloja e nga Samaria, tetėdhjetė burra, me mjekėrr tė rruar, me petka tė shqyera, me gėrvishtje nė trup, sillnin nė duar kushte e kem pėr t’i flijuar nė Shtėpinė e Zotit. 6 Ismaeli, biri i Natanisė, doli nga Masfa pėr t’i takuar. Ecte rrugės duke qarė. Kur u takua me ta, u tha: “Ejani te Godolia, biri i Ahikamit.” 7 Kur ata arritėn nė mes tė qytetit, Ismaeli, biri i Natanisė, i preu, dhe ai, me njerėzit qė ishin me tė, i hodhi nė sternė. 8 Ndėr ta u gjetėn dhjetė vetė qė i thanė Ismaelit: “Mos na mbyt, sepse kemi nė ara ushqime rezervė tė fshehura: grurė, elb, vaj e mjaltė”. Ai atėherė hoqi dorė e nuk i vrau ata as vėllezėrit e tyre. 9 Sterna, nė tė cilėn Ismaeli i kishte hedhur kufomat e njerėzve, qė i vrau, ėshtė sterna e madhe qė e punoi mbreti Asė kundėr Baasės, mbretit tė Izraelit. Liqethin Ismaeli, biri i Natanisė, e mbushi me tė vrarė. 10 Atėherė Ismaeli e mori me vete tepricėn e popullit qė ishte nė Masfė, bijat e mbretit dhe mbarė popullin qė kishte mbetur nė Masfė, tė cilėt Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore, ia kishte lėnė nėn kujdes Godolisė, birit tė Ahikamit; Ismaeli, biri i Natanisė, i mori me vete dhe u nis pėr tė kaluar te bijtė e Amonit.

11 Por dėgjoi Johanani, biri i Kareesė, dhe tė gjithė oficerėt qė ishin me tė pėr kėtė kėrdi tė madhe qė e kishte bėrė Ismaeli, biri i Natanisė, 12 i morėn tė gjithė njerėzit e vet, u nisėn tė luftojnė kundėr Ismaelit, birit tė Natanisė. E gjetėn tek Ujėrat e Mėdha qė janė nė Gabaon. 13 Mbarė populli qė ishte me Ismaelin, kur e pa Johananin, birin e Kareesė, dhe tė gjithė oficerėt qė ishin me tė, u gėzuan shumė. 14 Atėherė mbarė populli qė Ismaeli e kishte marrė rob nė Masfė, u kthye e shkoi te Johanani, biri i Kareesė. 15 Por Ismaeli, biri i Natanisė, me tetė vetė iku para syve tė Johananit dhe kaloi ndėr amonė. 16 Atėherė Johanani, biri i Kareesė, e oficerėt qė ishin me tė, i morėn tepricat e popullit qė i kishte marrė robėr Ismaeli, biri i Natanisė, nga Masfa, pasi e pati vrarė Godolinė, birin e Ahikamit: trima, gra, fėmijė e oborrtarė, tė cilėt u kthyen nga Gabaoni. 17 U nisėn pėr rrugė e zunė vend nė Gerutkamaam, qė ėshtė afėr Betlehemit. Aty pushuan pak, sepse kishin pėr qėllim qė tė vazhdonin udhėn pėr tė kaluar nė Egjipt 18 larg nga kaldenjtė. Vėrtet, i druanin kaldenjtė, sepse Ismaeli, biri i Natanisė, e kishte vrarė Godolinė, birin e Ahikamit, tė cilin mbreti i Babilonisė e kishte bėrė qeveritar tė vendit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > biri i Natanisė