Kapitujt

Jeremia: 15. Mjerimet e luftės

15

1 Zoti mė tha: “Po tė qėndronin edhe vetė Moisiu e Samueli pėrpara meje, zemra ime s’do tė pėrkulej nė tė mirėn e kėtij populli! M’i flak larg syve tė mi! Le tė shkojnė!

2 Nė qoftė se do tė thonė: ‘Ku tė shkojmė?’, thuaju: Kėshtu thotė Zoti:

Kush ėshtė pėr vdekje, nė vdekje!

Kush ėshtė pėr shpatė, nėn shpatė!

Kush ėshtė pėr uri, nė uri!

Kush ėshtė pėr shpėrngulje, nė shpėrngulje!

3 Unė do tė ēoj mbi ta katėr lloje tė kėqijash ‑ ėshtė fjala e Zotit: shpatėn pėr tė prerė, qentė pėr tė shqyer, shpendėt e qiellit dhe egėrsirat e malit pėr tė pėrpirė e pėr tė zhdukur. 4 Do tė bėj mbi ta njė shembull emnese pėr tė gjitha mbretėritė e tokės pėr shkak tė Manaseut, birit tė Ezekisė, mbretit tė Judės, pėr tė gjitha tė kėqijat qė bėri nė Jerusalem.”

Mjerimet e luftės

5 Kush do tė ketė dhimbje pėr ty, Jerusalem,

kush do tė ta qajė hallin?

Kush do tė shkojė

tė pyesė pėr paqen tėnde?

6 Ti mua mė pėrbuze

‑ thotė Zoti ‑

shpinėn ma solle;

unė e shtriva dorėn mbi ty tė tė zhduk:

u lodha mė duke tė tė pėrdėlluar!

7 Kėndej edhe i flaka me terplote

nėpėr qytetet e vendit;

e lashė pa fėmijė, e shova popullin tim:

sepse s’deshėn tė kthehen prej udhėve tė veta!

8 Vejushat e tyre u bėnė mė tė shumta

se rėra e detit.

Kundėr nėnės sė tyre dėrgova

ushtarin vrastar nė pikė tė ditės,

dėrgova kundėr saj papritmas

trazirė e tmerr.

9 E lėshoi zemra nėnėn e shtatė djemve,

i doli shpirti;

ende duke qenė ditė, perėndoi dielli:

i turpėruar e i poshtėruar.

Ē’mbet prej tyre, shpatės do t’ia jap

mu ndėr sy tė armiqve tė tyre

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Pėrsėritja e thirrjes

10 I mjeri unė, o nėna ime,

qė mė linde njeri grindjesh

e kundėrshtimi pėr mbarė vendin!

Hua s’mora as nuk i dhashė kujt,

megjithatė, tė gjithė mė mallkojnė!

11 Vėrtet, o Zot, a nuk tė shėrbeva pėr tė mirė tė tyre,

a s’ndėrmjetėsova te ti nė kohė tė ngushticės,

nė kohė tė mjerimit pėr armikun?

12 Pse a me hekur kėputet

hekuri i Veriut e tuēi?

13 Pasurinė tėnde e visaret e tua

i lė lirisht tė plaēkiten,

pėr shkak tė tė gjitha fajeve tė tua

brenda mbarė kufijve tė tu.

14 Do tė tė bėj skllavin e armikut

nė njė vend qė ti s’e njeh,

sepse flakė u ndez zemėrimi im

e do tė shpėrthejė kundėr jush.

15 Ti di, o Zot,

mė kujto e mė ndihmo,

hakmerru pėr mua mbi armiq.

Pėr shkak tė durimit tėnd,

mos lejo qė unė tė mbaroj,

dije se pėr shkak tėndin po mė poshtėrojnė!

16 Kur mė erdhėn fjalėt e tua,

i pėrpija, fjala jote pėr mua u bė

gėzim e hare e zemrės sime,

sepse u quajta me emrin tėnd,

o Zot, Hyji i Ushtrive.

17 Kurrė nuk ndenja pėr t’u kėnaqur

nė shoqėrinė e ėndjetarėve,

por i nxitur prej dorės sate

rrija vetėm,

sepse mė mbushe me zemėrim.

18 Pėrse fund s’merr dhimbja ime

dhe plaga ime e pashėrueshme

s’do tė shėrohet?

Pėr mua u bėre pėrrua gėnjyes

me ujė nė tė cilin s’mund tė kem shpresė.

19 Pėr kėtė punė Zoti m’u pėrgjigj:

“Nėse ti kthehesh e me lejon tė tė kthej,

do tė qėndrosh prapė para meje,

nėse e dallon tė ēmueshmen prej tė ultės,

ti do tė bėhesh goja ime.

Ata do tė kthehen kah ti,

nuk ke nevojė tė kthehesh kah ata.

20 Ty do tė tė bėj unė pėr kėtė popull

mur tė fortė prej tumbakut.

Do tė luftojnė kundėr teje,

por s’do tė ngadhėnjejnė,

sepse unė me ty do tė jem

qė tė tė shpėtoj e tė tė liroj

‑ ėshtė fjala e Zotit!

21‑ Do tė tė shpėtoj prej dorės sė mėkatarėve,

do tė tė shpaguaj prej dorės sė tė dhunshmėve.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Mjerimet e luftės