Kapitujt

Jeremia: 7. a/ Nderimi i vėrtetė i Hyjit

7

1 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar Jeremisė:

2 ”Qėndro para derės sė shtėpisė sė Zotit, shpalle aty kėtė fjalė e thuaj: Dėgjojeni fjalėn e Zotit, tė gjithė ju o judenj, qė hyni nėpėr kėtė derė, pėr ta adhuruar Zotin. 3 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Pėrmirėsoni udhėt tuaja dhe veprat tuaja e do t’jua mundėsoj tė banoni nė kėtė vend. 4 Mos shpresoni nė fjalėt e rreme: ‘Tempulli i Zotit! Tempulli i Zotit! Tempulli i Zotit!’ 5 Por, nė qoftė se ju pėrnjėmend e pėrmirėsoni sjelljen tuaj dhe veprat tuaja, nė qoftė se ju njėmend e zbatoni tė drejtėn njėri kundrejt tjetrit, 6 nė qoftė se nuk do ta shfrytėzoni ardhacakun, bonjakun e tė vejėn, nė qoftė se nuk do ta derdhni gjakun e pafajshėm nė kėtė vend dhe nė qoftė se nuk do tė ecni pas hyjnive tė huaja nė dėmin tuaj, 7 unė do tė bėj qė tė banoni nė kėtė vend, nė tokėn qė ua dhashė etėrve tuaj pėrgjithmonė e jetės. 8 Por, ja, se ju e keni vėnė shpresėn tuaj nė fjalė tė rreme, qė gjė s’ju ndihmojnė. 9 Ēfarė? Tė vidhni, tė vritni, tė fėlligėshtoni, tė pėrbetoheni rrejshėm, t’i kushtoni Baalit kem, tė shkoni pas hyjnive tė huaja qė nuk i njihni, 10 e atėherė tė vini e tė paraqiteni para meje nė kėtė Shtėpi, mbi tė cilėn ėshtė thirrur emri im e tė thoni: ‘Kemi shpėtuar!’, qė tė vazhdoni t’i bėni tė gjitha kėto turpėri. 11 Pse a shpellė cubash ėshtė bėrė kjo Shtėpi, mbi tė cilėn ėshtė thirrur emri im ndėr sytė tuaj? Po, por as unė nuk jam i verbėr ‑ thotė Zoti.

12 Shkoni nė vendin tim nė Silo, ku dikur banoi emri im e shikoni ēfarė i bėra atij pėr shkak tė mbrapshtisė sė popullit tim, Izraelit. 13 E tashti, pasi ju i keni bėrė tė gjitha kėto tė zeza ‑ thotė Zoti ‑ megjithėse ju kam folur pa pushuar e s’mė keni dėgjuar, ju kam thirrur e nuk mė jeni pėrgjigjur, 14 do tė bėj me kėtė Shtėpi, mbi tė cilėn u thirr emri im, e nė tė cilėn ju keni shpresė e me kėtė vend, qė jua dhashė juve e etėrve tuaj, siē bėra me Silon: 15 do t’ju flak larg fytyrės sime, siē i flaka tė gjithė vėllezėrit tuaj, mbarė farėn e Efraimit.

b/ Hyjnitė e huaja

16 E ti, ruaj se ndėrmjetėson pėr kėtė popull, ruaj se ndėrmerr lutje ose pėrlutje, as mos m’u vėr, sepse nuk do ta dėgjoj lutjen tėnde. 17 Pse a nuk sheh se ēka bėjnė nė qytetet e Judės e nė rrugė tė Jerusalemit? 18 Bijtė mbledhin dru, etėrit ndezin zjarr e gratė ngjeshin brumin pėr tė pjekur kuleē “mbretėreshės sė qiellit” edhe njomin njomje hyjnive tė huaja pėr tė mė ngacmuar mua qė tė hidhėrohem. 19 A thua mė poshtėrojnė mua ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ e jo vetveten pėr turpin e vet? 20 Prandaj, kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, zemėrimi im e zemėrimi im do tė zbrazet mbi kėtė vend, mbi njerėz e mbi kafshė, mbi drurėt e fushės e mbi frytet e tokės, flakė do tė ndizet e nuk do tė fiket.

c/ Nderimi pa besnikėri

21 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Shtojuni flive tuaja flitė e shkrumbimit dhe hajuani mishin. 22 Sepse unė nuk u kam thėnė as nuk u kam urdhėruar etėrve tuaj ditėn qė i nxora nga toka e Egjiptit nė lidhje me flitė e shkrumbimit e tė theroreve. 23 Porse unė u kam dhėnė kėtė urdhėr: Dėgjojeni zėrin tim dhe unė do tė jem Hyji juaj e ju do tė jeni populli im. Ecni vazhdimisht udhės qė do t’ju urdhėroj qė tė jeni tė lumė. 24 Por nuk mė dėgjuan as nuk e prirėn veshin e vet, por shkuan sipas ėndjeve dhe mbrapshtisė sė zemrės sė vet tė prishur edhe ma kthyen shpinėn e jo fytyrėn, 25 qė nga dita kur etėrit tuaj dolėn nga toka e Egjiptit e deri nė ditėn e sotme. E unė ju dėrgova tė gjithė shėrbėtorėt e mi, profetėt, si njė ditė pėrditė e me kujdes. 26 Por ata s’mė dėgjuan as s’mė vunė vesh dhe u bėnė kokėfortė dhe vepruan edhe mė zi se etėrit e tyre. 27 Ti thuaju tė gjitha kėto fjalė, por ata s’do tė dėgjojnė; do t’i thėrrasėsh, por ata s’do tė tė pėrgjigjen. 28 Atėherė thuaju: Ky ėshtė njė popull qė nuk e dėgjon zėrin e Zotit, Hyjit tė vet, e nuk e pranon mėsimin. U zhduk besnikėria, u zhduk nga goja e tyre.

d/ Kundėr idhujtarisė, kėrcėnim me shpėrngulje

29 Preji flokėt e gjatė dhe flaki!

Nisja kodrave tė zhveshura gjėmės,

sepse Zoti e pėrbuzi dhe e flaku

brezninė qė e zemėroi.

30 Sepse bijtė e Judės bėnė ēka ėshtė e keqe para syve tė mi ‑ ėshtė fjala e Zotit; vendosėn Turpėritė e veta nė Tempullin qė mbart emrin tim, pėr ta dhunuar. 31 Ndėrtuan vende tė larta tė Tofetit qė ėshtė nė luginėn Benennom pėr t’i djegur bijtė e bijat e veta nė zjarr ‑ ēka kurrė nuk u kam urdhėruar as kurrė nuk mė ka shkuar nėpėr mend. 32 Dhe, ja, po vijnė ditėt ‑ thotė Zoti ‑ kur nuk do tė quhet mė Tofet as lugina Benennom, por lugina e Vrasjes. Nė Tofet do tė varrosen tė vdekurit, sepse gjetiu nuk do tė ketė vend. 33 Kufomat e kėtij populli do tė jenė ushqim pėr shpendėt e ajrit e pėr bishat e malit dhe s’do tė ketė kush t’i trembė. 34 Do tė bėj tė shuhen nė qytetet e Judės e nė rrugė tė Jerusalemit zėrat e gėzimit e tė haresė, zėri i dhėndrit e zėri i nuses, sepse vendi do tė kthehet nė shkretėtirė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > a/ Nderimi i vėrtetė i Hyjit