Kapitujt

Jeremia: 52. Shpartallimi i Jerusalemit dhe nderi i bėrė Joakinit

52

1 Sedecia ishte njėzet e njė vjeē kur u bė mbret e mbretėroi nė Jerusalem njėmbėdhjetė vjet. Emri i sė ėmės ishte Amital, bija e Jeremisė nga Lobna. 2 Bėri ēka s’i pėlqente Zotit krejt si kishte bėrė Joakini. 3 Kėshtu i ndodhi Jerusalemit e Judės pėr shkak tė zemėrimit tė Zotit, aq sa edhe i flaku larg pranisė sė vet.

Sedecia u ngrit kundėr mbretit tė Babilonisė. 4 Tė nėntin vit tė mbretėrimit tė tij, mė dhjetė tė tė dhjetit muaj, erdhi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė, ai vetė me mbarė ushtrinė e tij kundėr Jerusalemit. E rrethuan dhe ndėrtuan llogore kundėr tij gjithkund pėrreth. 5 Qyteti mbeti i rrethuar deri tė njėmbėdhjetin vit tė mbretėrimit tė Sedecisė. 6 Tė nėntėn ditė tė tė katėrtit muaj, ndėrsa nė qytet mbretėronte uria e madhe dhe pėr popullin e vendit nuk kishte mė ushqime, 7 u thye qyteti. Tė gjithė luftėtarėt ikėn dhe natėn dolėn nga qyteti nėpėr derėn qė ėshtė nė mes tė dy mureve dhe shpie nė kopshtin e mbretit. Kaldenjtė e mbanin gjithkund pėrreth qytetin e rrethuar, e ata ikėn udhės qė ēon nė Arabė. 8 Por mbretit iu vu nė shpinė ushtria e kaldenjve dhe e zunė Sedecinė nė rrafshnaltėn e Jerikut, ku e gjithė pėrcjellja ushtarake e tij iku dhe u arratis. 9 Kur e kapėn mbretin, e ēuan te mbreti i Babilonisė nė Reblė, qė ėshtė nė tokėn e Ematit. Ky ia preu gjyqin. 10 Mbreti i Babilonisė ndėr sy tė Sedecisė ia preu tė bijtė, i preu edhe tė gjithė princat e Judės nė Reblė. 11 Atėherė Sedecisė ia nxori sytė, e lidhi nė pranga dhe mbreti i Babilonisė e shpuri nė Babiloni, ku e futi nė burg deri ditėn e vdekjes sė tij.

12 Pastaj nė muajin e pestė, tė dhjetėn ditė tė muajit, d. m. th. tė nėntėmbėdhjetin vit tė Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonisė, Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore, njėri nga oborrtarėt mė tė afėrt tė mbretit tė Babilonisė, erdhi nė Jerusalem. 13 E dogji Shtėpinė e Zotit dhe pallatin e mbretit. Flakė i dogji edhe tė gjitha shtėpitė e Jerusalemit e sidomos shtėpitė e parisė. 14 Atėherė mbarė ushtria e kaldenjve, qė ishte me kryekoman‑ dantin e rojės trupore, e rrėzoi krejt murin rrethues tė Jerusalemit.

15 Nabuzardani kryekomandanti i rojės trupore, mori nė mėrgim njė pjesė tė popullit tė varfėr, popullin tjetėr qė kishte qėndruar nė qytet, si dhe prej atyre qė kishin pasė ikur te mbreti i Babilonisė, dhe sa kishin mbetur prej mjeshtrave. 16 Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore, e la njė pjesė tė vegjėlisė si vreshtarė e bujq.

17 Kaldenjtė i thyen shtyllat e bronzta, qė ishin nė Shtėpinė e Zotit, bazat dhe detin e bronztė, qė ishte nė Shtėpinė e Zotit: tėrė bronzin e tyre e ēuan nė Babiloni. 18 Morėn edhe kusitė, kacitė, thikat, kupat e stėrpikjes, shterat dhe tė gjitha enėt e bronzta qė pėrdoreshin pėr nevojat e liturgjisė. 19 Kryekomandanti i rojės trupore mori legenat, kemoret, kupat e stėrpikjes, kusitė, shandanat, shterat, potirėt: gjithēka ishte prej ari e gjithēka ishte prej argjendi; 20 dy shtylla, njė det, mėzetėr tė artė dymbėdhjetė, qė ishin nėn bazė, qė mbreti Salomon i kishte punuar pėr Shtėpinė e Zotit. 20 Nuk ishte e mundur tė llogaritej sa ishte pesha e bronzit e tė gjitha kėtyre enėve. 21 Njėra shtyllė ishte tetėmbėdhjetė kutė e lartė e duhej njė pe dymbėdhjetė kutėsh pėr ta pushtuar, kurse trashėsia e saj ishte katėr gishtėrinj, ndėrsa pėrbrenda ishte e zbrazėt. 22 Ishin edhe kapitelat e bronzta mbi tė dyja shtyllat: lartėsia e njėrit kapitel ishte pesė kute kutė. Ishin edhe gėrshetat e shegat e bronzta gjithkund pėrreth mbi kapitel; po ashtu edhe nė shtyllėn e dytė. 23 Nėntėdhjetė e gjashtė shega vareshin lirisht. Nė degėt e gėrshetuara pėrreth ishin njėqind shega.

24 Kryekomandanti i rojės trupore mori me vete Sarajėn, kryetarin e priftėrinjve, dhe Sofoninė, priftin e dytė edhe tri rojet e pragut. 25 Nga qyteti mori njė oborrtar, qė ishte i pari i ushtrisė dhe shtatė burra nga shoqėruesit e mbretit qė ndodheshin nė qytet, edhe shkruesin e kryetarit tė ushtrisė qė ishte i ngarkuar tė mblidhte rishtarinė e ushtrisė, edhe gjashtė ‑ dhjetė burra nga vegjėlia qė u ndodhėn nė qytet. 26 Kėta njerėz Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore, i mori me vete dhe i ēoi nė Reblė te mbreti i Babilonisė. 27 Nė Reblė, nė tokėn e Ematit, i dėnoi me vdekje dhe ua preu kokėn. Kėshtu populli i Judės qe tretur larg atdheut tė vet.

28 Ja numri i njerėzve tė tretur nga Nabukodonozori: tė shtatin vit: tre mijė e njėzet e tre judenj;

29 tė tetėmbėdhjetin vit: tė Nabukodonozorit: nga Jerusalemi tetėqind e tridhjetė e dy vetė;

30 nė vitin e njėzet e tretė tė Nabukodonozorit, i treti Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore: shtatėqind e dyzet e pesė judenj.

Kėshtu, pra, tė gjithė tė treturit nga atdheu ishin: katėr mijė e gjashtėqind vetė.

31 Tė tridhjeteshtatin vit tė shpėrnguljes sė Joakinit, mbretit tė Judės, tė dymbėdhjetin muaj, tė njėzetepestėn ditė tė muajit, Evilmerodaku, mbreti i Babilonisė, po atė vit qė u bė mbret, e fali Joakinin, mbretin e Judės, dhe e nxori nga burgu. 32 Fliste me tė miqėsisht. Ndenjėsen e tij e vuri mė lart se ndenjėset e mbretėrve tė tjerė, qė ishin me tė nė Babiloni. 33 Joakini i hoqi petkat e veta tė burgut dhe pėr sa qe gjallė, gjithmonė hėngri bukė nė tryezėn e mbretit. 34 Gjithēka i duhej pėr jetesė, ushqimin e pėrditshėm, ia siguroi vazhdimisht mbreti i Babilonisė, si njė ditė pėr ditė, sa qe gjallė, deri ditėn e vdekjes sė tij.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Shpartallimi i Jerusalemit dhe nderi i b...