Kapitujt

Jeremia: 10. Idhujt dhe Hyji i vėrtetė

10

1 Dėgjojeni fjalėn

qė jua drejton Zoti juve,

o shtėpia e Izraelit:

2 Kėshtu thotė Zoti:

“Mos i bėni tuajat zakonet e paganėve,

frikė mos kini nga shenjat e qiellit,

sepse prej tyre tremben vetėm paganėt,

3 sepse ritet e paganėve janė njė asgjėsi,

njė dru qė pritet nė pyll,

vepėr e dorės sė mjeshtrit qė e laton me sėpatė,

4 e stolis me argjend e me ar,

e forcon me gozhda e me ēekiē

qė tė mos luajė vendit.

5 Janė si surrati qė vihet nė bostan

e qė s’mund tė flasė,

duhet tė mbarten se tė ecin nuk munden:

pra, frikė mos i kini

se s’mund tė bėjnė as keq as mirė!”

6 Jo, s’janė si ti, o Zot,

sepse ti je i madhėrueshėm,

i madh ėshtė pushteti i emrit tėnd!

7 Kush ty tė mos tė tė druajė, o mbreti i popujve?!

Vėrtet kjo tė takon ty,

sepse ndėr tė gjithė tė dijshmit e popujve,

ndėr mbarė mbretėritė e tyre,

asnjė s’mund tė krahasohet me ty.

8 Njėkohėsisht janė tė pamend e tė marrė,

mėsimi i tyre i kotė ‑ dru e thjeshtė,

9 argjend i pėrpunuar qė sillet nga Tarsisi

edhe ar prej Ofazit,

vepėr mjeshtri dhe duarsh argjendari,

petkat e tyre pėlhure tė kuqe e tė purpurt:

tė gjitha kėto vepėr e duarve tė mjeshtrit!

10 Kurse Zoti ėshtė Hyj i vėrtetė,

Ai ėshtė Hyj i gjallė, Mbret i amshueshėm;

kur ai zemėrohet, tundet mbarė toka,

ballė s’mund t’i bėjnė popujt zemėrimit tė tij!

11 Ja, se ēka duhet tė thoni pėr ta: “Zotat qė nuk e krijuan qiellin e tokėn, le tė zhduken nga faqja e dheut e nėn qiell!”

12 Ai me fuqinė e vet i dha trajtė tokės,

me urtinė e vet tė qėndrueshme e bėri botėn,

me dijen e vet qiellin e shtriu.

13 Me zėrin e vet bėn tė grumbullohen

ujėra tė shumtė nė qiell

dhe i ngrit retė nga skajet e tokės,

bėn qė vetėtimat tė shpėrthejnė nė shi,

e nxjerr erėn nga strofujt ku e ndryen.

14 Shtang mbetet ēdo njeri, s’ėshtė nė gjendje tė kuptojė,

turpėrohet ēdo argjendar pėr truporen e vet,

sepse ėshtė e rreme ajo qė ka shkrirė,

sepse nė tė frymė jete s’ka.

15 Janė njė kotėsi, vepra qesharake,

ditėn e ndėshkimit tė tyre do tė zhduken.

16 Jo, s’ėshtė e tillė “Pjesa e Jakobit”:

sepse Ai e ka trajtuar gjithėsinė,

Izraeli ėshtė fisi i trashėgimit tė tij,

emri i tij ėshtė Zoti i Ushtrive.

Tmerr nė vend

17 Mblidh nga vendi plaēkat e tua,

ti qė banon nė rrethim,

18 sepse kėshtu thotė Zoti:

“Ja, larg do t’i flak kėsaj herė

banorėt e vendit

ngushtė do t’ua ēoj

qė tė dinė tė mė gjejnė!”

19 I mjeri unė pėr varrėn time,

pėr plagėn time tė pashėrueshme!

E mua mė thoshte mendja:

‘Ėshtė vetėm njė dhimbje

qė mund ta duroj!’

20 Tenda ime ėshtė shkatėrruar,

janė copėtuar litarėt e saj,

fėmijėt mė shkuan, mė nuk janė,

s’ka kush as ēadrėn tė ma ngrehė,

t’i shtrijė pėlhurat e saj!

21 Sepse marrėzisht vepruan barinjtė

tė lumin Zot nuk e kėrkuan,

prandaj punėt nuk po u shkojnė mbarė,

tė gjitha grigjat u shpėrndanė.

22 Dėgjojeni lajmin! Ja, ē’po ndodh!

Poterė e madhe po na vjen nga toka e Veriut

qytetet e Judės pėr t’i shndėrruar,

nė shkretėtirė, strofull ēakejsh!

Lutja e Jeremisė

23 E di, o Zot,

qė s’ėshtė nė dorė tė njeriut udha e tij,

qė s’ėshtė i zoti ai qė ecėn

qė t’i drejtojė hapat e vet.

24 Mė ndėshko, o Zot, por me masė tė drejtė,

jo me zemėrim qė tė mos mė zhdukėsh!

25 Zbraze zemėrimit tėnd mbi popuj

qė nuk tė pranojnė

e mbi fise

qė s’e thėrrasin emrin tėnd,

sepse gjallė e pėrpinė Jakobin,

e pėrlanė, krejtėsisht e shqimėn,

e shkretuan lagjen e tij.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Idhujt dhe Hyji i vėrtetė