Kapitujt

Jeremia: 30. Izraelit tė perėndimit i premtohet ripėrtėritja

30

1 Fjala qė i qe drejtuar nga ana e Zotit Jeremisė. Ai i tha: 2 “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Shkruaji nė njė libėr tė gjitha fjalėt qė t’i kam drejtuar. 3 Sepse, ja, po vijnė ditėt ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ nė tė cilat do ta shndėrroj fatin e popullit tim Izraelit e Judės, thotė Zoti ‑ dhe do t’i kthej nė vendin, qė ua dhashė etėrve tė tyre, dhe do ta ripronėsojnė.”

4 Dhe, ja, fjalėt qė tha Zoti lidhur me Izraelin e me Judėn:

5 Kėshtu thotė Zotynė!

“Po dėgjojmė njė britmė tmerri:

ėshtė klithmė tmerri e jo paqeje!

6 Pyetni e shqyrtoni: a thua mund tė lindė mashkulli?

Pse atėherė ēdo mashkull

duart nė veshka i ka vėnė

porsi gruaja kur do tė lindė?

Pse ēdo fytyrė ėshtė pėrēudnuar,

mėrrolur e krejtėsisht zbehur?

7 Eheu, se e madhe ėshtė kjo ditė,

jo, njė e tillė si ajo nuk ishte!

Kohė ngushtice pėr Jakobin,

por me tė i vjen ēlirimi!”

8 Ja, ē’do tė ndodhė! Atė ditė ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive ‑ unė do ta thyej zgjedhėn e tij nga qafa jote, do t’i copėtoj hekurat e tua! Kurrė nuk do t’i shėrbejnė tė huajit, 9 por do t’i shėrbejnė Zotit, Hyjit tė vet, dhe Davidit, mbretit tė vet qė unė do t’ua ngre pėr ta.

10 Pra, mos druaj, Jakob, shėrbėtori im,

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ mė frikė mos ki, o Izrael,

sepse unė do tė tė ēliroj nga dheu i largėt,

pasardhėsit e tu nga dheu i mėrgimit.

Do tė kthehet Jakobi e do tė pushojė,

do tė jetė i sigurt, frikė prej kujt s’do tė ketė!

11 Sepse unė jam me ty

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

pėr tė tė ruajtur tė lirė!

Do t’i shfros tė gjithė popujt,

nė tė cilėt tė kam shpėrngulur;

kurse ty nuk do tė tė dėmtoj,

do tė tė ndėshkoj, porse me masė,

tė pandėshkuar si tė pafaj s’do tė lė.

12 Sepse Zoti kėshtu thotė:

“Plaga jote ėshtė e pashėrueshme,

varra jote ėshtė shumė e rėndė.

13 Pėr plagė tėnde barna s’ka,

varra jote s’do tė bėjė vėrragė!

14 Dashnorėt e tu tė gjithė tė harruan,

nuk pyesin mė pėr ty.

Tė rashė siē di tė bjerė armiku,

tė ndėshkova me ndėshkim tė rreptė,

pėr shkak tė t’kėqijave tė tua tė shumta,

pėr tė shumtat fajet e tua!

15 Pse qan pėr plagėt e tua?

E pashėrueshme ėshtė plaga jote.

Pėr shkak tė tė keqes sate tė madhe

e pėr shkak tė fajeve tė tua tė rėnda,

t’i ēova tė gjitha kėto tė kėqija.

16 Por veē edhe tė gjithė ata qė ty tė pėrpinė,

po, po, tė pėrpirė do tė mbeten,

armiqtė e tu nė mėrgim do tė ēohen,

do tė shkretohen, ata qė tė shkretuan,

plaēkitėsit e tu plaēkė do t’i bėj!

17 Varrėn tėnde do ta bėj tė vėrė vėrragė,

do tė tė shėroj nga plagėt e tua

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

sepse ty tė quajtėn ‘E dėbuara’,

Sioni, pėr tė cilin kush s’vret mendjen’!

18 Kėshtu thotė Zoti:

‘Ja, unė do ta pėrmirėsoj fatin

e tendave tė Jakobit,

mėshirė do tė kem pėr banesat e tij:

mbi rrėnojat e tij qyteti do tė ndėrtohet,

nė vendin e vet kalaja do tė ndreqet,

19 prej tyre do tė jehojė brohoritja

e britma e atyre qė gėzojnė!

Do t’i shumoj e s’do t’i pakėsoj,

do t’i bėj tė nderuar

e nuk do tė pėrbuzen.

20 Bijtė e tij do tė jenė porsi dikur,

bashkėsia e tij para meje do tė qėndrojė e patrandshme,

do t’i ndėshkoj tė gjithė kundėrshtarėt e tij.

21 Prijėsi i tij prej tij do tė dalė,

sundimtari i tij prej tij do tė ngrihet:

tė mė qaset do ta lė dhe ai do tė mė afrohet.

Sepse kush ėshtė ai qė guxon

nė rrezik ta vėrė jetėn pėr tė m’u afruar?

‑ ėshtė fjala e Zotit! ‑

22 Ju do tė jeni populli im

e unė do tė jem Hyji juaj!

23 Ja, stuhia e Zotit, shpėrthen furia,

gurė e dhe thellimi rrokullon:

mbi kokė tė tė patenzonėve po derdhet!

24 S’do tė pushojė Zoti nga zjarri i zemėrimit tė vet

derisa t’i ēojė nė vend e t’i plotėsojė

synimet e zemrės sė vet!

Ditėn e fundit do t’i kuptoni tė gjitha!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Izraelit tė perėndimit i premtohet ripėr...