Kapitujt

Jeremia: 23. Profeci mesianike.

23

1 “Vaj pėr barinjtė qė e lėnė tė sharrojė dhe e shpėrndajnė grigjėn e kullotės sime” ‑ thotė Zoti. 2 Pėr kėtė arsye kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit, pėr barinjtė qė e kullotin popullin tim: Ju e humbėt grigjėn time; i shpėrndatė delet e mia e nuk u kujdesuat pėr to. Ja, pra, unė vetė do tė merrem me ju: do ta ndėshkoj sjelljen tuaj tė keqe! ‑ ėshtė fjala e Zotit! 3 Po, unė vetė do ta bashkoj tepricėn e grigjės sime nga tė gjitha vendet, ku i pata flakur e do t’i kthej nė kullotat e tyre: do tė sillen mbarė e do tė shumohen. 4 Unė vetė do t’u caktoj barinj qė do t’i kullotin; mė s’do tė kenė frikė as nuk do tė tremben, asnjė kokėrr nuk do tė mungojė ‑ ėshtė fjala e Zotit.

5 “Ja, po vijnė ditėt

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

kur do t’ia ngre Davidit pinjollin e drejtė;

qė do tė mbretėrojė si mbret i vėrtetė

dhe do tė jetė i urtė

e do tė ushtrojė nė vend

tė drejtėn e drejtėsinė.

6 Ndėr ato ditė Juda do shpėtojė

e Izraeli do tė jetojė nė paqe.

Ja emri me tė cilin do ta quajnė:

“Zotynė ‑ drejtėsia ‑ jonė”!

7 Prandaj, ja po vijnė ditėt ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ kur nuk do tė thuhet mė: “Pasha Zotin e gjallė, qė i nxori bijtė e Izraelit nga toka e Egjiptit!”, 8 por: “Pasha Zotin e gjallė, qė e nxori dhe e solli farėn e shtėpisė sė Izraelit nga toka e Veriut dhe nga tė gjitha vendet”, ku i kisha flakur; dhe do tė banojnė nė vendin e vet.”

Kundėr profetėve tė rrejshėm

9 Kundėr profetėve.

Copė m’u bė nė parzėm zemra,

trishtim mė morėn tė gjitha gjymtyrėt;

i pėrngjaj njeriut tė dehur,

si njeriu qė e trudhos vera,

pėr shkak tė Zotit,

pėr shkak tė fjalėve tė tij tė shenjta.

10 “U mbush vendi me tė pabesė,

pėr shkak tė mallkimit nė zi u vesh vendi,

shkrumb u bėnė kullotat nė shkretėtirė.

Vrap lėshohen pėr tė bėrė tė keqen,

zotėsia e tyre ‑ padrejtėsia!

11 Tė paudhė janė profet e prift:

der’ nė Shtėpi time ua gjej keqėsinė

‑ ėshtė fjala e Zotit.

12 Kėndej udha e tyre do tė jetė rrėshqitėse,

nė errėsirė do tė ndeshen e do tė rrėzohen.

Madje unė do tė sjell mbi ta fatkeqėsinė,

vitin e ndėshkimit tė tyre

‑ ėshtė fjala e Zotit.

13 Ndėr profetėt e Samarisė

kam parė marrėzi tė mėdha:

profetizojnė nė emėr tė Baalit

dhe e ngashėnjejnė popullin tim, Izraelin.

14 Ndėr profetėt e Jerusalemit

pashė turpėsi tė mėdha:

bėjnė pabesi e jetojnė nė gėnjeshtėr;

keqbėrėsve ua ngjesin dorėn

qė askush tė mos kthehet

nga jeta e vet e mbrapshtė:

tė gjithė u bėnė pėr mua porsi Sodoma,

banorėt e tij porsi Gomorra!”

15 Prandaj kėshtu thotė Zoti i Ushtrive

kundėr profetėve:

“Ja, me mendėr do t’i ushqej,

do t’u jap tė pijnė ujė me vrer,

sepse prej profetėve tė Jerusalemit

u shpėrnda nėpėr mbarė vendin

papastėrtia.”

16 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

“Mos i dėgjoni fjalėt e profetėve

qė ju profetizojnė e ju rrejnė;

ju tregojnė vegimet e zemrės sė tyre

e jo ēka vjen nga goja e Zotit.

17 U flasin atyre qė mua mė pėrbuzin:

‘Zoti ka thėnė: S’do t’ju mungojė paqja!’;

dhe tė gjithėve qė ndjekin zemrėn e keqe tė vetėn

u thanė: ‘Asnjė e keqe s’do tė vijė mbi ju!’

18 Por kush mori pjesė nė kėshillin e Zotit, e pa dhe e dėgjoi fjalėn e tij? Kush ia vė veshin fjalės sė tij? Kush e dėgjon?

19 Ja, furtuna e Zotit,

dheun mori zemėrimi i tij,

stuhia shpėrthyese sulet

pėrmbi koka tė tė patenzonėve.

20 S’do tė pushojė zemėrimi i Zotit

der’ t’i ketė kryer,

t’i ketė ēuar nė vend synimet e veta:

qartė nė tė ardhmen do ta kuptoni!

21 S’i dėrgova unė kėta profetė

e ata vrapojnė!

Unė atyre nuk u fola

e ata profetizojnė!

22 Tė kishin marrė pjesė nė kėshillin tim,

ia kishin kumtuar fjalėt e mia popullit,

e kishin kthyer prej udhės sė tyre tė keqe

e prej veprave tė tyre tė patenzona.

23 A kujton se unė jam Hyj vetėm nga afėr

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

e prej sė largu mė s’jam Hyj?

24 A mund tė fshihet kush nė ndo’j skutė,

ku unė atė nuk mund ta shoh?

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Vallė, s’i mbushkam unė qiell e tokė?!

‑ ėshtė fjala e Zotit!

25 Kam dėgjuar ēka thonė profetėt qė profetizojnė nė emėr tim rrena. Ata thonė: ‘Ėndėrrova! Ėndėrrova!’. 26 Deri kur do ta kenė kėtė mendim nė zemėr profetėt qė profetizojnė gėnjeshtrėn dhe shpallin poshtėrsitė e zemrės sė vet. 27 Ata synojnė qė, me ėndrrat e veta qė ia tregojnė njėri‑tjetrit, tė bėjnė qė populli im ta harrojė Emrin tim, sikurse edhe etėrit e tyre e harruan Emrin tim pėr shkak tė Baalit. 28 Profeti qė ka parė ėndėrr, le ta tregojė ėndrrėn, kurse ai qė e ka fjalėn time, le ta kumtojė fjalėn time besnikėrisht!

Ē’kanė tė pėrbashkėt byku e gruri?

‑ ėshtė fjala e Zotit.

29 A s’janė zjarr, vallė, fjalėt e mia,

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

a s’janė maj qė thėrmon shkėmbin?

30 Prandaj, ja, jam kundėr profetėve ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ qė ia vjedhin njėri‑tjetrit fjalėt e mia! 31 Ja, unė jam kundėr profetėve ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ qė e stėrhollojnė gjuhėn e vet e thonė: ‘Thotė Zoti’. 32 Ja, unė jam kundėr atyre qė profetizojnė ėndrra tė rreme ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ qė i tregojnė ato e gėnjejnė popullin tim me gėnjeshtrat e veta e me mendjemadhėsinė e vet. E unė as nuk i kam dėrguar as nuk i kam urdhėruar e nuk i sjellin kurrfarė dobie kėtij populli ‑ ėshtė fjala e Zotit.

33 E nė qoftė se tė pyet ky popull, qoftė njė profet qoftė njė prift, e tė thotė: ‘Cila ėshtė barra e Zotit?’, ti pėrgjigju: ‘Ju jeni barrė, por unė do t’ju flak ‑ thotė Zoti.’

34 E nėse thotė profeti, prifti ose ndokush prej popullit: ‘Barrė e Zotit’, do ta ndėshkoj njeriun e tillė, atė dhe shtėpinė e tij. 35 Ja, si duhet tė thoni me vete ‑ njėri‑tjetrit, tė afėrmit e vėllait: ‘Ēfarė u pėrgjigj Zoti?’ dhe ‘Ē’ka thėnė Zoti?’. 36 Por, mos e pėrdorni mė shprehjen: ‘Barra e Zotit’, sepse barrė do t’i bėhet secilit fjala e tij, pse e shtrembėroni fjalėn e Hyjit tė gjallė, Zotit tė Ushtrive, Hyjit tonė. 37 Kėshtu thuaj profetit: ‘Si tė ėshtė pėrgjigjur Zoti?’ dhe ‘Ē’ka thėnė Zoti?’. 38 Por, nė qoftė se thoni: ‘Barra e Zotit’, atėherė kėshtu thotė Zoti: ‘Pasi ju e pėrdorni shprehjen: ‘Barra e Zotit’, megjithėse ju kam urdhėruar: ‘Ruajuni se thoni ‘Barra e Zotit’; 39 unė do t’ju kap dhe do t’ju mbart e do t’ju flak ju dhe qytetin qė jua dhurova juve dhe etėrve tuaj, larg fytyrės sime. 40 Do t’ju mbuloj me turp tė pėrhershėm dhe me turp tė pėrhershme qė kurrė s’do ta shlyejė harresa.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Profeci mesianike.