Kapitujt

Jeremia: 24. Dy kaēilet me fiq

24

1 Dhe, ja, Zoti mė dėftoi dy kaēile plot me fiq tė vėna para Tempullit tė Zotit, pasi Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, e treti Jehoninė, birin e Joakimit, mbretin e Judės, nga Jerusalemi, bashkė me princat e tij, me mjeshtėr e me farkėtarė dhe i ēoi nė Babilon. 2 Njėra kaēile i kishte fiqtė shumė tė mirė, siē janė fiqtė e hershėm, kurse kaēilja tjetėr i kishte fiqtė e prishur, qė s’mund tė haheshin, sepse ishin tė kėqij.

3 Atėherė Zoti mė tha: “Ēka po sheh, Jeremi?” Unė u pėrgjigja: “Fiq, fiq tė mirė, shumė tė mirė, edhe tė kėqij, shumė tė kėqij qė nuk mund tė hahen, sepse janė tė kėqij.” 4 Atėherė fjala e Zotit mė qe drejtuar e tha: 5 ”Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Sikurse pėr kėta fiq tė mirė, ashtu do tė shikoj me kujdes pėr tė mirėn e tė shpėrngulurve tė Judesė, tė cilėt i treta prej kėtij vendi nė tokėn e kaldenjve. 6 Me dhimbje do t’i prir sytė e mi mbi ta e do t’i kthej pėrsėri nė kėtė vend, do t’i ndėrtoj e nuk do t’i rrėnoj, do t’i mbjell e mė nuk do tė ērrėnjos. 7 Do t’u jap njė zemėr pėr tė mė njohur se unė jam Zoti; ata do tė jenė populli im e unė do tė jem Hyji i tyre, sepse do tė kthehen kah unė me gjithė zemrėn e tyre.

8 Por siē veprohet me fiqtė e kėtij, qė s’mund tė hahen, pse janė tė kėqij, kėshtu thotė Zoti, ashtu do tė veproj me Sedecinė, mbretin e Judės, e me princat e tij dhe me tepricėn prej Jerusalemit, qė qėndroi nė kėtė vend dhe me ata qė banojnė nė tokėn e Egjiptit. 9 Do t’i bėj tė jenė tmerr e pikėllim pėr tė gjitha mbretėritė e tokės, tė jenė turp e pėrrallė e pėrqeshje e mallkim nė tė gjitha vendet ku do t’i tres. 10 Mbi ta do tė ēoj shpatė, uri e murtajė derisa t’i kem zhdukur nga toka qė ua dhashė atyre e etėrve tė tyre.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Dy kaēilet me fiq