Kapitujt

Jeremia: 8. Kėrcėnime, ankime, mėsime. Rėnia e Izraelit

8

1 Nė atė kohė ‑ thotė Zoti ‑ do t’i nxjerrin nga varret e tyre eshtrat e mbretėrve tė Judės, eshtrat e prijėsve tė tij, eshtrat e priftėrinjve, eshtrat e profetėve dhe eshtrat e atyre qė banuan nė Jerusalem 2 dhe do t’i shpėrndajnė nė drejtim tė diellit, tė hėnės e tė mbarė ushtrisė qiellore, tė cilėt i deshėn, tė cilėve u shėrbyen, pas tė cilėve ecėn, tė cilėt i kėrkuan e tė cilėt i adhuruan; nuk do tė mblidhen e nuk do tė varrosen: pleh do tė jenė mbi sipėrfaqen e tokės. 3 Mė e mirė do tė jetė vdekja se jeta pėr tė gjithė ata qė do tė mbesin gjallė prej kėsaj breznie tė prishur nė tė gjitha vendet ku do t’i shpėrndaj ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive.

Kėrcėnime, ankime, mėsime. Rėnia e Izraelit

4 Ti thuaju atyre: kėshtu thotė Zoti:

Vallė, kush rrėzohet, a thua mė nuk ēohet,

nėse e humb rrugėn, a thua prapė s’kthehet?

5 Pse atėherė endet ky popull,

Jerusalemi vazhdimisht pse ėshtė kundėr?

U qepėn pas gėnjeshtrės,

tė kthehen nuk dėgjojnė!

6 Dėgjova me kujdes:

nuk flasin siē ka hije,

asnjė nuk pendohet

pėr tė keqen e vet

e s’thotė:

“Ēfarė bėra?”

Tė gjithė e ndjekin pa u kthyer vrapin e vet,

porsi kali qė sulet nė luftė.

7 Edhe lejleku nėn qiell

e njeh kohėn e vet,

turtulli, dallėndyshja edhe mullibardha

e di kohėn kur duhet tė kthehen,

kurse populli im

nuk e njeh tė drejtėn e Zotit!

Ligji nė duar tė priftėrinjve

8 Si mund tė thoni: “Ne jemi tė urtė

e me ne ėshtė Ligji i Zotit?”

Vėrtet nė gėnjeshtėr e ka shndėrruar

lapsi gėnjeshtar i shkruesve.

9 Tė turpėruar do tė mbesin tė urtėt,

tė tmerruar e tė zėnė nė leqe,

sepse pėrbuzėn fjalėn e Zotit,

e nė ta s’mbeti kurrfarė urtie.

Pėrsėritje e fragmentit kėrcėnues

10 Prandaj, gratė e tyre tė tjerėve do t’ua jap,

pushtuesve arat e tyre,

sepse prej mė tė voglit deri tek mė i madhi,

tė gjithė janė dhėnė pas horrjatisė,

prej profetit deri te prifti

tė gjithė si njė po bėjnė dredhi.

11 Mendjelehtas shėrojnė plagėn

e bijės sė popullit tim

e thonė: “Paqe! Paqe!” e paqe s’ka.

12 Janė turpėruar pse bėnė turpėri,

por ata nuk dinė pėr turp,

por mjerisht nuk dinė tė skuqen.

“Ja, pra, do tė rrėzohen porsi tė tjerėt,

rrafsh do tė bien kur t’i ndėshkoj

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kėrcėnim vreshtit ‑ Judės

13 Doja nė ta vetė tė vjel

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

por nė hardhia rrush nuk ka,

as nė fiq, fiq nuk ka,

u janė vyshkur deri edhe gjethet!

Do t’u jap atyre qė mbi ta shkelin.

14 ‑ “Pėrse ne rrimė me duar nė ijė?

Nė kėmbė! Tė hyjmė brenda nė fortesa,

aty tė vdesim,

pasi Zoti, Hyji ynė,

na dorėzoi nė vdekje,

na dha tė pimė ujėt e helmuar,

pse mėkatuam kundėr tij.

15 Prisnim paqen: por tė mirė s’ka,

tė na vijė dita e shėrimit,

dhe ja, tmerri!”

16 Nga Dani hingėllima e kuajve tė tij dėgjohet,

prej ushtimės sė hingėllimės sė

hamėshorėve tė tij

tundet mbarė toka;

po vijnė

tė pėrpijnė tokėn me ēka ka nė tė,

qytetin me banorėt e tij!

17 ‑ Ja, po nisi kundėr jush

shlliga tė helmuara,

kundėr tė cilash s’ndihmon shortia,

do t’ju hanė

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Vajtimi i profetit pėr shkak tė urtisė

18 Gėzimi im m’u shndėrrua nė dhimbje,

ma mbuloi zemrėn trishtimi!

19 Ja, dėgjoj britmat e vajtueshme

tė bijės sė popullit tim

qė ushtojnė nga njė tokė e largėt:

“Vallė, thua Zoti s’ėshtė mė nė Sion?

Mbreti i tij s’ėshtė mė nė tė?

‑ Pse me idhuj mė ngacmojnė tė zemėrohem,

mė fyejnė me asgjėsitė e huaja?”

20 ‑ Kaloi korrja, iku vera,

e shpėtim pėr ne nuk ka!

21 Pėr shkak tė ndrydhjes sė popullit tim

jam i ndrydhur, i pėrvėluar,

krejtėsisht mė pushtoi habia.

22 Nė Galaad thua mė s’ka balsam?

S’ka atje thua asnjė mjek?

Pse atėherė nuk u pėrtha

vrraga e bijės sė popullit tim?

23 Oh, kush ma shndėrron kokėn nė gurrė,

sytė e mi currila lotėsh

qė tė vajtoj unė ditė e natė

tė vrarėt e popullit tim!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Kėrcėnime, ankime, mėsime. Rėnia e Izrae...