Kapitujt

Jeremia: 13. Brezi nė Eufrat

13

1 Kėshtu mė tha Zoti: “Shko e bleje njė brez tė lintė dhe ngjeshi me tė ijėt e tua, por mos e shtjer nė ujė.” 2 Unė e bleva brezin si mė tha Zoti dhe e ngjesha rreth ijėve tė mia. 3 Sė dyti mė qe drejtuar fjala e Zotit e mė tha: 4 “Merre brezin qė bleve, qė e ke rreth belit tėnd, ēohu e shko nė Eufrat dhe fshehe atje nė njė vrimė shkėmbi”. 5 Shkova dhe e fsheha te Eufrati siē mė kishte urdhėruar Zotynė. 6 Pas shumė ditėsh Zotynė mė tha: “Ngrehu e shko nė Eufrat dhe merre prej andej brezin qė tė urdhėrova ta fshehėsh atje”. 7 Shkova tek Eufrati, e hapa vrimėn dhe e nxora brezin nga vendi, ku e kisha fshehur, dhe, ja, brezi ishte kalbur, kėshtu qė s’vlente mė pėr kurrgjė. 8 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 9 ”Kėshtu do tė bėj tė kalbet krenaria e madhe e Judės dhe e Jerusalemit. 10 Ky popull tejet i keq ‑ qė s’duan t’i dėgjojnė fjalėt e mia dhe jetojnė sipas zemėrkeqėsisė sė tyre dhe shkuan pas zotave tė huaj pėr t’u shėrbyer e pėr t’i adhuruar ‑ do tė jetė porsi ky brez qė s’vlen mė pėr kurrgjė. 11 Sepse, sikurse brezi qė ngjeshet rreth ijėve tė njeriut, kėshtu kam dashur qė tė ngjeshet rreth meje mbarė shtėpia e Izraelit e mbarė shtėpia e Judės ‑ ėshtė fjala e Zotit – qė, populli im tė jetė zėri im i mirė, lavdia ime, nderi im, por nuk dėgjuan!”

Katruvet e thyera tė verės

12 “Prandaj thuaji kėtij populli: Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Ēdo katruve mbushet me verė! E ata do tė pėrgjigjen: Vallė, a nuk e dimė se ēdo katruve mund tė mbushet me verė? 13 Atėherė thuaju: Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do t’i mbush me dehje tė gjithė banorėt e kėtij vendi, mbretėrit prej barkut tė Davidit qė rrinė mbi fronin e tij, priftėrinjtė, profetėt dhe tė gjithė banorėt e Jerusalemit 14 dhe do t’i thyej njėrin pėr tjetrin, etėrit sė bashku me bijtė e tyre ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ s’do tė kem dhembshuri, s’do t’i kursej e s’do tė kem mėshirė, por do t’i zhduk!”

Kėrcėnim me shpėrngulje

15 Dėgjoni, vini vesh, mos ēoni kokė,

sepse po flet Zoti.

16 Jepini lavdi Zotit, Hyjit tuaj,

para se tė erret,

para se kėmba juaj tė marrė nė thua

nė malet e errėta!

Ju pritni dritėn,

por ai do ta shndėrrojė nė terr,

nė terr tė zi porsi futa!

17 Po, nė qoftė se pėr kėtė nuk do tė mė dėgjoni,

shpirti im do tė qajė nė fshehtėsi

pėr shkak tė krenarisė suaj;

thekshėm do tė qajė

e lotė do tė derdhin sytė e mi

sepse grigja e Zotit po humbasin nė mėrgim!

Kėrcėnime Joakinit

18 Thuaji mbretit e nėnės mbretėreshė:

“Uluni rrafsh

se kurora e lavdisė

ra prej kokės suaj!

19 Tė mbyllura janė qytetet e jugut

dhe s’ėshtė askush qė t’i ēelė;

mbarė Judėn e shpėrngulėn,

e shpėrngulėn krejtėsisht!”

Kėrcėnim Jerusalemit tė pakthyeshėm

20 Lartėsoji sytė e shikoji

ata qė po vijnė nga Veriu.

Ku ėshtė grigja qė t’u besua,

delet e lavdisė sate?

21 Ēdo tė thuash kur tė tė ndėshkojė?

Sepse ti vetė i joshe kundėr vetes,

i bėre miq pėr kokė!

Vallė, a nuk do tė tė pushtojnė dhimbjet

porsi gruan kur lind fėmijėn?

22 E nėse nė mend tė shkon tė pyetėsh:

“Pse po mė ndodh e gjithė kjo?”

Pėr shkak tė paudhėsisė sate tė madhe

t’i zbuluan fajet e tua

e tė dhunuan.

23 Vallė, a mundet etiopasi tė ndėrrojė lėkurėn,

ose leopardi larat e lėkurės sė vet?

Atėherė edhe ju do tė mund tė bėni mirė,

ju qė jeni mėsuar tė bėni tė keqen.

24 Do t’i shpėrndajė porsi bykun

qė e humbet era e shkretėtirės.

25 Ky ėshtė shorti yt, pjesa e masės sate prej meje

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

pasi mua mė ke harruar

dhe e e ke vėnė shpresėn nė gėnjeshtėr.

26 Kėndej edhe unė vetė

deri nė fytyrė do tė t’i ēoj rrobat

qė tė shihet turpi yt,

27 kurorėthyerjet e tua e hingėllimet

lavirėsinė tėnde tė turpshme!

Pėrmbi kodra e nėpėr ara

i kam parė iritė e tua.

Vaj, pėr ty, o Jerusalem! Ende nuk u pastrove dot!

Po deri kur kėshtu...?

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Brezi nė Eufrat