Kapitujt

Jeremia: 46. Pjese profecish

46

1 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar profetit Jeremi kundėr popujve.

Profeci kundėr Egjiptit. Humbja nė Karkamis

2 Kundėr Egjiptit.

Kundėr ushtrisė sė faraonit Nekao, mbretit tė Egjiptit, qė ishte pėrbri lumit Eufrat nė Karkamis, tė cilėn e shpartalloi Nabukodono‑ zori, mbreti i Babilonisė, nė vitin e katėrt tė Joakimit, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės.

3 Bėni gati shqyt edhe mburojė:

pėrpara, bini nė luftė!

4 Mbėrtheni kuajt!

Nė shala, kalorės!

Rreshtohuni me pėrkrenare nė kokė!

Le t’ju shkėlqejnė heshtat!

Vishni pancirėt!

5 Ēka kėshtu?

Po shoh se u trembėn,

shpinėn e sollėn!

Trimat e tyre ranė tė prerė,

ikin kah u bėjnė sytė dritė,

prapa nuk sillen.

Tmerr gjithkah

‑ ėshtė fjala e Zotit!

6 As kėmbėshpejti s’mund tė ikė,

as trimi s’shpėton dot kokėn!

Nė Veri, nė brigjet e Eufratit

tė mundur rrah bien!

7 Kush ėshtė ai qė ngritet porsi Nili,

ujėrat e tė cilit ushtojnė

porsi pėrrenjtė kuq e turbullt?

8 Ėshtė Egjipti qė vėrshon si Nili,

valėt e tij lėvizin porsi pėrrenjtė.

Ai thotė: ‘Do tė fryhem, do ta vėrshoj tokėn,

do tė shkretoj qytet e banorė tė tij!’

9 Suluni, kuaj!

Pėrpara me furi karroca!

Pėrpara, o trima:

etiopas e putas, mjeshtėr me shqyt,

ju, ludas, qė me hark shigjetoni!

10 Por kjo ėshtė dita e Zotit,

e Hyjit tė Ushtrive, dita e hakmarrjes,

qė tė hakmerret mbi armiqtė e vet.

Pėrpin shpata e ngopet,

dehet me gjakun e tyre:

sepse Zoti, Hyji i Ushtrive,

ka therje kurbanesh

nė tokėn e Veriut,

pėrbri lumit Eufrat!

11 Dil nė Galaad e kėrko balsam,

o virgjėr, bija e Egjiptit!

Kot mbledh barna gjithfarėsh,

plaga s’do tė tė shėrohet.

12 Dėgjuan popujt pėr turpin tėnd,

gjėma jote e mbushi dheun mbarė,

sepse kur trimi me trimin haset,

njėri dhe tjetri vdekur pėrdhe pėrplaset.

Pushtimi i Egjiptit

13 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar profetit Jeremi se Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, do ta godiste tokėn e Egjiptit.

14 Lajmėroni Egjiptin,

njoftoni nė Magdolo,

le tė ndihet nė Memfis e nė Tafnis;

thoni: Nė kėmbė e bėju gati!

Sepse shpata pėrpiu

gjithēka ėshtė rreth teje!

15 Pse u rrėzua i Forti yt?

S’mundi tė qėndrojė nė kėmbė,

sepse Zotynė e flaku pėr dhe!

16 Me shumicė njerėzit i rrėzon,

rrah pėr tokė bie njėri nė tjetrin

e gėrthasin: “Ēohu!

Tė kthehemi te populli ynė,

nė tokėn e vendlindjes sonė,

larg nga shpata e pamėshirė!”

17 Quajeni faraonin, mbretin e Egjipit:

‘Stuhi pas kohės sė duhur!’

18 Pasha jetėn time ‑ thotė Mbreti,

emri i tė cilit ėshtė Zoti i Ushtrive,

sepse, porsi Tabori ndėr male,

porsi Karmeli nė bregdet,

po vjen njėri!

19 Bėj gati ēaklat pėr shpėrngulje,

bija e martuar e Egjiptit,

se Memfisi shkretėtirė do tė bėhet,

e shpartalluar, pa banorė!

20 Mėshqerrė e bukur, e hijshme ishte Egjipti,

por iu sul nga Veriu zekthi!

21 Mercenarėt e tij,

qė nė tė endeshin porsi mėzetėr tė majmė,

ia kthyen shpinėn, sė bashku po ikin,

ballė s’janė tė zotėt assesi tė bėjnė,

se erdhi dita e vrasjes sė tyre,

u erdhi koha e ndėshkimit.

22 Zėri i tij vishkėllimė e gjarprit!

Ja, po vijnė turr me ushtri,

me sėpata nė tė po sulen,

porsi druvarė tė vėrtetė!

23 Ja, rrėzuan pyllin ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ qė nuk mund tė llogaritet.

Janė mė shumė se karkalecat,

burrė nuk del qė t’i numėrojė!

24 E mbuloi turpi bijėn e Egjiptit,

ra nė dorė tė popullit tė Veriut!

25 Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, thotė: “Ja, unė do ta ndėshkoj Amonin, e Nos, faraonin, Egjiptin, zotat e tij, mbretėrit e tij, faraonin e ata qė e vunė besimin e vet nė tė. 26 Do t’i lėshoj nė dorė tė atyre qė kėrkojnė t’ua marrin kokėn, nė dorėn e Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonisė, e nė dorė tė shėrbėtorėve tė tij. Pastaj Egjipti do tė banohet si nė kohėn e mėparshme ‑ ėshtė fjala e Zotit.

27 Por ti mos druaj, Jakob, shėrbėtori im,

mos ki frikė, o Izrael!

Ja, unė do tė tė shpėtoj prej sė largu,

farėn tėnde nga toka e skllavėrisė.

Jakobi nė paqe do tė kthehet,

i sigurt do tė jetė,

kush mė s’do ta trembė!

28 Mos druaj, Jakob, shėrbėtori im,

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

sepse unė jam me ty:

do t’i shfaros tė gjithė popujt

ndėr tė cilėt unė tė pata tretur,

kurse ty unė nuk do tė tė zhduk,

por me masė unė do tė tė ndėshkoj,

pa tė ndėshkuar krejtėsisht s’do tė tė lė.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Pjese profecish