Kapitujt

Jeremia: 4. Pushtimi nga veriu

4

1 “Nėse do tė kthehesh, o Izrael,

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

kthehu tek unė!

Nėse i zhduk para meje Turpėsitė e tua,

s’ke nevojė tė ikėsh prej meje.

2 Pėrbetohu: ‘Pasha Zotin e gjallė!’,

me vėrtetėsi, drejt e me drejtėsi!

nė ty popujt do tė bekohen,

me ty ata do tė mburren!

3 Sepse Zoti kėshtu u thotė

judenjve e jerusalémasve:

Ēilni djerret tokė tė re

e mos mbillni nėpėr ferra.

4 Rrethprituni nė nder tė Zotit,

rrethpriteni zemrėn tuaj,

o judenj e jerusalemas,

qė tė mos shpėrthejė si zjarr zemėrimi im,

tė ndizet flakė e tė mos ketė kush ta shuajė,

pėr shkak tė veprave tuaja tė pabesa.”

Pushtimi nga veriu

5 Kushtrim lėshoni nė Jude!

Shpallni nė Jerusalem!

Thirrni, me bori lajmėroni vendin,

tė madhe bėrtitni edhe thoni:

‘Bashkohuni!

Nė fortesa tė gjithė tė hyjmė!’

6 Lartėsoni njė shenjė nė drejtim tė Sionit!

Ikni! Mos u ngarritni!

Sepse unė po sjell tė keqen nga Veriu,

njė rrėnim tė madh!

7 Doli luani nga strofulli i vet,

u ngrit vrasėsi i popujve;

doli prej vendit tė vet

pėr ta bėrė vendin tėnd shkretėtirė:

qytetet e tua do tė shkretohen

e do tė mbesin pa banorė.

8 Prandaj vishuni me grathore,

vajtoni e ulėritni,

se prej nesh nuk u largua

zjarri i zemėrimit tė Zotit.

9 Po atė ditė

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

mbretėr e princa do t’i lėshojė zemra,

shtang do tė mbesin priftėrinjtė,

nė vrimė tė miut do tė hyjnė profetėt!’

10 Unė thashė: “Eheu, Zoti Hyj!

Pra, kėtė popull e Jerusalemin

e paske gėnjyer kur i the:

‘Paqja kurrė s’do t’ju mungojė!’

Por, ja, shpatėn e kemi nė fyt!”

11 Po nė atė kohė do t’i thuhet

kėtij populli e Jerusalemit:

“Era pėrcėlluese

e kodrave qė janė nė shkretėtirė

pushtoi bijėn e popullit tim,

jo pėr tė hedhur e pėr ta pastruar.

12 Mė e fortė se kjo njė tjetėr erė,

ja, po vjen nėn urdhrin tim.

13 Ja, po ngjitet porsi reja,

si stuhi karroca e tij,

kuajt e tij mė tė shpejtė se shqipet!

Vaj pėr ne se sharruam shqim!

14 Laji fajet e zemrės sate

qė tė shpėtosh, Jerusalem!

Deri kur dot’i ruash nė zemėr

synimet e mbrapshta tė tuat?

15 Nga Dani zėri i kasnecit

e nga mali i Efraimit

lajmėron kumtin e fatkeqėsisė:

16 Lajmėroni kombet! Ja, arritėn!

Njoftoni Jerusalemin:

Prej sė largu po vijnė armiqtė

dhe lėshojnė britma

mbi qytetet e Judesė.

17 Po e rrethojnė porsi rojtarėt e fushės,

pse ndaj meje ishte kokėfortė

‑ ėshtė fjala e Zotit.

18 Sjellja jote dhe veprat e tua

ta bėnė kėtė.

Kjo ėshtė fatkeqėsia jote,

oh, sa e hidhur qė ėshtė,

sepse tė ther mu nė zemėr!

19 Digjem pėrbrenda, pėrvėlohem!

Mė mbytėn dhimbjet! M’u copėtua zemra!

Shpirti mė dridhet!

S’mund tė hesht

se borisė ia dėgjoj zėrin,

urratė e luftės!

20 Mjerim pėrmbi mjerim dėgjohet:

i tėrė vendi u shkretua,

ēadrat papritmas m’u shkretuan,

shkuan dėm strehimet e mia!

21 Deri kur do tė shoh flamurin,

do tė dėgjoj zėrin e bririt?

22 Po, i pamend ėshtė populli im,

kurrė s’mė njohėn.

Janė bij tė marrė edhe tė krisur,

kanė aq dije sa pėr tė bėrė tė kėqija,

aftėsi s’kanė pėr ta bėrė tė mirėn.

23 Shikoj tokėn: ėshtė shkretė, e zbrazėt,

shikoj qiellin: ka mbetur pa dritė!

24 Shikoj malet: dhe, ja, po dridhen,

shikoj kodrat: tė gjitha po tunden!

25 Shikoj pėrreth: s’shoh me sy njeri,

shpendėt e qiellit tė gjithė u larguan!

26 Shikoj: toka e pėlleshme u bė shkretėtirė,

qytete tė tėra grumbuj rrėnojash

para Zotit,

para zjarrit tė zemėrimit tė tij!

27 Sepse kėshtu flet Zotynė:

“Mbarė vendi do tė shkatėrrohet,

por krejtėsisht nuk do ta zhduk.

28 Prej tij toka nė zi do tė vishet

e lart, qielli do tė errėsohet,

sepse thashė dhe s’do tė pendohem,

kėshtu vendosa dhe s’kthehem dalė!”

29 Sapo u dėgjua klithma

e kalorėsit dhe shigjetarėt,

mbarė qyteti vihet nė ikje,

struken thellė ndėr pyje tė dendura,

ngjiten edhe nėpėr qeta;

mbarė qytetet u braktisėn,

nė to s’mbeti njeri i gjallė.

30 Ti, o e shkretuara, ē’do tė bėsh?

Sikur edhe me purpur tė vishesh,

Sikur edhe me stoli ari tė cingėlohesh,

edhe sytė e tu me ngjyrė t’i lyesh,

kot mė kot zbukurohesh!

Dashnorėt e tu tė pėrbuzin,

jetėn tėnde duan ta marrin!

31 Po dėgjoj britmėn si tė gruas nė tė lindur, klithmėn si tė gruas qė lind sė pari:

janė kėto klithmat e bijės sė Sionit,

nė grahma tė vdekjes qė duart i shtrin:

“E mjera unė! Shpirti po mė del

prej goditjeve tė vrastarėve!”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Pushtimi nga veriu