Kapitujt

Jeremia: 25. Shuplaka e zotit

25

1 Fjala e Zotit e drejtuar Jeremisė nė lidhje me mbarė popullin e Judesė, nė tė katėrtin vit tė Joakimit, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės ‑, d. m. th. nė vitin e parė tė Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonit. Kėtė fjalė Jeremia profet ia kumtoi mbarė popullit tė Judės e tė gjithė banorėve tė Jerusalemit. U tha:

3”Qė nga viti i trembėdhjetė i Jozisė, birit tė Amonit, mbretit tė Judės, deri nė ditėn e sotme ‑ e ky ėshtė viti i njėzetetretė ‑ mė ka qenė drejtuar fjala e Zotit dhe jua kam kumtuar pa u lodhur, por ju s’mė keni dėgjuar. 4 Pėr mė tepėr Zoti i ka dėrguar vazhdimisht te ju tė gjithė shėrbėtorėt e vet, profetėt, por ju nuk i dėgjuat as nuk deshėt t’ua vini veshin pėr tė dėgjuar, 5 kur ju thoshte: ‘Le ta lėrė secili udhėn e vet tė mbrapshtė dhe kthehuni nga veprat tuaja tė paudha e atėherė do tė mund tė qėndroni nė vendin, qė jua dha juve Zoti e etėrve tuaj prej shekulli nė shekuj. 6 Mos shkoni pas hyjnive tė huaja pėr t’u shėrbyer e pėr t’i adhuruar. Mos mė ngacmoni me veprat e duarve tuaja nė hidhėrim: atėherė unė nuk do t’ju ēoj asnjė tė keqe. 7 Por ju nuk deshėt tė mė dėgjoni ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ tė mos mė ngacmoni nė hidhėrim me veprat e duarve tuaja, pėr tė keqen tuaj.’

8 Pėr kėtė arsye kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: ‘Pasi ju nuk i dėgjuat fjalėt e mia, 9 ja, unė po dėrgoj t’i marrė tė gjithė popujt nga Veriu ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ edhe Nabukodonozorin, mbretin e Babilonit, shėrbėtorin tim, e do t’i sjell ata kundėr kėtij vendi, kundėr banorėve tė tij dhe kundėr tė gjithė popujve qė janė rreth tij; do t’i vras, do t’i bėj tmerr, pėrqeshje dhe rrėnojė tė pėrhershme. 10 Do tė bėj tė zhduket nė mesin e tyre zėri i gėzimit e i haresė, zėri i dhėndrit e i nuses, krismėn e mokrės e dritėn e kandilit. 11 Krejt ky vend do tė kthehet nė shkretėtirė e nė tmerr dhe tė gjithė kėta popuj do tė bėhen skllevėr tė mbretit tė Babilonit pėr shtatėdhjetė vjet.

12 Pasi tė jenė mbushur shtatėdhjetė vjet, do ta ndėshkoj mbretin e Babilonit edhe atė popull ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ pėr shkak tė paudhėsisė sė tyre; gjithashtu edhe tokėn e kaldenjve do ta kthej nė shkretėtirė tė pėrhershme. 13 Do tė bėj, pra, kundėr kėtij vendi tė shkojnė nė vend tė gjitha fjalėt e mia qė i kam thėnė kundėr tij, gjithēka ėshtė shkruar nė kėtė libėr, gjithēka parafoli Jeremia kundėr tė gjithė popujve. 14 Sepse edhe kėtyre do t’u shėrbejnė njėmend popuj tė shumtė e mbretėr tė mėdhenj, por unė do t’i bėj tė paguajnė sipas veprave tė tyre, sipas veprave tė duarve tė veta.”

II. PROFECITĖ KUNDĖR POPUJVE

Vegimi i kupės

15 Ja se ēka mė tha Zoti, Hyji i Izraelit: “Merre nga dora ime kėtė kupė me verė tė zemėrimit tim dhe jepu tė pijnė prej saj tė gjithė popujt te tė cilėt unė do tė tė dėrgoj. 16 Ata do tė pijnė, do tė marrakoten e do tė dalin mendėsh para shpatės qė do ta shpie nė mesin e tyre.” 17 Unė e mora gotėn nga dora e Zotit dhe ua dhashė tė gjithė popujve, te tė cilėt mė dėrgoi Zoti: 18 Jerusalemit e qyteteve tė Judės ‑ mbretėrve tė saj e princave tė saj, pėr t’i bėrė grumbull rrėnojash, tmerr e pėshpėritje pėr tė keq e mallkim, siē janė edhe nė ditėn e sotme, ‑ 19 faraonit, mbretit tė Egjiptit, ministrave tė tij, princave tė tij dhe mbarė popullit tė tij; ‑ 20 tė gjithė asaj pėrzirjeje tė popujve, mbarė mbretėrve tė tokės sė Husit, tė gjithė mbretėrve tė filistinėve, Askalonit, Gazės, Akaronit dhe tepricave tė Azotit, 21 Edomit, Moabit e bijve tė Amonit; 22 tė gjithė mbretėrve tė Tirit, tė gjithė mbretėrve tė Sidonit e mbretėrve tė ishujve, pėrtej detit; 23 Dedanit, Temės, Buzit e tė atyre qė qethin tėmthat; 24 tė gjithė mbretėrve tė Arabisė, tė gjithė mbretėrve tė popujve tė pėrzier, qė banojnė nė shkretėtirė; 25 tė gjithė mbretėrve tė Zimbrit, mbarė mbretėrve tė Elamit, mbarė mbretėrve tė medėve, 26 gjithashtu mbarė mbretėrve tė Veriut, tė afėrm e tė largėt, njėrit pas tjetrit, dhe mbarė mbretėrve tė tokės qė janė mbi sipėrfaqen e dheut. Pas tyre do tė pijė mbreti Sesak.

27 Ti thuaju: Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Pini, dehuni e villni! Rrėzohuni e mos u ngritni pas shpatės qė do ta dėrgoj nė mesin tuaj. 28 Nėse nuk do tė duan ta marrin kupėn prej dorės sate pėr ta pirė, thuaju: Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Patjetėr do tė pini! 29 Sepse, ja: fillova ta ndėshkoj Qytetin qė mban emrin tim e ju kujtoni se do tė mbeteni tė pandėshkuar? Jo, s’i shpėtuat ndėshkimit! Ja, unė e thirra shpatėn kundėr tė gjithė banorėve tė tokės ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive.

30 E ti kumtoju atyre tė gjitha kėto fjalė e thuaju:

Prej sė larti Zoti ulėrin,

nga banesa e tij e shenjtė i buēet zėri.

Ulėrin thekshėm mbi kullota tė veta,

buēet porsi ata qė shtrydhin rrush

kundėr tė gjithė banorėve tė tokės.

31 I arrin zėri luftarak deri nė skaje tė tokės:

Zoti ka gjyq kundėr tė gjithė popujve,

hap gjykimin kundėr ēdo njeriu,

fajtorėt shpatės ia lėshon

‑ ėshtė fjala e Zotit.

32 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

Ja, e keqja po kalon

prej njė populli nė popullin tjetėr;

po ngrihet stuhi e madhe

prej skajeve tė rruzullimit!

33 Atė ditė tė goditurit prej Zotit do tė jenė nga njė skaj i tokės deri nė tjetrin; askush s’do t’i vajtojė as nuk do t’i mbledhė as nuk do t’i varrosė: pleh do tė mbesin mbi sipėrfaqen e tokės!

34 Qani, barinj, e vajtoni,

bujarė tė grigjės zhgėrryhuni nė pluhur

se ju plotėsuan ditėt e therjes,

ditėt e shpartallimit tuaj,

do tė rrėzoheni si enė tė ēmueshme.

35 Vrimė s’do tė ketė pėr strehim tė barinjve,

as shpėtim pėr bujarėt e grigjės.

36 Ndihet britma e barinjve,

ulėrijnė bujarėt grigjės:

Zoti po ua rrėnon kullotat!

37 I mb’loi heshtja kullotat e qeta

pėr shkak tė furisė sė zemėrimit tė Zotit!

38 E lė luani strofullin e vet,

sepse toka e tyre u shndėrrua nė shkretėtirė,

para hidhėrimit tė furishėm,

para zemėrimit tė zemėrimit tė Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Shuplaka e zotit