Kapitujt

Jeremia: 42. Ikja nė Egjipt

42

1 Atėherė tė gjithė oficerėt, d. m. th. Johanani, biri i Kareesė, Jezania, biri i Osajasė, edhe mbarė vegjėlia, prej mė tė voglit e deri nė mė tė madhin, u paraqitėn 2 dhe i thanė profetit Jeremi: “Deh tė tė pėlqejė lutja jonė! Lute pėr ne Zotin, Hyjin tėnd, pėr kėtė tepricė, sepse prej njė shumice tė madhe kemi mbetur, siē po sheh, njė pakicė. 3 Le tė na e dėftojė Zoti, Hyji yt, udhėn qė duhet tė marrim dhe ē’duhet tė bėjmė.”

4 Atėherė profeti Jeremi u tha: “Ju mora vesh! Ja, unė po i lutem Zotit, Hyjit tuaj, ashtu si ju po kėrkoni; ēdo fjalė qė Zoti, Hyji juaj, do tė mė pėrgjigjet, unė do t’jua tregoj dhe asgjė nuk do t’ju fsheh.” 5 Ata i thanė Jeremisė: “Dėshmitar tė vėrtetė dhe besnik e paēim Zotin kundėr nesh, nė qoftė se nuk do tė bėjmė ashtu si Zoti, Hyji yt, tė tė thotė tė veprojmė me anėn tėnde. 6 Si nė na pėlqeftė, si nė mos na pėlqeftė, do ta dėgjojmė zėrin e Zotit, Hyjit tonė, tek i cili po tė dėrgojmė, qė tė na sillet mbarė pse do ta dėgjojmė zėrin e Zotit, Hyjit tonė.”

7 Kur u mbushėn dhjetė ditė, fjala e Zotit iu drejtua Jeremisė. 8 Atėherė ai e thirri Johananin, birin e Kareesė, dhe tė gjithė oficerėt qė ishin me tė, si edhe tė gjithė popullin prej mė tė voglit e deri nė mė tė madhin. 9 U tha:

“Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit, tek i cili mė dėrguat qė t’i shtroj uratėt tuaja para tij: 10 Nėse do tė vazhdoni tė banoni nė kėtė vend nė qetėsi, unė do t’ju ndėrtoj e nuk do t’ju shkatėrroj, do t’ju mbėltoj e nuk do t’ju ērrėnjos, sepse mė vjen keq pėr tė kėqijat qė jua kam bėrė. 11 Mos e druani mbretin e Babilonisė, para tė cilit tė frikėsuar dridheni. Aspak mos e kini frikė ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ sepse unė jam me ju qė t’ju shpėtoj e t’ju nxjerr nga dora e tij. 12 Unė do tė bėj qė ju tė gjeni hir para tij dhe ai do tė ketė dhimbje pėr ju e do t’ju lėrė tė jetoni nė tokėn tuaj. 13 Por, bėtė e thatė: ‘Nuk do tė banojmė nė kėtė vend’, dhe nėse s’do ta dėgjoni zėrin e Zotit, Hyjit tuaj 14 e thoni: ‘Assesi, por do tė shkojmė nė tokėn e Egjiptit, ku nuk do tė shohim luftė as s’do tė dėgjojmė zėrin e borisė, ku s’do ta sprovojmė urinė: atje do tė banojmė’; 15 atėherė, mirė, pėr kėtė gjė ‑ dėgjojeni fjalėn e Zotit ‑ Teprica e Judės! Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Nėse vėrtet mendoni tė shkoni nė Egjipt, dhe nėse shkoni atje pėr tė jetuar, 16 atėherė shpata qė e druani do t’ju gjejė atje nė tokėn e Egjiptit, po edhe uria, sė cilės po ia keni drojėn, do t’ju ngjeshet nė Egjipt, dhe atje do tė vdisni. 17 Tė gjithė ata qė do tė vendosin tė shkojnė nė Egjipt pėr tė jetuar atje si endacakė, do tė vdesin atje nga shpata, uria e murtaja: askush prej tyre s’do tė shpėtojė as s’do tė mund t’i shmanget tė keqes qė do ta ēoj mbi ta. 18 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Siē u zbraz furia ime dhe zemėrimi im mbi jerusalemas, po ashtu do tė zbrazet zemėrimi im mbi ju, kur tė keni hyrė nė Egjipt: do tė bėheni mallkim, emnesė, nėmė e turp dhe kurrėn e kurrės mė s’do ta shihni kėtė vend.”

19 Fjala e Zotit mbi ju, Tepricat e Judės! Ruajuni se shkoni nė Egjipt! Mirė ta dini se unė jam sot dėshmitar kundėr jush! 20 Ju vetė po e vini nė rrezik jetėn tuaj! Sepse ju mė ēuat te Zoti, Hyji ynė, e mė thatė: ‘Lutu pėr ne te Zoti, Hyji ynė, dhe gjithsesi tė ketė thėnė Zoti, Hyji ynė, ashtu ti na trego e ne do ta zbatojmė.’ 21 Unė sot ju vura nė dijeni, por ju s’e dėgjuat zėrin e Zotit, Hyjit tuaj, s’dėgjoni asgjė prej atyre qė mė dėrgoi t’jua them. 22 Tashti mund tė jeni tė sigurt se do tė vdisni nga shpata, uria e murtaja nė atė vend qė deshėt tė hyni e tė jetoni tė strehuar.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Ikja nė Egjipt