Kapitujt

Jeremia: 2. Predikimet e para tė Jeremisė: apostazia e Izraelit

2

1 Fjala e Zotit mė qe drejtuar e mė tha:

2 “Shko e shpall nė veshėt e Jerusalemit

e thuaj:

Kėshtu thotė Zoti:

Me mall tė kujtoj,

e kujtoj afshin e rinisė sate,

dashurinė e fejesės sate,

kur mė ndoqe nė shkretėtirė,

nė vende ku asgjė nuk mbillet.

3 Izraeli ishte gjėja e shenjtė e Zotit,

fryti i parė i tė korrave tė tij;

kushdo hante prej tij, e paguante:

e gjente e zeza ‑ ėshtė fjala e Zotit.

4 Dėgjojeni fjalėn e Zotit,

shtėpia e Jakobit,

e ju tė gjitha barqet e shtėpisė sė Izraelit!

5 Kėshtu thotė Zoti:

Ē’paudhėsi gjetėn nė mua etėrit tuaj

qė u larguan prej meje

e shkuan pas kotėsisė

dhe u bėnė tė kotė?

6 E nuk pyetėn: ‘Ku ėshtė Zoti

qė na nxori nga dheu i Egjiptit,

qė na udhėhoqi nėpėr shkretėtirė,

nėpėr vend tė pabanuar e tė papėrshkueshėm,

nėpėr vend etjeje e terri,

nėpėr vendin kah s’kaloi njeri,

ku askush nuk nguli tė banojė?’

7 Unė ju shpura nė njė vend me kopshte

qė t’i hani frytet e tė mirat e tij,

por posa hytė e pėrdhosėt vendin

dhe e bėtė iri trashėgimin tim.

8 Priftėrinjtė nuk thanė:

‘Ku ėshtė Zoti?’.

Shtjelluesit e Ligjit nuk mė njohėn,

barinjtė u ēuan kundėr meje,

profetėt profetizuan nė emėr tė Baalit,

dhe shkuan pas atyre qė asgjė s’ndihmojnė.

9 Prandaj pėrsėri do tė bėj gjyq me ju

‑ thotė Zoti,

e me bijtė e bijve tuaj do tė bėj gjyq.

10 Kaloni nė ishujt e ketimėve e shihni,

dėrgoni njerėz nė Cedar e hollė vėzhgoni

e shihni a ka ndodhur ndonjė gjė e tillė:

11 a i ka ndėrruar ndonjė popull zotat ‑

e pra, ata as zota nuk janė!,

kurse populli im e kėmbeu nderin e vet

me diēka qė s’vlen asgjė!

12 Ēudituni mbi kėtė gjė, o qiej,

tmerrohuni pa masė nga habia

‑ thotė Zoti!

13 Sepse dy tė kėqija bėri populli im:

mė la mua, burimin e ujit tė gjallė,

qė tė hapė pėr vete puse,

puse tė shpuara

qė s’mund ta mbajnė dot ujėt!

14 Vallė a skllav ėshtė Izraeli,

apo skllav i lindur nė shtėpi?

Pėrse, pra, erdh e u bė pre?

15 Kundėr tij ulėrijnė luanėt,

e lartėsojnė zėrin e vet;

tokėn e tij e kthyen nė shkretėtirė:

qytetet e tij shkrumb u dogjėn

e askush nė to nuk banon.

16 Deri bijtė e Memfisit e tė Tafnesit

kokėn tėnde do ta rruajnė!

17 Vallė, a thua kėshtu s’tė ndodhi

pse e le Zotin, Hyjin tėnd,

atėherė kur tė printe udhės?

18 E tashti pėrse nisesh pėr Egjipt

a pėr tė pirė ujėt e Nilit?

Pse merr udhėn e Asirisė

a pėr tė pirė ujėt e Lumit?

19 Po tė dėnon fajėsia jote,

po tė ndėshkon cubnia jote!

Dije e shih sa gjė e keqe

dhe sa gjė e hidhur ėshtė

tė kesh lėnė Zotin, Hyjin tėnd,

e tė mos dridhesh mė pėrpara meje,

‑ thotė Zoti, Hyji i Ushtrive.

20 Po, ti qė moti e theve zgjedhėn tėnde,

i kėpute zinxhirėt e tu

e the: ‘S’dua tė shėrbej!’

E megjithatė, nė ēdo bregore tė lartė

edhe nėn ēdo pemė tė gjelbėr

shtroheshe porsi lavire.

21 E pra, unė tė mbėltova vresht tė zgjedhur,

ēdo fidan hardhi tė butė,

si atėherė erdhe e u shndėrrove

nė shermende tė zvetėnuara

tė vreshtit tė egėr?

22 Por sikur edhe me fi tė laheshe,

sa do shumė hi tė kishe qitur,

para meje s’tė hiqet dot njolla

e fajėsisė sate

‑ thotė Zoti Hyj.

23 Si guxon tė thuash: ‘S’jam e zhytur!

Nuk shkova pėrpas baalėve’?

Shikoji gjurmėt e tua nė Luginė,

kujtohu se ēfarė ke bėrė.

Gamilja e shpejtė qė i dredh udhėt e veta,

24 gomarica e egėr e mėsuar nė stepė,

nė epshin e vet erė ajrit i merr,

nė kohėn e mbarsimit kush mund ta zotėrojė?

Tė gjithė ata qė e kėrkojnė, nuk do tė lodhen,

nė mujoret e saj lehtė, po, do ta gjejnė!

25 Ruaje kėmbėn tėnde tė mos zbathet,

e fyti yt tė mos thahet nga etja!

Por ti thua: ‘Ėshtė e kotė! Jo, assesi!

U dashurova me tė huajt,

pas tyre do tė shkoj!’

26 Sikurse turpėrohet vjedhėsi,

kur zihet nė vjedhje,

kėshtu do tė mbeten tė turpėruar

ata tė shtėpisė sė Izraelit,

ata, mbretėrit e tyre, princat,

priftėrinjtė dhe profetėt e tyre

27 qė i thonė drurit: ‘Ti je im atė!’

dhe gurit: ‘Ti mė linde!’

Shpinėn mė sollėn e jo fytyrėn,

por ditėn e fatkeqėsisė

ndihmė do tė kėrkojnė:

‘Ēohu e na shpėto!’

28 Ku janė hyjnitė e tua

qė pėr vete i punove!

Ata le tė ngrihen e le tė tė shpėtojnė

ditėn e fatkeqėsisė sate.

Sepse, o Judė, sa qytete ke

aq janė dhe hyjnitė e tua!

29 Pse kėrkoni tė bėni gjyq me mua?

Tė gjithė ju u ēuat kundėr meje,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

30 Kot i godita bijtė tuaj:

por ata nuk e kuptuan mėsimin.

Shpata juaj i pėrlau profetėt tuaj,

porsi luani shfarosės.

31 Pjellė e keqe!

Shikoni se ēka thotė Zoti:

A thua shkretėtirė iu bėra Izraelit,

apo ndoshta tokė errėsirash?

Pse atėherė tha populli im:

‘U larguam, mė s’vijmė te ti?’

32 Pse, a e harron virgjėra stolinė e vet,

ose nusja brezin e belit tė vet?

E populli im mua mė harroi

tanisa e sa ditė, pa numėr!

33 Oh, sa mirė gati e bėn udhėn tėnde

pėr tė kėrkuar dashurinė!

Madje edhe udhėn e sė keqes

e ke bėrė shprehi pėr vete.

34 Nė kindin e petkave tė tua

u gjet gjaku i tė varfėrve tė pafajshėm:

e nuk i zure duke tė thyer shtėpinė!

E pėr tė gjitha kėto

35 ti the: ‘Unė jam i pafajshėm,

kėndej larg meje ėshtė zemėrimi i tij!’

Por ja, nė gjyq po hyj me ty

pėr arsye se the: ‘S’mėkatova!’

36 Oh, sa lehtė i ndėrron udhėt e tua!

Po edhe prej Egjiptit do tė turpėrohesh,

si u turpėrove prej Asirisė!

37 Po se edhe prej tij do tė dalėsh

me duar tė tua mbi kokė tėnde,

sepse Zoti i pėrbuzi ata,

mbi tė cilėt ti u mbėshtete;

kurrfarė dobie prej tyre s’do tė kesh!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Predikimet e para tė Jeremisė: apostazia...