Kapitujt

Jeremia: 40. Ende fati i Jeremisė

40

1 Fjala qė i qe drejtuar Jeremisė nga ana e Zotit, pasi Nabuzardani, kryekoman‑ danti i rojės trupore, e lėshoi nga Rama, kur, tė lidhur nė hekura, e hoqi nga mesi i atyre, qė po treteshin nė mėrgim nga Jerusalemi e Judeja e po dėrgoheshin pėr Babiloni.

2 Komandanti i rojės trupore, pasi e ndau veēmas Jereminė, i tha: “Zoti, Hyji yt, e ka parakallėzuar kėtė tė keqe kundėr kėtij vendi 3 dhe e ēoi nė vend. Zotynė bėri ashtu siē ka thėnė, sepse mėkatuat kundėr Zotit e nuk e dėgjuat zėrin e tij, kėndej edhe ju erdhi kjo e keqe. 4 Tashti, ja, unė po tė liroj sot nga hekurat me tė cilat tė kishin lidhur duarsh. Nėse tė pėlqen tė mė shoqėrosh nė Babilon, eja: sytė e mi do tė kujdesen pėr ty, por, nė qoftė se nuk tė pėlqen tė vish me mua nė Babilon, rri kėtu. Ja, mbarė vendi ėshtė i hapur pėr ty: shko ku tė zgjedhėsh ti e ku ty tė tė pėlqejė.” 5 Ende pa nisur tė kthehet, i tha: “Kthehu te Godolia, biri i Ahikamit, birit tė Safanit, tė cilin mbreti i Babilonisė e bėri kryetarin e qyteteve tė Judės; bano, pra, me tė nė mesin e popullit ose shko gjithkund qė tė tė pėlqejė tė shkosh.” Kryekomandanti i rojės trupore i dha ushqime e dhurata dhe e la tė lirė. 6 Jeremia atėherė u drejtua pėr Masfė te Godolia, biri i Ahikamit, dhe banoi me tė nė mes tė popullit qė kishte mbetur nė vend.

Godolia mėkėmbės: vrasja e tij

7 Kur krerėt e ushtrisė, qė ishin arratisur nėpėr krahina, edhe njerėzit e tyre, morėn vesh se mbreti i Babilonit e kishte vėnė Godolinė, birin e Ahikamit, mėkėmbės tė vendit dhe se ia kishte lėnė nė kujdes burra e gra e fėmijė dhe skamnorėt e vendit qė nuk kishin qenė shpėrngulur nė Babilon, 8 erdhėn nė Masfė te Godolia: d. m. th. Ismaeli, biri i Natanisė, Johanani e Jonatani, bijtė e Kareesė, Sareasi, biri i Tanehumetit, tė bijtė e Ofiut qė ishin nga Netofa, Jezonia, biri i Maakatit, erdhėn pra, ata dhe njerėzit e tyre. 9 Godolia, biri i Ahikamit, tė birit tė Safanit, u bėri kėtė pėrbetim atyre dhe shoqėruesve tė tyre: “Mos kini frikė t’u shėrbeni kaldenjve. Banoni nė vend dhe shėrbejini mbretit tė Babilonisė, dhe do tė jeni mirė. 10 Ja, unė banoj nė Masfė porsi pėrgjegjės kaldenjve qė vijnė ndėr ne. Ju vilni vreshtat, mblidhni tė korrat dhe ullinjtė, vendosini nė enėt tuaja dhe qėndroni nė qytetet tuaja qė i keni pushtuar.”

11 Po ashtu edhe tė gjithė judenjtė, qė ishin nė Moab e ndėr bijtė e Amonit, nė Edom dhe nė ēdo krahinė, si morėn vesh se mbreti i Babilonisė e kishte lėnė njė tepricė nė Jude dhe se qeveritar mbi ta kishte vėnė Godolinė, birin e Ahikam Safanit, 12 u kthyen, pra, tė gjithė judenjtė nga ēdo vend, ku ishin arratisur dhe u rikthyen nė tokėn e Judesė te Godolia, nė Masfė, dhe prodhuan verė e tė korra shumė tė begatshme.

13 Mirėpo, Johanani, biri i Koreesė, si dhe tė gjithė prijėsit e ushtrisė, qė kishin qenė shpėrndarė nėpėr krahina, shkuan te Godolia nė Masfė 14 dhe i thanė: “Dije se Baali, mbreti i amonėve, e ka dėrguar Ismaelin, birin e Natanisė, pėr ta marrė shpirtin tėnd, ” por Godolia, biri i Ahikamit, nuk u besoi. 15 Atėherė Johanani, biri i Kareesė, i tha Godolisė nė Masfė vetėm pėr vetėm: “Po shkoj e po e vras Ismaelin, birin e Natanisė, nė moh, qė ai tė mos tė tė vrasė ty e tė mos shpėrndahen judenjtė qė janė bashkuar rreth teje e tė mos sharrojė teprica e Judės.” 16 Por Godolia, biri i Ahikamit, i tha Johananit, birit tė Kareesė: “Ruaju se e bėn atė gjė! Sepse ėshtė gėnjeshtėr ēka po thua pėr Ismaelin.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Ende fati i Jeremisė