Kapitujt

Jeremia: 50. Profeci kundėr Babilonisė

50

1 Fjala qė e tha Zotynė lidhur me Babiloninė edhe me tokėn e kaldenjve me anė tė profetit Jeremi.

Rėnia e Babilonisė, ēlirimi i Izraelit

2 “Lajmėroni ndėr popuj, vini nė dijeni,

ngritni flamurin,

shpallni e mos e fshehni, thoni:

‘U pushtua Babilonia,

me turp u mbulua Beli,

u mposht Merodaku!

U turpėruan shtatoret e tij,

dordolecat e tij u thyen!

3 Sepse kundėr tij nga Veriu po ngjitet njė popull, qė tokėn e tij do ta shkretojė dhe s’do tė mbetet njeri qė tė banojė nė tė: as njeri as bagėti: po ikėn e do tė shkojnė.

4 Nė ato ditė e nė atė kohė ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ do tė vijnė bijtė e Izraelit sė bashku me bijtė e Judės; do tė shpejtojnė duke ecur e duke qarė dhe do ta kėrkojnė Zotin, Hyjin e vet.

5 Do tė pyesin pėr udhėn e Sionit, drejt tė cilit e kanė tė drejtuar fytyrėn: ‘Ejani t’i mbėshtetemi Zotit me Lidhje tė pėrhershme, qė s’do ta shlyejė asnjė harresė.’

6 Grigjė e humbur ishte populli im, barinjtė e tyre i ngashnjyen dhe bėnė qė tė enden ndėr male. Kaluan nga mali nė kodėr, e patėn harruar vathėn e vet.

7 Kushdo i gjente, i hante, dhe armiqtė e tyre thoshin: ‘S’po bėjmė kurrfarė faji pasi ata kanė mėkatuar kundėr Zotit, kullotės sė drejtėsisė dhe shpresės sė etėrve tė tyre, Zotit.’

8 Ikni nga Babilonia!

Dilni nga toka e kaldenjve;

jini posi cjeptė nė krye tė grigjės.

9 Sepse ja, po ngre e nis kundėr Babilonisė

njė shumicė popujsh tė mėdhenj

nga toka e Veriut;

kėta do tė sulen kundėr tij

nga andej edhe do tė pushtohet:

shigjeta e tyre si e luftėtarit tė zgjedhur,

kotasnjė mė nuk do tė shkojė.

10 Kaldeja do tė bėhet pre,

do tė begaten tė gjithė plaēkitėsit e saj

‑ ėshtė fjala e Zotit.

11 Ndėrsa gėzoheni e tė madhe lėvdoheni,

ju, o plaēkitės, tė pronės sime,

ndėrsa kėrceni si mėzetėrit mbi bar,

e hingėllonit si hamshorėt e fortė,

12 u turpėrua pėr sė forti nėna juaj,

u mbulua me turp ajo qė ju lindi:

ja, e fundit do tė jetė nė mes tė popujve,

e shkretuar, e pashteg, e djegur!

13 zemėrimi i Zotit derėn me ferrė ia mbylli,

krejtėsisht do tė mbetet e shkretė;

kush tė kalojė n’pėr Babiloni

nga habia shtang do tė mbetet,

do tė fėrshėllejė mbi plagėt e tij.

14 Rreshtohuni pėr luftė rreth Babilonit,

tė gjithė ju qė harkun ngrehni,

qitni nė tė, shigjeta mos kurseni,

sepse Zotit deshtas nė faj i ra!

15 Britma lufte lėshoni kundėr tij,

nė ēdo anė dorėn e shtrin.

U rrėzuan themelet e tij,

u shembėn edhe muret e tij,

sepse ėshtė dita e hakmarrjes sė Zotit.

Hakmerruni kundėr tij,

siē bėri ai, bėjani edhe ju atij!

16 Shfaroseni nė Babiloni mbjellėsin,

edhe korrėsin nė kohė tė korrjes.

Larg nga shpata vrastare,

tė kthejė secili nė popull tė vet,

tė ikė ēdonjėri nė vend tė vet.

17 Dele e humbur ishte Izraeli

e pėrndjekur nga luanėt.

I pari e hėngri mbreti i Asirisė,

e i fundit qė i hoq edhe kockat,

Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė.

18 Prandaj kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: “Ja, unė do ta ndėshkoj mbretin e Babilonisė dhe tokėn e tij siē e ndėshkova mbretin e Asirisė. 19 Unė do ta kthej Izraelin nė kullotat e tij e do ta kullotė Karmelin, Basanin, e nė malin e Efraimit e tė Galaadit do t’i kėnaqet shpirti. 20 Po nė ato ditė e nė atė kohė, ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ do tė kėrkohet mėkati i Izraelit, por nuk do tė gjendet, po edhe mėkati i Judės, por nuk do tė gjendet, sepse unė ua fala tė gjithė atyre qė i ruajta.

Rėnia e Babilonisė, kumtuar nė

Jerusalem

21 Ngjitu nė tokėn e Merataimit,

sulmo banorėt e Fakudit!

Shpartallo, vriti, pėrndiqi

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

bėj gjithēka tė kam urdhėruar!

22 Brohoritje lufte po jehojnė

anembanė vendit,

humbje e tmerrshme!

23 Si? U thye e copė u bė

maji i tokės mbarė?

Si? Nė shkretėtirė u kthye

mes popujve Babilonia?

24 Lakun ta vura e u pushtove

e ti, s’dije, o Babiloni!

U zure nė nė befasi dhe u kape,

sepse hyre nė luftė me Zotin.

25 Zoti e hapi armėtoren e vet

dhe i nxori armėt e zemėrimit tė vet,

sepse Zoti, Hyji i Ushtrive,

ka pėr tė bėrė njė punė tė madhe nė vendin e kaldenjve.

26 Ejani kundėr saj nga tė gjitha skajet,

hapni drithnikėt e saj,

kthejeni nė njė grumbull gurėsh

si kapėll duajsh, vritieni,

saqė gjė prej saj tė mos mbesė!

27 Preni tė gjithė mėzetėrit e tij,

nė thertore le tė zbresin!

Vaj pėr ta se u erdhi dita,

koha e ndėshkimit tė tyre.

28 Dėgjojeni zėrin e atyre qė ikėn

nga toka e Babilonisė vijnė

pėr tė kumtuar nė Sion,

hakmarrjen e Zotit, Hyjit tonė,

hakmarrjen pėr Tempull tė vet.

Mėkati i pafytyrėsisė

29 Shigjetarėt bashkoni nė Babiloni,

tė gjithė ata qė ngrehin harqet;

rrethojeni nga ēdo anė:

qė asnjė tė mos shpėtojė!

Shpaguajeni sipas veprave tė saj,

gjithēka bėri, bėjani asaj,

sepse u ēuan kundėr Zotit,

Shenjtit tė Izraelit.

30 Prandaj nėpėr sheshe do tė bien tė rinjtė e Babilonit,

atė ditė do tė vriten tė gjithė trimat e tij

‑ ėshtė fjala e Zotit.

31 Ja, nė shpinė mė ke, “o moj Krenari”,

ėshtė fjala e Zotit, Hyjit tė Ushtrive,

tė erdhi dita,

koha e ndėshkimit tėnd!

32 Do tė bjerė “Krenaria”, do tė rrėzohet,

s’do tė jetė kush qė tė mund ta ngrejė.

Zjarr do t’u jap qyteteve tė saj,

do t’ia djeg tė gjitha rrethinat!

Zoti shpaguesi i Izraelit

33 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: “Tė ndrydhur janė bijtė e Izraelit sė bashku me bijtė e Judės. Tė gjithė ata qė i pushtuan, i mbajnė nė robėri e nuk duan t’i lirojnė.

34 Porse Shpaguesi i tyre ėshtė i fortė, e ka emrin Zoti i Ushtrive, Ai do ta mbrojė rrjedhimisht ēėshtjen e tyre, do t’ia kthejė qetėsinė botės dhe do t’i bėjė tė dridhen banorėt e Babilonisė.

35 Shpatė kundėr kaldenjve

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

kundėr banorėve tė Babilonit,

kundėr princave e tė urtėve tė tij!

36 Shpatė kundėr dijetarėve tė tij:

le tė dalin mendsh!

Shpatė kundėr trimave tė tij:

frika le t’i pushtojė!

37 Shpatė kundėr kuajve e karrocave luftarake tė tij

e kundėr njerėzve qė janė nė to:

le tė bėhen porsi gra!

Shpatė kundėr thesareve tė tij:

le tė rrėmbehen!

38 Shpatė mbi ujėrat e tij:

e le tė shteren,

sepse ėshtė ky vend truporesh,

i ēmendėn idhujt e tyre

dordolecat mendsh i qesin!

39 Prandaj, nė tė do tė banojnė rrėqebuj me ēakej, pėr struca banesė do tė bėhet; kurrė mė nuk do banohet as mos u ndėrtoftė mė brez pas brezi.

40 Sikurse Zoti e rroposi Sodomėn e Gomorrėn me qytetet pėrkatėse tė tyre ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ njeri mė nė tė s’do tė banojė, mė nė tė s’do tė strehohet bir njeriu.

Populli i Veriut e luani i Jordanit

41 Ja se arrin njė popull nga Veriu, njė popull i madh, e shumė mbretėr po ngrihen nga skajet e botės.

42 Nė dorė i morėn hark e heshtė; tė pashpirtė janė dhe tė pamėshirshėm; zėri i tyre gjėmon porsi deti. Hipėn nė kuaj porsi trimat tė pėrgatitur pėr luftim kundėr teje, bija e Babilonisė.

43 E dėgjoi mbreti i Babilonisė zėrin e trimėrisė sė tyre dhe i lėshoi fuqia krahėt e tij. Ngushticė e madhe e pushtoi, dhimbje si dhimbja e gruas kur lind.

44 Ja, porsi luani kur sulet nga pylli i dendur i Jordanit drejt livadheve gjithherė tė blerta, do t’i bėj tė ikin prej saj e tė parė do t’ia bėj atė qė mė pėlqen. E njėmend, kush ėshtė i ngjashėm me mua? Kush guxon tė mė hedhė nė gjyq? E ku mund tė gjendet ai bari qė do tė mund tė mė qėndrojė pėrballė?

45 Pra, dėgjojeni synimin e Zotit, qė e ka nė mend kundėr Babilonisė e vendimet qė i mori kundėr tokės sė kaldenjve: po se rrėshqanė do t’i heqin edhe qengjat e grigjės, pėr ta shkretė do tė mbesin kullotat. 46 Nga rropama e pushtimit tė Babilonisė do tė trandet toka dhe britma e vaji do tė dėgjohet ndėr popuj.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Profeci kundėr Babilonisė