Kapitujt

Jeremia: 26. Jeremia burgoset e gjykohet pas predikimit kundėr Tempullit

26

1 Nė fillim tė mbretėrimit tė Joakimit, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės, Jeremisė i qe drejtuar prej Zotit kjo fjalė: 2 ”Kėshtu thotė Zoti: Qėndro nė treme tė Shtėpisė sė Zotit dhe thuaju tė gjitha qyteteve tė Judės, prej tė cilave vijnė pėr tė adhuruar nė Shtėpinė e Zotit, tė gjitha fjalėt qė unė tė kam urdhėruar t’ua thuash: ruaju se e mungon ndonjė fjalė. 3 Ndoshta dėgjojnė e kthehen secili nga udha e vet e keqe, e tė pendohem edhe vetė pėr tė keqen qė kam nė mend t’ua bėj atyre pėr shkak tė veprave tė tyre tė kėqija. 4 Thuaju, pra: Kėshtu thotė Zoti: Nėse nuk do tė mė dėgjoni tė ecni sipas Ligjit tim, qė jua kam dhėnė, 5 duke i dėgjuar fjalėt e shėrbėtorėve tė mi profetė, qė unė i kam dėrguar vazhdimisht, megjithėse deri tashti nuk i keni dėgjuar, 6 do tė sillem me kėtė Tempull porsi me Silon e kėtė qytet do ta bėj mallkim pėr tė gjithė popujt e tokės.”

7 Priftėrinj, profetė e mbarė populli e dėgjuan Jereminė duke i folur kėto fjalė nė Shtėpinė e Zotit. 8 Kur Jeremia u dha fund tė gjitha fjalėve qė ia kishte urdhėruar Zoti t’ia thotė mbarė popullit, atėherė e kapėn priftėrinjtė, profetėt e mbarė populli e thanė: “Do tė tė shkojė koka! 9 Pse ti e bėre kėtė profeci nė emėr tė Zotit: ‘Ky Tempull do tė bėhet si Siloja e ky qytet do tė shkretohet, sepse askush nė tė nuk do tė banojė!’“ Dhe u grumbullua kundėr Jeremisė mbarė populli nė Shtėpinė e Zotit. 10 I dėgjuan kėto fjalė edhe prijėsit e Judės, erdhėn nga Pallati i mbretit nė Shtėpinė e Zotit dhe zunė vend nė hyrje te dera e Re e Tempullit tė Zotit.

11 Atėherė priftėrinjtė e profetėt u thanė krerėve dhe mbarė popullit: “Ky njeri meriton gjykimin me vdekje, sepse ka profetizuar kundėr kėtij qyteti siē dėgjuat me veshėt tuaj.” 12 Por Jeremia u tha tė gjithė prijėsve dhe mbarė popullit: “Zoti mė dėrgoi tė profetizoj kundėr kėsaj Shtėpie e kundėr kėtij qyteti tė gjitha kėto fjalė qė i dėgjuat. 13 Tashti, pra, pėrmirėsoni udhėt tuaja e veprat tuaja dhe dėgjojeni fjalėn e Zotit, Hyjit tuaj: atėherė edhe Zoti do tė pendohet pėr tė keqen qė ju ka kėrcėnuar se do t’jua bėjė. 14 Sa pėr mua, ja, unė jam nė duart tuaja. Bėni me mua si jua pret mendja se ėshtė mirė e drejt. 15 Megjithatė, dijeni mirė se, nė qoftė se ju mė vritni, ju po e ngarkoni vetveten, kėtė qytet e banorėt e tij, me gjak tė pafajshėm; sepse me tė vėrtetė Zoti mė dėrgoi ndėr ju pėr t’ua shpallur veshėve tuaj tė gjitha kėto fjalė.”

16 Atėherė prijėsit e mbarė populli u thanė priftėrinjve dhe profetėve: “Ky njeri nuk duhet tė dėnohet me vdekje, sepse na ka folur nė emėr tė Zotit, Hyjit tonė.” 17 Atėherė u ngritėn disa nga pleqtė e vendit dhe i thanė mbarė bashkėsisė sė popullit: 18 ”Mike Morastiti ishte profet nė ditėt e Ezekisė, mbretit tė Judės, dhe i tha mbarė popullit tė Judės: ‘Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

Sioni do tė lėrohet porsi ara,

grumbull gurėsh do tė bėhet Jerusalemi,

kurse Mali i Tempullit njė pyll i madh.’

19 Vallė, a me vdekje e dėnoi atė Ezekia, mbreti i Judės, dhe mbarė Juda? Pse, a vallė, nuk e druajtėn Zotin dhe nuk u lutėn para fytyrės sė tij dhe Zoti vallė a s’u pendua pėr tė keqen me tė cilėn u ishte kėrcėnuar? E ne? Ne po e ngarkojmė shpirtin tonė me njė tė keqe kaq tė madhe!”

20 Po ishte edhe njė njeri qė profetizonte nė emėr tė Zotit; ishte Uria, biri i Semeut, nga Kariatiarimi. Edhe ai profetizoi kundėr kėtij qyteti dhe kundėr kėtij vendi krejtėsisht si Jeremia. 21 I dėgjoi mbreti Joakim, tė gjithė tė mėdhenjtė e prijėsit e tij kėto fjalė dhe mbreti kėrkoi ta vrasė. Mori vesh Uria, u tremb, iku dhe u strehua nė Egjipt. 22 Atėherė mbreti Joakim dėrgoi njerėzit nė Egjipt, Elnatamin, birin e Akborit, edhe disa vetė bashkė me tė nė Egjipt. 23 Ata e morėn Urinė prej Egjiptit dhe e ēuan te mbreti Joakim. Ky urdhėroi t’i pritet me shpatė koka dhe kufomėn e tij e hodhi nė varreza tė vegjėlisė. 24 Jereminė e mori nė ndore Ahikami, biri i Safanit, qė tė mos lihej nė duar tė popullit e tė mos vritej.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Jeremia burgoset e gjykohet pas predikim...