Kapitujt

Jeremia: 44. Shėrbesa e fundit e Jeremisė: judenjtė nė Egjipt dhe Mbretėresha e Qiellit

44

1 Fjala qė u qe drejtuar tė gjithė judenjve qė banonin nė tokėn e Egjiptit, banorėve tė Magdolos, tė Tafnisit, tė Memfisit dhe nė tokėn e Faturesit me gojė tė Jeremisė. Thoshte: 2 “Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ju e patė tė gjithė tė keqen qė e solla mbi Jerusalem dhe mbi tė gjitha qytetet e Judės: ja, sot janė njė rrėnojė pa banorė 3 pėr shkak tė fajit qė bėnė duke mė ngacmuar e duke shkuar pėr t’u flijuar e pėr t’i adhuruar hyjnitė e huaja, tė cilat s’i njihnin as ata, as ju, as tė parėt tuaj. 4 Unė ju kam dėrguar pa u mėrzitur tė gjithė shėrbėtorėt e mi, profetėt, e ju thosha: ‘Mos e bėni kėtė paturpėsi qė e urrej!’ 5 Por nuk dėgjuan as nuk mė vunė aspak vesh tė kthehen prej tė kėqijave tė veta dhe tė mos u flijojnė hyjnive tė huaja. 6 Atėherė u zbraz furia ime e zemėrimi im dhe mori flakė nė qytetet e Judės dhe nė sheshet e Jerusalemit dhe ato u shndėrruan nė shkretėtirė e shkretėtim siē janė sot!

7 Edhe tashti kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Po pėrse bėni kundėr vetvetes njė tė keqe kaq tė madhe, sa qė bėni tė sharrojė prej barkut tė Judės burrė e grua, fėmijė e ferishte qė tė mos ju mbesė njė Tepricė, 8 pasi mė ngacmoni me veprat e duarve tuaja duke u flijuar hyjnive tė huaja nė tokėn e Egjiptit, nė tė cilėn hytė pėr t’u strehuar? Fara do t’ju tresė e do tė bėheni shenjė mallkimi dhe turpi pėr tė gjithė popujt e tokės. 9 Pse a i harruat, vallė, tė kėqijat e etėrve tuaj, tė kėqijat e mbretėrve tė Judės, tė grave tė tyre, tė kėqijat tuaja e tė grave tuaja, qė i bėnė nė tokėn e Judės e nė sheshet e Jerusalemit? 10 Nuk u penduan deri nė ditėn e sotme, as nuk u trembėn, as nuk ecėn nė Ligjin tim e nė urdhėrime tė mia, qė unė i shpalla ndėr sytė tuaj e tė tė parėve tuaj.

11 Prandaj, kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unė do ta kthej faqen time kundėr jush pėr tė keqen tuaj dhe do ta shpėrndaj mbarė Judėn. 12 Do ta marr tepricėn e Judės qė vendosi tė hyjė nė tokėn e Egjiptit pėr t’u strehuar aty, fara do t’u shuhet tė gjithėve nė dheun e Egjiptit: do tė bien prej shpatės e urisė, do tė zhduken prej mė tė voglit e deri nė mė tė madhin, prej shpatės e urisė do ta gjejnė vdekjen. Do tė jenė shenjė nėme, tmerri, mallkimi dhe turpi. 13 Do t’i ndėshkoj tė gjithė ata qė banojnė nė Egjipt, siē e ndėshkova Jerusalemin: me shpatė, me uri e me murtajė. 14 Askush s’do tė shpėtojė i gjallė dhe s’do tė mbesė prej Tepricės sė judenjve, qė erdhėn tė strehohen nė tokėn e Egjiptit pėr t’u kthyer nė tokėn e Judės, pėr tė cilėn u lėngon zemra tė kthehen e tė banojnė atje. Mė s’do tė kthehen, pėrveē ndonjėrit qė do tė ikė.”

15 Atėherė tė gjithė njerėzit qė dinin se gratė e tyre u flijonin hyjnive tė huaja ‑ madje tė gjitha gratė e pranishme nė njė numėr tė madh ‑ si dhe mbarė populli qė banonte nė tokėn e Egjiptit nė Fatures, iu pėrgjigjėn Jeremisė e i thanė: 16 “Fjalėt qė na i the nė emėr tė Zotit, nuk do t’i dėgjojmė, 17 madje me vendosmėri do tė vazhdojmė tė bėjmė siē e kemi dhėnė fjalėn: do t’i flijojmė Mbretėreshės sė Qiellit dhe do t’i njomim fli njomjeje, siē bėmė ne dhe etėrit tanė, mbretėrit tanė dhe prijėsit tanė nė qytetet e Judės e nė sheshet e Jerusalemit: kishim bukė me mbushullim, ishim mirė dhe nuk pamė tė kėqija. 18 Qė kur nisėm tė mos i kushtojmė fli kemi dhe fli njomjeje Mbretėreshės sė Qiellit, gjithēka po na mungon, e po na e humb farėn shpata e uria.

19 Kur ne i flijojmė Mbretėreshės sė Qiellit dhe i njomim njomje, a thua se kur i gatuam kuleē nė shėmbėlltyrėn e saj dhe i kushtuam fli njomjeje e bėmė pa dijen e burrave tanė?”

20 Atėherė Jeremia i shpalli mbarė popullit, burrave e grave dhe mbarė atyre qė i folėn kėshtu, kėtė pėrgjigje. U tha: 21 A thua nuk i ka rėnė ndėrmend Zotit kemi qė e kushtuat nė qytetet e Judės dhe nė rrugėt e Jerusalemit, ju e etėrit tuaj, mbretėrit tuaj dhe tė parėt e vendit tuaj dhe populli i vendit, thua kjo nuk e preku nė zemėr? 22 Zoti nuk mundi tė durojė mė pėr shkak tė veprave tuaja tė kėqija e pėr shkak tė turpėsive qė bėtė. Kėshtu toka juaj u shndėrrua nė shkretėtirė, nė tmerr e nė mallkim, pa banorė siē ėshtė sot. 23 Pse ju kushtuat kem e mėkatuat kundėr Zotit duke mos e dėgjuar zėrin e Zotit, pse nuk ecėt nė Ligjin e tij, nė urdhėrimet dhe nė rregulloret e tij, kėndej edhe ju gjetėn kėto tė kėqija, si sot.”

24 Atėherė Jeremia iu drejtua mbarė popullit dhe tė gjitha grave: “Dėgjojeni fjalėn e Zotit, tė gjithė ju, o judenj, qė jeni nė tokėn e Egjiptit. 25 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ju dhe gratė tuaja folėt me gojėn tuaj dhe e zbatuat me duart tuaja; thatė: ‘T’i ēojmė nė vend kushtet qė kushtuam: t’i flijojmė Mbretėreshės sė Qiellit e t’i njomim fli njomjeje.’ Kryeni kushtet tuaja dhe bėjini vepėr! 26 Porse, o judenj qė jetoni nė tokėn e Egjiptit, dėgjojeni fjalėn e Zotit: Unė po pėrbetohem me emrin tim tė madh ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ emri im kurrė mė nuk do tė pėrmendet prej gojės sė asnjė judeu nė mbarė tokėn e Egjiptit, asnjė s’do tė thotė: ‘Pasha jetėn e Zotit Hyj!’ 27 Ja, unė do t’i vėrej me kujdes pėr tė zezėn e tyre e jo pėr tė mirėn: judenjtė qė janė nė tokėn e Egjiptit do tė shuhen prej shpatės e urisė derisa tė zhduken krejtėsisht. 28 Shumė pak do tė jenė ata qė do t’i shpėtojnė shpatės e do tė kthehen nga toka e Egjiptit nė tokėn e Judės, kėshtu do ta kuptojnė tė gjitha tepricat e Judės, qė hynė nė tokėn e Egjiptit pėr t’u strehuar aty, fjala e kujt do tė shkojė nė vend, e imja apo e tyrja.

29 Dhe, ja, pėr ju shenja ‑ thotė Zoti ‑ se do t’ju ndėshkoj nė kėtė vend, qė ta dini se vėrtet do tė shkojnė nė vend fjalėt e mia kundėr jush e pėr tė zezėn tuaj. 30 Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do ta lė faraonin Ofree, mbretin e Egjiptit, nė duart e armiqėve tė tij dhe nė duar tė atyre qė e kėrkojnė jetėn e tij, po ashtu siē e lėshova Sedecinė, mbretin e Judės, nė dorėn e Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonisė, armikut tė tij qė kėrkonte kokėn e tij.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Shėrbesa e fundit e Jeremisė: judenjtė n...