Kapitujt

Jeremia: 39. Fati i Jeremisė nė pushtimin e Jerusalemit

39

1 Tė nėntin vit tė Sedecisė, mbretit tė Judės, nė tė dhjetin muaj, erdhi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė dhe mbarė ushtria e tij te Jerusalemi dhe po e mbante tė rrethuar. 2 Tė njėmbėdhjetin vit tė Sedecisė, nė muajin e katėrt, tė nėntėn ditė tė muajit, u hap njė vrimė nė qytet. 3 Hynė tė gjithė prijėsit e mbretit tė Babilonisė dhe u ndalėn te dera e Mesme: Neregel Sareser, Samegar ‑ Nabu, Sarsakimi, kryekomandanti, Neregel Sereseri, kryemagjistari, dhe tė gjithė prijėsit e tjerė ushtarakė tė mbretit tė Babilonisė.

4 Kur i pa mbreti i Judės, Sedecia, e tė gjithė luftėtarėt e tij, u vunė nė ikje e, natėn, dolėn prej qytetit, pėr rrugė tė kopshtit tė mbretit, nėpėr derėn qė ėshtė ndėrmjet dy mureve, dhe dolėn nė udhėn e Arabės. 5 Por, ēetat e kaldenjve i ndoqėn. Sedecinė e zunė nė Fushat e Jerikos dhe, pasi e kapėn, e ēuan te Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė, nė Reblė, qė ėshtė nė tokėn Emat. Aty ai ia shpalli dėnimin. 6 Mbreti i Babilonisė nė Reblė ia preu bijtė Sedecisė ndėr sy tė tij; po ashtu mbreti i Babilonit e preu tė gjithė parinė e Judės. 7 Pastaj Sedecisė ia nxori sytė dhe e lidhi nė pranga pėr ta ēuar nė Babiloni. 8 Atėherė kaldenjtė u dhanė zjarrin pallatit tė mbretit dhe shtėpive tė popullit dhe i rrėnuan muret e Jerusalemit. 9 Mbarė tepricėn e popullit qė kishte mbetur nė qytet, tė ikurit qė kishin kaluar tek ai e mbarė tjetrin popull, Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore, i shpuri nė Babiloni. 10 Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore, skamnorėt e popullit qė nuk kishin kurrgjė i la nė tokėn e Judės dhe me atė rast u ndau vreshta e ara.

11 Lidhur me Jereminė, Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė, i dha kėtė urdhėr Nabuzar‑ danit, kryekomandantit tė rojės trupore: 12 ”Merre dhe mos m’ia ndaj sytė! Mos i bėj kurrnjė tė keqe, pėrkundrazi bėj pėr tė gjithēka qė tė dojė ai!”

13 Kėshtu, pra, Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore, Nabusezbani, kryetari i oborrtarėve, Neregel Sereseri, kryetari i magjistarėve dhe e gjithė paria e mbretit tė Babilonisė, 14 ēuan njerėzit dhe e sollėn Jereminė nga oborri i burgut e ia dorėzuan Godolisė, birit tė Ahikamit, tė birit tė Safanit, qė ta ēojė nė shtėpi. Kėshtu Jeremia qėndroi nė mes tė popullit.

Profeci shpėtimprurėse pėr Abdemelekun

15 Ndėrkohė qė Jeremia ishte ende i burgosur nė oborrin e burgut, fjala e Zotit i kishte qenė drejtuar kėshtu: 16 “Shko e thuaji Abdemelekut etiopas: Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Shiko, unė dua t’i ēoj nė vend kundėr kėtij qyteti fjalėt e mia qė sjellin tė keqen e jo tė mirėn. Kur tė sendėrtohen ndėr sytė e tu, atė ditė, 17 unė do tė tė shpėtoj po atė ditė ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ dhe ti nuk do tė lėshohesh nė duart e atyre qė ti ua ke frikėn, 18 por me siguri unė do tė tė shpėtoj dhe shpata nuk do tė tė presė, jeta jote e shpėtuar do tė jetė thuajse preja jote, sepse ti e ke vėnė shpresėn tėnde nė mua” ‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Fati i Jeremisė nė pushtimin e Jerusalem...