Kapitujt

Ezekieli: 35. Kundėr maleve tė Edomit

35

1 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 2 “Biri i njeriut, sillu me fytyrė kah mali Seir, profetizo kundėr tij e thuaj:

3 Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Ja, po sulem kundėr teje, o mali Seir,

po e ēoj dorėn time kundėr teje,

do tė tė shuaj e do tė tė shkretoj!

4 Do t’i shkretoj qytetet e tua

e ti do tė bėhesh shkretėtirė:

atėherė do ta dish se unė jam Zoti.

5 Pasi i urreve vazhdimisht bijtė e Izraelit e i preve me shpatė ditėn e ngushticės sė tyre, ditėn e fundit tė keqbėrėsisė sė tyre: 6 prandaj, pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ unė do tė tė qes nė gjak e gjaku do tė tė ndjekė: pasi s’pate bezdi prej gjakut, gjaku do tė tė pėrndjekė! 7 Do ta shuaj malin Seir e do ta bėj tė shkretė: prej tij askush s’do tė dalė as s’do tė kthehet, 8 malet e tij do t’i mbush me tė vrarėt e tij: tė vrarėt e tu do tė bien prej shpatės nė kodrat e tua, nė luginat e tua e nė tė gjithė pėrrenjtė e tu. 9 Do tė tė bėj shkretėtirė tė pėrhershme, qytetet e tua nuk do tė banohen e do ta dini se unė jam Zoti.

10 Ti pate thėnė: ‘Kėta dy popuj e kėto dy vende do tė jenė tė miat: do t’i kem pėr pronė, ’ megjithėse Zoti ishte aty, 11 prandaj, pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ edhe unė do tė veproj me zemėrim tė tmerrshėm sikurse ti veprove me mėri e me urrejtje kundėr tyre dhe do tė zbulohem ndėr ta kur tė tė kem gjykuar ty. 12 Do ta dish se unė Zoti i dėgjova tė gjitha tė sharat e tua qė i the kundėr maleve tė Izraelit: ‘U shkretuan, neve na u dhanė t’i hamė!’ 13 U kacagjeluat kundėr meje e folėt me gojėn tuaj kundėr meje fjalėt tuaja: unė vetė i dėgjova!

14 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Pėr kėnaqėsinė e mbarė tokės ty do tė tė bėj shkretėtirė! 15 Sikurse u gėzove pėr trashėgimin e shtėpisė sė Izraelit, pse qe shpartalluar, po ashtu do tė bėj me ty, do tė rroposesh, o bjeshka e Seirit, dhe mbarė ti, o Idum, e do ta dinė se unė jam Zoti!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Kundėr maleve tė Edomit