Kapitujt

Ezekieli: 43. Kthimi i Zotit

43

1 Atėherė mė ēoi te dera qė shikonte nė drejtim tė lindjes. 2 Dhe, ja, Lavdia e Zotit tė Izraelit po vinte nga Lindja. Ushtima e saj porsi ushtima e ujėrave tė mėdha: toka shkėlqente nga madhėria e tij! 3 Unė atėherė pata njė vegim tė ngjashėm me vegimin qė pata kur erdhi pėr ta shkatėrruar qytetin, vegimi ishte sipas dukjes sė vegimit qė e pata nė brigjet e lumit Kobar. Atėherė rashė me fytyrė pėrdhe.

4 Lavdia e Zotit hyri nė Tempull nėpėr derėn qė shikonte nga lindja. 5 Atėherė shpirti mė ngriti e mė futi brenda nė oborrin e brendshėm. Ja, mbarė Tempulli ishte mbushur me Lavdinė e Zotit. 6 Atėherė dėgjova njė zė, dikush mė fliste prej Tempullit, e njė njeri qėndronte nė kėmbė pranė meje. 7 Mė tha: “Biri i njeriut, ky ėshtė vendi i fronit tim, vendi i gjurmėve tė kėmbėve tė mia. Kėtu do tė banoj nė mes tė bijve tė Izraelit pėr amshim. Shtėpia e Izraelit mė nuk do ta pėrdhosė Emrin tim tė shenjtė, as ata as mbretėrit e tyre me fėlligėshtitė e tyre e me kufoma tė mbretėrve tė vet nė vdekjet e tyre. 8 Ata e ndėrtuan pragun e vet pėrbri pragut tim, gurngulurit e vet pėrbri gurngulurit tim: kishte vetėm njė mjet mes meje e tyre dhe e pėrdhosėn Emrin tim tė shenjtė me turpėsitė qė i bėnė. Kjo edhe qe arsyeja qė i shfarosa nė zemėrimit tim. 9 Por tani e tutje ata do t’i hedhin larg meje lavirėsitė e tyre edhe trupat e mbretėrve tė vet e unė do tė banoj nė mesin e tyre pėrgjithmonė.

10 Ti, pra, o biri i njeriut, dėftoja shtėpisė sė Izraelit Tempullin qė tė turpėrohet pėr fajėsitė e veta e le t’ia vėnė masėn. 11 Nėse do t’u vijė turp pėr gjithēka kanė bėrė, pėrshkruaje Tempullin dhe veēantitė e tij, hyrjet e daljet e tij, plotėsisht dukėn e tij, tė gjitha rregulloret e ligjet e tij pėrshkruajua. Vizatoje ndėr sy tė tyre pikė pėr pikė qė t’ia ruajnė krejtėsisht dukėn e tij e tė gjitha rregulloret t’i vėnė nė zbatim. 12 Ky ėshtė ligji pėr Tempullin: nė majėn e malit, mbarė vendi qė e rrethon ėshtė tejet i shenjtė; ja, ky ėshtė ligji i Tempullit.”

Lteri

13 Kėto janė masat e lterit nė kute ‑ e kuti kėtu ėshtė njė kut e njė pėllėmbė. Baza e tij ishte njė kut e lartė e njė kut e gjerė. Buza nė anė tė tij e prerė pėrreth njė pėllėmbė. Kurse lartėsia e lterit ishte: 14 nga baza qė ishte nė truall deri nė bazėn e poshtme tė lterit: dy kute lartėsi, kurse gjerėsia vetėm njė kut, ndėrsa prej bazės sė vogėl deri nė tė madhen: katėr kute i lartė, kurse i gjerė vetėm njė kut. 15 Vetė vatra ishte katėr kutesh dhe nga vatra ngallitnin lart katėr brirė. 16 Vatra ishte e gjatė dymbėdhjetė kute, dymbėdhjetė kute e gjerė: katror me krahė tė barabartė. 17 Sipėrfaqja: katėrmbėdhjetė kute e gjatė e katėrmbėdhjetė kute e gjerė nė katėr kėndet e saj. Buza gjithkund pėrreth saj e prerė gjysmė kuti e baza e saj rreth e rreth njė kut. Shkallėt i shihnin nė drejtim tė lindje.

Shugurimi i lterit

18 Atėherė mė tha: “Biri i njeriut, kėshtu thotė Zoti Hyj: Ky ėshtė ligji i lterit kur do tė ndėrtohet pėr t’u kushtuar mbi tė flia e shkrumbimit e pėr t’u derdhur gjaku. 19 Priftėrinjve levitė, qė rrjedhin prej Sadokut e qė kanė tė drejtė tė shėrbejnė ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ jepu njė mėzat pėr flinė pendestare. 20 Merr prej gjakut tė tij e me tė lyej katėr kėndet, katėr kėndet e sipėrfaqes, buzėn gjithkund pėrreth, kėshtu do ta pastrosh e do ta pajtosh. 21 Pastaj merre mėzatin qė do tė jetė kushtuar pėr mėkate, dhe digje nė vendin e caktuar nė Tempull pėrjashta Shenjtėrores. 22 Ditėn e dytė kushto njė cjap tė patėmetė pėr mėkate. Le ta shpėrblejnė lterin ashtu siē e bėnė me mėzatin. 23 Kur ta kesh shpėrblyer lterin, kushtoje njė mėzat tė patėmetė dhe njė dash nga grigja tė patmetė. 24 Kushtoji ata nė praninė e Zotit. Priftėrinjtė le tė qesin mbi ta kripė e le t’i kushtojnė si fli shkrumbimi pėr nder tė Zotit. 25 Pėr shtatė ditė ēdo ditė kushto si fli pėr mėkate njė cjap, njė mėzat nga gjedhi e njė dash nga grigja, tė gjithė pa farė tė mete. 26 Gjatė shtatė ditėve le ta shpėrblejnė lterin. Kėshtu do ta bėjnė tė pastėr, e do ta shugurojnė. 27 Si tė jenė kryer kėto ditė, tė tetėn ditė e mė tutje, priftėrinjtė le t’i kushtojnė nė lter flitė tuaja tė shkrumbimit e tė pajtimit e unė do tė kem pėrdėllim pėr ju ‑ thotė Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Kthimi i Zotit