Kapitujt

Ezekieli: 10. mbi kupėn qiellore

10

1 Shikova dhe ja, mbi kupėn qiellore qė ishte pėrmbi kokė tė kerubinėve diēka si gur safiri dhe pėrmbi ta u duk diēka e ngjashme me njė fron. 2 Ai i tha njeriut tė veshur nė tė linjta: “Hyr ndėrmjet rrotave qė janė nėn kerubinė dhe mbushi grushtat e tu me prush zjarri qė ėshtė ndėrmjet kerubinėve e zbrazi mbi qytet.” Ai njeri hyri ndėr sy tė mi.

3 Kerubinėt ishin nė tė djathtėn e Tempullit kur njeriu hyri brenda e reja e mbushi oborrin pėrbrenda. 4 Atėherė u ngrit Lavdia e Zotit nga kerubinėt drejt pragut tė Tempullit dhe Tempulli u mbush me re, kurse oborri u mbush me shkėlqimin e Lavdisė sė Zotit. 5 Rrahja e krahėve tė kerubinėve dėgjohej deri nė tremen e jashtme, porsi jehona e zėrit tė Zotit tė gjithėpushtetshėm kur flet.

6 E kur ai i dha urdhėr njeriut qė ishte i veshur me tė linjta: “Merr zjarr prej mesit tė rrotave, ndėrmjet kerubinėve”, ai njeri hyri dhe zuri vend pėrbri rrotės. 7 Njė kerubin e shtriu dorėn nga mesi i kerubinėve drejt zjarrit qė ishte ndėrmjet kerubinėve, mori dhe i qiti nė grushtat e atij qė ishte i veshur me tė linjta. Ky e mori zjarrin e doli. 8 Atėherė pashė se kerubinėt kishin nėn krahėt e tyre diēka nė pėrgjasimin e dorės sė njeriut. 9 Shikova, dhe ja, ishin katėr rrota pėrgjatė kerubinėve, nga njė rrotė pėrgjatė secilit kerubin. Dukja e rrotave ishte e ngjashme me gurin krisolit. 10 Tė katėrtat ishin si njėra ‑ tjetra, thuase njėra rrotė ishte e futur nė tjetrėn. 11 Kur lėviznin, mund tė shkonin nė tė katėr drejtimet pa pasur nevojė tė sillen, por ecnin drejt vendit ku u printe e para, tė tjerat e ndiqnin e nuk silleshin kur lėviznin. 12 E mbarė trupi i tyre, shpina, duart e krahėt edhe rrotat ishin plot me sy gjithkund pėrreth, tė katėrtat. 13 Dėgjova se kėto rrota u quajtėn: “Vorbull”. 14 Secili kerubin kishte katėr fytyra: faqja e parė, faqja e kerubinit, faqja e dytė, faqja e njeriut, faqja e tretė, faqja e luanit, faqja e katėrt, faqja e shqiponjės. 15 Kerubinėt u ngritėn nė ajėr: ishte gjallesa qė e kisha parė te lumi Kobar. 16 Kur niseshin kerubinėt, niseshin edhe rrotat pėrgjatė tyre; kur kerubinėt i luanin krahėt pėr t’u ngritur nga toka, rrotat nuk silleshin, por qėndronin pėrgjatė tyre. 17 Kur qėndronin ata, qėndronin, kur ngriheshin ata, ngriheshin; sepse shpirti i gjallesave ishte nė to.

Lavdia e Zotit largohet nga Tempulli

18 Lavdia e Zotit doli nga pragu i Tempullit e zuri vend mbi kerubinė. 19 Kerubinėt i hapėn krahėt e vet ndėr sy tė mi e u ngritėn nga toka, e, duke u nisur, me ta shkuan edhe rrotat. U ndal nė hyrje tė derės sė Shtėpisė sė Zotit, nė lindje. Lavdia e Zotit tė Izraelit ishte mbi ta. 20 Ėshtė kjo po ajo gjallesė qė e pashė nėn Hyjin e Izraelit bri lumit Kobar dhe e kuptova se ishin kerubinė. 21 Secili ishte me katėr faqe e me katėr krahė edhe secili kishte nėn krahė diēka tė ngjashme me dorėn e njeriut. 22 Fytyrat i kishin tė njėjta me ato qė i pashė bri lumit Kobar. Secili ecte para vetes.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > mbi kupėn qiellore