Kapitujt

Ezekieli: 19. Vajtim mbi princat e Izraelit

19

1 Nisja vajtimit mbi princat e Izraelit

2 e thuaj:

E kush ishte nėna jote?

Luaneshė mes luanėsh!

Shtrirė nė strofull ndėr luan’zit

i ushqente k’lyshėt e vet.

3 Prej luanzish luan’zėsh njėrin rriti:

u bė luan!

Mėsoi tė kapė prenė,

tė pėrlajė njerėzit!

4 Kundėr tij u bashkuan popujt,

u zu luani nė grop’n e tyre:

tė lidhur nė pranga e ēuan nė Egjipt.

5 Kur pa e ėma se kot po priste

e se shpresa koti shkoi,

zgjodhi tjetrin prej luan’zve tė vet

luan e bėri edhe atė.

6 Shkonte e vinte me luanė,

edhe ai luan u bė.

Mėsoi tė kapė prenė,

tė pėrpijė njerėzit!

7 U rrėnoi kullat

u shpartalloi qytetet:

u dridh vendi e gjithēka nė tė

nga zėri i ulėrimės sė tij!

8 Kundėr tij u bashkuan gjindja

nga krahinat gjithkund pėrreth,

e i hodhėn rrjetėn:

u zu luani nė grop’n e tyre.

9 Tė lidhur e ndryen nė kafaz,

ia ēuan mbretit tė Babilonisė.

Ai luanin nė burg e qiti

qė mė zėri tė mos i ndihet

nėpėr bjeshkėt e Izraelit.

10 Si hardhi ish’ nėna jote

e mbėltuar pėrmbi ujė,

shermendmadhe e plot me fruta

nė saje tė ujit me mbushullim.

11 Gemat iu bėnė tė fortė

u bėnė pėr mbretėr skeptra,

u lartėsua trupi i saj

deri nė re

e mrekullueshme pėr lartėsi,

pėr shermendet e saj tė shumtė!

12 Por e ērrėnjosėn me furi,

pėrtokė e flakėn,

era pėrcėlluese ia thau frutat:

u bė copė edhe u tha

gemin e saj aq tė fortė,

e pėrlau zjarri!

13 Qe mbėltuar nė tokė tė shkretė,

nė tokė tė thatė, tė paujė.

14 Por doli zjarri nga gemi i saj

i dogj shermende e fruta.

Nė tė mė s’ka gem tė fortė,

pėr skeptrin mbretėror.”

Ėshtė ky njė vajtim e pėr vajtim le tė shėrbejė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Vajtim mbi princat e Izraelit